Arben Ahmetaj prej disa muajsh është në arrati, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Ai ka dhënë disa intervista nga arratia, ku i akuzon të gjithë, nga Edi Rama, tek Altin Dumani, si të korruptuar dhe që janë bërë të gjithë bashkë kundër tij.
Pas akuzave të shumta të Ahmetajt në television e familjes Berisha, nga opozita kanë nisur të kërkojnë nga SPAK që Ahmetajt t’i japin statusin e bashkëpunëtorit.
“Deklarimet e Ben Ahmetajt nuk mund të relativizohen me shprehjen "i kërkuar nga drejtësia".
Në fund të fundit deklarime të tilla nga këto persona dhe në kësi rrethash bëhen. Shoqëritë dhe institucionet serioze i trajtojnë këto deklarime me seriozitet.
Në shoqërinë e lirë dhe institucionet demokratike nuk mund të ndëshkohet denoncuesi. Edhe kur ky i fundit është në hall. Kështu janë denoncimet, gjithmonë nga halli.
Nëse SPAK do kishte zgjedhur të bashkëbisedonte me Ahmetajn apo qoftë edhe me Mërtirin, të ballafaqonte faktet me deklarimet, të bënte kryqëzim thëniesh e kundërthëniesh, të verifikonte deklarime dhe të nxiste denoncues të tjerë të vinin në proces, të lidhte deponimet me fakte konkrete, të ndërtonte logjikën e integruar të kësaj çështje që nuk është 3 por 1 dhe me disa pjesëmarrës, do të kishte pasur më shumë sukses”, shkruan Ylli Manjani.
Vetëm se ka dy probleme: E para, Ahmetaj nuk e ka kërkuar këtë status, dhe e dyta, ai është në arrati dhe nuk pranon të kthehet në Shqipëri.
Ai nuk ka thënë kurrë se do të flasë para SPAK për akuzat që bën nëpër media.
Madje SPAK e akuzon më rëndë se Edi Ramën!
Ndonjëherë, si përjashtim, ka edhe fytyra engjëllore që bëhen të urryera, gjynah për ta, por fytyra e këtij kokëloqes, e kombinuar me ligësinë, ta shpif, t'i sjell zorrët në fyt! E ta mendosh që 'mender' politika shqiptare, fatkeqësisht prodhon dhe ministra drejtësie si punë e këtij, produkt i 'mender' ish presidentit, të cilit i ka shërbyer dhe i shërben.
Rama ka nje merite, se i ben njerezit Tigra! ...e ka fajín Berisha!..pas 10 vjet regjimi nen Socialist-Bolshevik-Globalist-Sorrosian Edrahmani