Deputetë nga interneti: pse Rama kërkon kandidatë jashtë PS?

29 Korrik 2024, 18:22Politika TEMA
Deputetë nga interneti: pse Rama kërkon kandidatë jashtë PS?

Nga Ylli Pata

Modeli i deputetëve nga interneti, që Edi Rama e shpalli në kongresin e djeshëm të PS-së, me frazën “deputeti që duam”, nuk është një eksperiment që po mbillet vetëm tek ne.

Ka disa vende në vitet e fundit me shpërthimin e teknologjisë, që kanë shfrytëzuar platformat digjitale për një “kuvend politik” pa u takuar, e për të komunikuar në distancë, por in touch.

Shembulli më i afërt është në Itali. Në vendin tonë fqinj, ku vijnë mjaft modele e shikohen këtu që nga mediat e spektaklet televizive, një parti ka lindur në internet.

Bëhet fjalë për “Movimento cinque stelle -Lëvizja Pesë Yjet” e themeluar nga komediani Beppe Grillo. Por që strategu i saj ishte një inxhinier IT, i ndjeri Gianroberto Casalegio, i cili pasi arriti ta bëjë Grillon, një nga personazhet më virale në rrjet, propozoi krijimin e një partie online.

Lëvizja 5 Yje, që lindi si forcë antiestablishment, e sot ka përfunduar në një grup politik i majtë, i ka zgjedhur kandidatët për deputet, kandidatët për kryetarë bashkie nëpërmjet komunikimit online. Të paktën kështu u tha publikisht. Madje edhe komunikimin e bënin direkt nga ueb, atëherë nuk kishin dalë rrjetet sociale, që më pas u kthyen në një pikë force të saj. Lindi kështu e ashtuquajtura “Demokracia direkte” që nuk kishte nevojë për përfaqësues, por vetëm për një “agora” online që votonte si në demokracinë e Athinës së lashtë.

Por që në të vërtetë nuk ishte kështu. Kur lëvizja 5 yjet fitoi zgjedhjet në vitin 2016 dhe mori mandatin për kryeministër, kandidati nuk u zgjodh as nga “agoraja online” e as nga radhët e militantëve të saj që kishin bërë fushata, e fituar madje edhe bashki kryesore në Itali.

Giuseppe Conte, një avokat korporatash me origjinë nga Foggia e Puglias, e profesor universiteti, nuk kishte lidhje me 5 Yjet kur u nxor nga xhepi i Beppe Grillos, dhe e bëri kryeministër të Italisë.

Ndërkohë që çoi në ekzil një nga emrat më popullorë të lëvizjes, Alessandro Di Battista, të cilit i kishte premtuar të rrijë ca kohë pushim se do ta bënte kryeministër.

Babai digjital i 5 Yjeve, Gianroberto Casaleggio vdiq si pasojë e një kanceri, dhe i la kompaninë e fuqishme të IT, të birit-Davide, i cili u kthye jo vetëm në shefin e serverit të rrjetit të lëvizjes “online”, por edhe komunikimin e deputetëve apo senatorëve të saj, e kontrollonte me anë të një softueri, ku komandonte dhe ndalonte deklaratat individuale.

Si përfundim, mjaft nga parlamentarët 5 yjesh, u larguan të lodhur nga një skemë që nuk kishte lidhje me një parti politike. Majft u kthyen në partitë që kishin milituar, disa formuan parti të tjera, e disa u larguan nga politika.

Në këtë kontekst, vijmë te “Deputeti që duam” që u prezantua nga Edi Rama, i cili tha se gjithkush që ka përkrahës, fansa, mund të bëjë aleanca, bëhet deputet, përkatësisht kandidat për deputet.

Po a ekziston vërtetë që një personazh i vveb-it, që mund të ketë follouer, pra ndjekës, të ketë njëkohësisht elektorat?

Edhe nëse ka, sa këto grupime do të përputhen me grupet e një partie politike që fuqinë e ka në territor, ku di se për kë voton thuajse çdo komshi e i afër i tij?

Ky është një fjalëkryq i vështirë, por thelbi është se e ashtuquajtura fuqi virtuale, nuk ka lidhje me një forcë në territor, apo një potencial politik.

Megjithatë, teknologjia nuk mund të përjashtohet, madje në shumë vende është kthyer në promotor të një diskutimi të hapur, por jo duke nxjerrë personazhe nga xhepi siç nxori Grillo Conten, por për të promovuar figura që realisht kanë çfarë japin, e nuk janë si këta blogerat tanë të rrjeteve sociale. I cili asnjëri nuk është bio, për është thjesht i shiringuar nga oligarkë e personazhe të errët, apo politikanë anti-popullorë, që duan të kërcejnë me VIP-a instagrami që të harrohen pasurite e dyshimta e zullumet e ditura nga të gjithë.

Me një fjalë, sa deputeti digjital do të garojë deputetin që ka dalë edhe ai nga lobe të errëta politike, e që faktikisht nuk se është një personazh i pëlqyer, aq më shumë nga zgjedhësit.

Këtë e ndan vetëm vota, paraprake apo e forumeve, mjafton që të jetë publike dhe përfshirëse. Nxjerrja e emrave nga xhepat, edhe pse lojë prestitigjatorës, efektin e mbaron pas 5 minutash, apo së shumti pasi bie sipari i shfaqes…

7 Komente

  1. V
    Vetem per,,,para

    Po mire...kaq te trashe jeni ? Nuk e kuptoni qe eshte marrveshje e fshehte Rama- Berisha ? Votojme bashke kodin zgjedhor, pastaj une vendos ca Ministra "ushtare te panjohur" qe te jap ty nje "qeveri teknike" Ne kete menyre Babasqapi mbreteron ne PD. Rama gjithashtu mbreteron ne PS. Nderkombetareve u japin imazhin e reformes zgjedhore dhe freskimit te qeverise njekohesisht. Poplli e ka n'mythe. Drejtohet nga nje Kryeminister autokrat, qe ben si i do cari. Nga ana tjeter kemi nje "opozite" te marre peng nga Saliu, qe nuk mund te futet dot ne burg se eshte lideri i opozites.... Ku ishim , hiçgjekundi...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Rrjeti promovon pa asnje dyshim ata qe jane me te afte ne komunikim. Kjo "loje e re" i nxjerr "fuori giocco" deputetet demode te tanishem qe i fitojne vendet e tyre ne parlament vetem pse jane donatore, ose miq te kryetarit ose sepse ngrejne kartonat sipas oreksit te kryetarit. Patjeter qe njerezit e rrjetit jane me te afte te perballen me te verteten apo me genjeshtren. Edhe ndjekesit e tyre jane me te avancuar se ndjekesit e deputetit dudum qe i shkojne pas per ndonje vend pune. Pra miresevjen elektorati i emancipuar i fushes "on line"

      Përgjigjjuni
      1. t
        tuttifrutti

        se ne fakt keta te rinjte sdo i ngrene kartonat fare ,po fare fare

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sylvinjo raku

        Rama i merr deputet nga interneti, pastaj i perdor per vjedhjet e tij, dhe ne fund i fut ne burg me moton qe " kane ngrene kumbulla mbas shpines sime". Kjo eshte nje taktike Hajduti, sepse tani ne krye te PS nuk kemi nje Socialist , kemi nje super hajdut qe perdor Politikat e djathta per te vjedhur dhe si ekzekutues te vjedhjeve perdor keta " depudetet nga interneti ".

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kandidate jashte jane femijet e komunisteve

          Plehra e hajdutet (ne foto) te pushtetit dhe parase se qytetareve, te cilen kane vjedhur buxhetin duke krijuar kompani fantazem (me kete ortake te fshehur personat ne foto dhe hajdutet e opozites). Rama me keto kompani fantazem dhe investitoret strategjike (genjeshtra e Rames) ka dhene leje ndertimi kulla e resorte me firmen e tij ne KKT dhe Ballukut. Prandaj kerkon kandidate jashte partise, jane gjithe mafie po i pritet bileta ne Spak te gjitheve, ne "11 vite te gjithe per te vjedhur dhe jo ardhme LESHI Rilindja". Rama po con vendin ne Kaos dhe Krize si ne ekonomi dhe social.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            Po kjo ishte loja, Berisha- Rama !….. vetem tjesh i trash ose i semure te mos kuptosh Gjatoshi Global ushqen me bar bagetine qe e ndjek pas….

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbjon Nazniku -the boss

              O djalë ! Do shkosh në të s'ëmës o djalë! O tru patë I marinuar me mutin e Ymerit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje