Gara për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent, monitoroheni nga holandezët! Lërini peshkaqenët, bëhuni delfinë

30 Korrik 2024, 11:36Politika TEMA
Gara për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent,

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, me një batutë me holandezët, duke i kujtuar se për ta dashuria kalon përmes llogarive. 

''Kam vënë re se Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri e dashuria i shtyn në disa xhelozira të çuditshme. Kur bie në dashuri dhe një holandez që nuk shquhen për rënie në dashuri. Dashuria e holandezëve kalon përmes llogarive, duke qenë tregtarët më të mëdhenj të botës e magjistarë që përmes tregtisë kanë bërë një vend aq të suikseshëmë për nga ekonomia e të ardhurat dashurinë e kanë pasur të dytën e u ka kaluar përmes llogarisë.


Kryeministri tha se procesi do të jetë transparent ndërsa për holandezët kujtoi se do të jenë më të vështirët për ti bindur në procesin e integrimit në BE. 

Ka qenë e rëndësishme mbështetja e qeverisë (holandeze) përmes ambasadorit të Holandës. Ka qenë dhe shumë e rëndësishme për mua e për ne, se Holanda është vendi më rigoroz kur vjen fjala për të pranuar progresin e tjetrit. Më i vështiri. Dihet botërisht. Kush do të hyjë në BE-në llogarinë  e fundit e ka me holandezët. Të tjerët edhe emocionohen.

Fakti që ne këtu kemi ekselencën holandeze tregon se kur vjen puna për kompanitë holandeze, e forcat holandeze që vijnë këtu Shqipëria është vend perfekt hajdeni. Këtë e dëgjojmë nga qeveria e ambasadori e për ne është vlerësim.

Sot mu kujtua që ky proces me kompanitë ka nisur 1 vit e kusur më përpara në Pallatin e Kongreseve ku prezamtuam idenë e 40 kompani ishin aty me grupet e tyre për të ndjekur këtë proces. Këtu sot janë 15 përfaqësues të kompanive që kanë ardhur për të dëgjuar. Tenderi ndërkombëtar është i hapur në portal, merreni me seriozitet.

“Do të jetë një proces absolutisht transparent por mos harroni  nuk keni vetëm ne mbi kokë por dhe peshkatarët holandezë. Zgjidheni që në fillim bëni delfinin të fitojnë të gjithë palët, harroni peshkaqenin, atë bëni në një vend jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”, tha Rama. 

8 Komente

  1. M
    Maro

    Me mire mos e permend integrimin...asnje arritje nuk ke ....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      transparet...do ta mbikqyri Hollandezi....lol Albanistan i Gjatoshit.....2030 eshte shume larg o milet...keni mundesi edhe naten te ikni...mos lini as plakat e pleqte pas....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        Ikë more Kalec kari , bastard i fëlliqur , qen I pa besë , antishqiptar i qelbur .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tellalli

          Ikë more Kalec kari , bastard i fëlliqur , qen I pa besë , antishqiptar i qelbur .

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vlonjati

          Maro , po pse , ka ndonjë shtet tjetër kandidat që paska arritje më tepër se Shqipëria , në integrimin evropian ? Sot, në krye të BE-së është Hungaria dhe Orban , deklaroi që " do të bëjmë çmos në këtë 6-mujor , të afrojmë sa më tepër drejt BE-së të paktën Shqipërinë , që është përpara kandidatëve të tjerë "

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Maro , po pse , ka ndonjë shtet tjetër kandidat që paska arritje më tepër se Shqipëria , në integrimin evropian ? Sot, në krye të BE-së është Hungaria dhe Orban , deklaroi që " do të bëjmë çmos në këtë 6-mujor , të afrojmë sa më tepër drejt BE-së të paktën Shqipërinë , që është përpara kandidatëve të tjerë "

            Përgjigjjuni
          2. A
            Asd

            Do ta mbikeqyrin hollandezet? Po ato te tjerat qe kane ikur me mbikeqyrjen tende dhe te Ahmetaj?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjek

              Porto Romano, Porto Palermo, Pashaliman.... ore pak emra ilire e shqiptare kemi? Pse po nderojme akoma emrat e pushtuesve??

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje