“Refuzove të firmosje për ca prona të ushtrisë prandaj të hoqi Rama?” - Flet Niko Peleshi: Ja marrëveshja që kemi bërë me Ramën

30 Korrik 2024, 09:10Politika TEMA
“Refuzove të firmosje për ca prona të ushtrisë prandaj

Gazetari Mentor Kikia e ka pyetur kreun e ri te grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshin lidhur me një teori konspirative që qarkullon për largimin e tij të njoftuar në Kongresin e PS.

Sipas kësaj teorie që solli Kikia, thuhet se kryeministri Rama e largoi Peleshin nga detyra si ministër për shkak të mosfirmosjes nga ana e tij për kthimin e një sipërfaqeje në pronësi të ushtrisë, në një projekt koncensionar.

Në përgjigjen e tij, kreu i ri i grupit parlamentar hodhi poshtë spekulimet dhe tha se ndryshime të tilla nuk vijnë si pasojë e ndonjë debati mes tij dhe kolegëve të tij në parti.

Gazetari Kikia: Nuk besoj që Rama kishte probleme me kontrolline qverisë dhe hoqi disa problematikë. Nuk e di nëse zoti Peleshi mund t’i përgjigjet pyetjes që qarkullon në publik se zoti Peleshi nuk ka pranuar të firmos për ca prona të ushtrisë për projekte ekonomike koncensionare.

Niko Peleshi: Nuk është e vërtetë fare.

Gazetari Kikia: Dakord nuk është e vërtetë e mbyllim këtë histori.

Niko Peleshi: Kjo është tërësisht spekulative, nuk është e vërtetë, jo për mua po besoj edhe për kolegët e tjerë. Nuk ka patur ndonjë tension brenda qeverisë dhe këto ndryshime nuk kanë ardhur si pasojë e ndonjë kontraksioni. Janë ndryshime që morën shpjegim në kongres, por edhe në mbledhjen e grupit parlamentar.

Peleshi është shprehur se anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të qenë në dispozicion për detyra të ndryshme ku i nevojiten partisë.

Ai tha se kur je pjesë e kabinetit qeveritar dhe lëviz nga një ministri në tjetrën, nuk është e nevojshme që kryeministri Rama të lajmërojë më herët ndryshimet.

“Ne jemi për hapje, por nuk jemi dakord kur hapet qeveria. Kur lëviz një ministër, themi pse e hoqëm. Ne që u bëmë të vjetër në politikë tani, ne e kemi bërë këtë marrëveshje që në fillim me partinë dhe kryetarin e partisë. Ne jemi në dispozicion të vendimmarrjes së partisë aty ku ka nevojë atdheu thoshim qëmoti.

Nëse do të ishte një shkarkim, patjetër që duhet të kishte një shpjegim. Nëse më pyesni për zotin Mete, di që nuk është hequr fare edhe ai, mbase do të lëvizë diku tjetër. Nuk është largim, nuk është përjashtim nga kabineti. Është një lëvizje brenda kabinetit”, tha Peleshi.

Ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh se nuk ishte në dijeni të faktit që Rama do bënte ndryshime në kabinetin qeveritar, për të cilat, sipas tij, askush nuk duhej të befasohej.

“Largimin nga kabineti nuk e kisha si informacion, por më duket si çudi që komentohet si surprizë, sepse kjo është politika. Leximi i mimikave të fytyrave më duket një lojë. Do ishte budallallëk që një ministër të mendojë se do jetë i përjetshëm në një post. Nuk besoj se duhen lexuar si një befasi” –tha ish-ministri.

15 Komente

  1. E
    Erdo

    Rëndësi ka të rrojë Partia

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sahale-Shpellari

      Rroft PPSH-ja, te gjithe jemi te gatshem te shkojm atje ku ka nevoj Partia dhe Shoku Rama... Po leri keto shtirje "ku ka nevoj atdheu..." se po na e shpif dhe po dilni me keto deklarata te rendomta si ne kohen e Dulles. Te plasi ty dhe atyre k@rave te tjer per atdheun, ju gjithe jeten keni punuar dhe vazhdoni te punoni per xhepin tuaj!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mali

      I lëvizi sepse i duhen në terren për zgjedhjet.Qënia ministër nuk ju jepte kohën e nevojshme . Diskutimet e tjera janë bla-bla - bla tipike mediatike shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Vë bast me kë të doje! Jashte çdo dyshimi, gjithe kongresi dhe po ashtu levizjet në ministrite kryesore jane fillim -mbarim në funksion te zgjedhjeve te ardhshme. Jo se Rama dyshon në fitoren, por sepse do nje fitore edhe më të madhe se ajo e 2021, fushate më pak problematike, por më kryesorja edhe të pakontestueshme nga opozita, sidomos pa ndonjē 'hije' nga OSBE- ODHIR, dhe aleatet. Pra nje fitore te paster. Cili nuk do ta deshironte? A do t'ia arrije? Te shohim, por nēse ia arrin do jete fitore historike e tij dhe keshtu i lumte! Në fund te fundit ,edhe në ndodhte keshtu, do te kete ushqim te bollshem per nja tre muaj per t'u pertypur, deri në shtator 2025, sesionin e ardhshëm parlamentar.

        Përgjigjjuni
      2. r
        rrofte Lexhenda !

        Ku la Lexhenda dhe Sypeshkaqeni prona te Ushtrise per Peleshin.

        Përgjigjjuni
        1. "
          "BOHOTINA"

          Ky Peleshi vertet duhet te jete me i lire per zgjedhjet, sic thote dhe Mali me siper. Ky Korcen e ka nen thunder. Nuk vihet as nje pastruese pa pelqimin e ketij ne Korçe... Eshte tamam çifligar, i pa fytyre. Mjafton te jete militant, pra dhe te jete dhe idjot, ky e vendos ne pune ne vend te nje te afti. Verifikoni ne muzeun Mesjetar te Korçes kush eshte drejtoreshe, nje injorante, vetem me nje angliste te cale dhe qe nuk ia ka haberin Muzeut, qe le nam para te huajve kur kerkojne shpjegime. Atje, ne ate muze, eshte ne pozicionin e magazinieres nje tjeter qe ka mbaruar studimet e larta, pikerisht per muzete mesjetare, ne Athine dhe ne SHBA, njeri me 4 gjuhe te huaja. Ishte ne pozicionin e drejtores, por shoku Peleshi e hoqi kete te aften dhe vuri gruan e kushuririt, nje injorante...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vicidoli

            Kjo ashte taktika qe thote Mali, keta ish ministra do hidhen ne terren per zgjedhje dhe e dyta per te shkurtua gjuhen si llullashit e Salehut se ne qeveri jane teknik e jo partiak sepse humbja gjithmone si lulashi si biri I Sheqeres Karaxhixhit thone se u deformuan e vodhen

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Degjoni o shqiptare te merrni vesh disa te verteta qe kane nje llogjike te vjeter . Ne kohen e komunizmit korcaret dhe maloket beni shume marveshje me njeri tjetrin .Ishin aq shume te lidhur, sa ne cdo post partije ,apo shteti keta ndanin vendet me te preferuara . Nuk e sulmanin njeri tjetrin.Pazaret prishesin kur njeres ose tjetres pale i dilte boja . Keto raporte ruahen dhe tani ne demokraci. Peleshi e shume te tjere ,te asaj zone, nuk e kane ngacmuar ose shqetsuar Ramen.Eshte vete Rama qe krijon te tilla bryla mbasi ka fuqi e bene si i thote geni i malokut . Rama s'ka patur dhe s'do te kete asnjehere miqe apo koleg me te mire se vetja e tij. Kur thote boll hengret kumblla ,molle e ftonje pas kraheve te tij ,do te justifikoje deshtimet e tua faturoje atyreve qe e rrethojne. Si Zogu, Esat Toptani ,Saliu e Rama shoke e miqe kane patur perfaqsues te huaj e ne vecanti me ata qe e perkedhelin duke bere humor bajate qe si interesojne popullit shqiptare . Mos prisni llogjike ne emerimet dhe shkarkimet .Rama keto fantazma i ka qoka per dipllomacine e huaj . Duke pare levizjet e fundit me emerimet e shkarkimet dal ne konkluzjon se ai do ta shtyje, qendrimin ne pushtet, me levizje pa kupim duke kenaqur palet e lidhura me interesa personale . Na pelqejne apo jo, as e rruajne si te gjithe ata te zytur ne korrupsjon. Parat i kane futur ne zgeqet e korrupsjonit boteror e ndihen te sigurt edhe ne se shpallen ne fajshem nga Drejtesija .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Respekt

                Jeni fisnik! Kur te mbush numrin e mandateve Z. Rama, mendoj qe do te jeni nji nga kandidatët/kanfidatet fisnik dhe kopetent!

                Përgjigjjuni
                1. *
                  ***

                  Mgja, edhe Nikoja e di, edhe Kikia e di, edhe unë e di, por edhe publiku e di semënyra si ER i lëvizi ministrat në këtë rast, por edhe më parë, nuk është as njerëzore, as shoqërore, por kryesore nuk është as institucionale, palé partiake jo e jo. ER e ka vënë partinë dhe qeverinë nën thundër më keq se Berisha dhe Enver Hoxha. Nuk flas për vizionin apo punën e bërë, ato meritojnëduartrokitje, por nuk mund të flitet për demokraci në PS apo qeverinë e saj.

                  Përgjigjjuni
                  1. *
                    ***

                    Mgja, edhe Nikoja e di, edhe Kikia e di, edhe unë e di, por edhe publiku e di semënyra si ER i lëvizi ministrat në këtë rast, por edhe më parë, nuk është as njerëzore, as shoqërore, por kryesore nuk është as institucionale, palé partiake jo e jo. ER e ka vënë partinë dhe qeverinë nën thundër më keq se Berisha dhe Enver Hoxha. Nuk flas për vizionin apo punën e bërë, ato meritojnëduartrokitje, por nuk mund të flitet për demokraci në PS apo qeverinë e saj.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Studenti 1

                      Do ti dalë e vërteta e shkarkimit dhe ktij djalkës pej Korce!.... prisni dhe pak .... sa ti firmosë Pirrua "ca gjëra" që si firmosi Nikua! Atëhere do ta merrni vesh o popull.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Niko prej leshi

                        Partia ime me heq nga posta. Heeee doni me gje tjeter?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Texas

                          Zgjedhjet e ardheshme duan drejtues me eksperience e potential. Kolltuku ministries aty eshte .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbeni

                            O Spata o trupeshk na e bëre edhe Ramën malok si saliu…!?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje