“Ata i shikojnë njerëzit si numra”, Flutura Açka flet për largimin nga PD: Bashkimi nuk do të ndodhë kurrë

30 Korrik 2024, 09:28Politika TEMA
“Ata i shikojnë njerëzit si numra”, Flutura Açka

Deputetja Flutura Açka ka sqaruar vendimin e marrë një javë më parë për largimin nga Partia Demokratike. Më 25 korrik, Açka njoftoi se u dorëhoq nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimimit Publik si dhe nga grupi parlamentar i PD-së.

Por pas njoftimit të deputetes, Gazment Bardhi publikoi një dokument ku duket se Açka ishte shkarkuar që më datë 22 korrik. E ftuar në Euronews, deputetja Flutura Açka shprehet se “u largova jo me hir të madh, por me detyruan rrethanat”.

“Jo vetëm nuk punuam për tu bashkuar, për të bërë një formë reforme në PD, por ne krijuam dhe harxhuam energji për të treguar se Sali Berisha është kryetar i opozitës. Pse i harxhuam energjitë për këtë?”

Ajo shton se pas 11 qershorit, ku Apeli i kaloi vulën dhe logon Sali Berishës, edhe ajo pak frrymë e re në PD u vra.

“Pas 11 qershorit frryma e re ne PD u vra dhe demokratët do mbeten në atë gjol që janë prej tre vitesh. U largova jo me hir të madh, por me detyruan rrethanat. Jam opozitare, do i them gjërat edhe më qartë.

Kam pasur gaz dhe freksion se kam qenë e detyruar. Tani nuk kam më asgjë për të fshehur.” – shpreh Açka duke lënë të kuptohet se ka pasur pengesa brenda partisë për të mos folur mendimin e lirë.

Deputetja gjtihashtu tregoi se Rama dhe PS e ka njohur grupin parlamentar të PD me kryetar Berishën, 8 muaj para se ta shpallej vendimi i Apelit më 11 qershor. Kjo tregon qartë se Berisha dhe Rama kanë bërë marrëveshje që më 2023, dhe e shpallën në 2024 vetëm për dukje. - tha Açka ndër të tjera.

2 Komente

  1. K
    Kacka

    Ne qe mbeshtesim Bashen , Po , kurre nuk bashkohemi me Berishen , kurse ju halete Alibej , ai bubeci nga Vlora dhe ti drejt gjirizit te Sali kriminelit Po shkoni . Pisa !!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Driloni

      Para se te diskutohetnese bashkohet PD apo jo, menyra se si Flutura Acka hyri ne PD eshte nje nga arsyet se pse PD u perca. Te flasim njehere per thyerjen pastaj per ngjitjen. Diskutojini shkaqet, jo pasojat o gazegari!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje