Argita Malltezi në krah të ish gjyqtares që gjykoi një të vdekur

29 Korrik 2024, 12:15Politika TEMA
Argita Malltezi në krah të ish gjyqtares që gjykoi një

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës është rishfaqur në një konferencë për media, për të sulmuar SPAK për akuzat ndaj babait dhe burrit të saj për aferën e privativit të ish-kompleksit “Partizani”. 

Malltezi është shfaqur në konferencë krah ish- gjyqtares Klodiana Gjyzarit, e cila u përjashtua nga vettingu prej sistemit të drejtësisë për probleme të pasurisë, por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri.

Tashmë Gjyzari mbron Berishën si avokate, bashkë me Genc Gjokutajn.

KPK: Gjyqtarja Klodiana Gjyzari cënoi besimin te drejtësia

''Në vendimin e arsyetuar për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, KPK ekspozoi probleme të pasurisë dhe një rast të konfliktit të interesit, por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri.

Më 1 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, pas përfundimit se ajo nuk arriti nivelin e besueshëm për pasurinë dhe në vlerësimin tërësor të çështjes, për cenim të besimit të publikut te drejtësia.

Trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin konstatoi mungesa financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive, kryerjen e investimeve gjatë periudhës së rivlerësimit 2003-2016. Gjithashtu u konstatua konflikt interesi në blerjen e një apartamenti tek një shoqëri ndërtuese, që kishte qenë palë paditëse në një proces të shqyrtuar prej Gjyzarit, disa muaj para se ajo ta dispononte këtë pasuri.

Ndërkohë, Komisioni ka rrëzuar si të pabazuar një raport të dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që ngrinte dyshime për përfshirje të subjektit të rivlerësimit për veprime të kundërligjshme në sistemin e drejtësisë.

Mungesë burimesh për pasurinë

Për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 102 m2 në Vlorë me çmim 3 milionë lekë në vitin 2006, gjyqtarja Gjyzari ka deklaruar si burim paratë e ish-bashkëshortit në shumën 3.5 milionë lekë, të dhëna prej prindërve të tij pas shkëputjes nga ekonomia e përbashkët në vitin 2001.

Gjyzari ka shpjeguar se kjo vlerë përbëhet nga shuma 1 650 000 lekë, që rrjedh nga shitja e një apartamenti në Berat në prill të vitit 2001 dhe diferenca nga të ardhurat e nxjerra nga aktiviteti i përbashkët tregtar.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Gjyzari nuk ka provuar burimin e ligjshëm të kësaj pasurie, pasi prindërit e ish-bashkëshortit nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për dhënien e shumës së pretenduar prej 3.5 milionë lekësh.

Kur është pyetur nga Komisioni lidhur me faturat e energjisë eletrike dhe të ujit, Gjyzari ka deklaruar se apartamenti u është dorëzuar në korrik të vitit 2004, pavarësisht se kontrata e shit-blerjes është nënshkruar në 2006-ën. Sipas trupit gjykues, Gjyzari e ka përdorur këtë pasuri në periudhën 2004-2006 pa kundërshpërblim dhe nuk e ka pasqyruar këtë fakt në deklaratat periodike të viteve 2004 dhe 2005.

Komisioni ka evidentuar se subjekti ka shqyrtuar në vitin 2003 një çështje me palë paditëse shoqërinë ndërtuese, që disa muaj më vonë i ka dhënë në disponim apartamentin me sipërfaqe 102.22 m2. Nga verifikimi i çështjes gjyqësore ka rezultuar se Gjyzari i ka dhënë të drejtë shoqërisë ndërtuese, që padiste pronarët e truallit ku do të ndërtohej një pallat.

Sipas trupit gjykues, gjyqtarja Klodiana Gjyzari është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit me shoqërinë ndërtuese gjatë transaksionit për blerjen e apartamentit, nën çmimin e tregut dhe përdorimin e tij pa kundërshpërblim për 2 vjet.

Pamundësi financiare është konstatuar edhe për blerjen e një automjeti tip “Volksëagen Golf” në vitin 2016 për çmimin 100 mijë lekë, ku si burim krijimi ka deklaruar kursimet. KPK vëren se subjekti nuk ka deklaruar pakësimin e gjendjes cash dhe konkludon se Gjyzari ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

Sipas KPK, Gjyzari nuk ka pasur burime të ligjshme edhe për krijimin e dy depozitave, një në shumën 550 mijë lekë në vitin 2010 dhe 150 mijë lekë në vitin 2015.

Komisioni ka hetuar edhe pasuritë e ish-bashkëshortit. Trupi gjykues konkludon se Gjyzari nuk ka arritur të provojë burimin e pasurive të krijuara prej bashkëshortit, të deklaruara në vitin 2003, konkretisht të dy automjeteve, një tip “Renault” në vlerën 1 milion lekë dhe një tip “Honda” në shumën 600 mijë lekë – si dhe gjendjes cash në shumën 3.5 milionë.

Sipas KPK, subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion dhe nuk ka rezultuar që ish-bashkëshorti të ketë krijuar të ardhura të ligjshme deri në fund të vitit 2003, kur janë deklaruar këto pasuri.

Nga analiza financiare e KPK-së për periudhën 2003 – 2016, subjekti ka rezultuar me pamundësi financiare për krijimin e pasurive, kryerjen e investimeve dhe të shpenzimeve në vlerën totale të 9 milionë lekëve.

Gjetjet për profesionalizmin

Për dosjet e shortuara, Komisioni arriti në konkluzionin se Gjyzari ka arritur nivel minimal kualifikues. Ndërkohë, trupi gjykues vlerësoi se subjekti nuk ka dhënë shpjegime shteruese lidhur me disa çështje të denoncuara nga publiku dhe të trajtuara nga KPK.

Në vendimin e arsyetuar pasqyrohen disa çështje të shqyrtuara prej gjyqtares Gjyzari, për të cilat i është kaluar barra e provës.

Sipas KPK-së ka rezultuar se me anë të një vendimi të janarit 2018, Gjyzari në cilësinë e relatores së çështjes ka vendosur deklarimin e pafajshëm të një të akuzuari për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, duke mos marrë në konsideratë akt-ekspertimin daktiloskopik të Institutit të Policisë Shkencore, ku kanë rezultuar se gjurmët e konstatuara i përkisnin të pandehurit, si dhe as deklarimin pronarit të mjetit të vjedhur. Pas kalimit të barrës së provës, Gjyzari është shprehur se nuk kishte shpjegime të tjera për këtë çështje.

Në një çështje civile ku pala paditëse, nëna e një fëmije të mitur kërkonte kujdestarinë, Gjyzari ka vendosur t'i lërë palës së paditur fëmijën për rritje, duke mos marrë në konsideratë se babai ishte pa arsim të detyrueshëm dhe i dënuar me disa vite burgim dhe se ndaj tij ishte kërkuar urdhër-mbrojtje për dhunë në familje. Ndërkohë, është konstatuar edhe tejkalim i afateve për shqyrtimin e kësaj çështje. Gjyzari është shprehur se nuk kishte shpjegime të tjera veç argumenteve që kishte pasqyruar në vendim.

Një tjetër denoncim ka zbuluar se Gjyzari në cilësinë e relatores së çështjes ka shqyrtuar një çështje të gjykuar, ku e drejta e padisë ka qenë e parashkruar.

KPK ka verifikuar edhe një vendim të marsit 2019, mbi një çështje penale të shqyrtuar në Gjykatën e Apelit të Vlorës në mungesë të të gjitha palëve. Në vendim thuhet se trupa nuk ka marrë në konsideratë mbylljen e menjëhershme të hetimit nga prokurori; nuk ka marrë parasysh të metat e mëdha të akt-ekspertimit; nuk ka vlerësuar pamjet filmike të vendit të ngjarjes si dhe nuk vlerësuar pretendimet e palës ankimuese për moskryerjen e një sërë veprimesh procedural.

Sipas KPK, trupi gjykues i Apelit Vlorë ka dalë me vendim duke u mbështetur vetëm në një provë të vetme, që bie në kundërshtim dhe me provat e tjera të administruara në dosje.

“…Rezultoi një nonsens në këtë vendim, pasi nga njëra anë trupi gjykues çmon se del e nevojshme kryerja e një sërë veprimesh të tjera hetimore dhe nga ana tjetër shpall vendimin për pushimin e çështjes penale,” citohet në vendim.

Një denoncim nga publiku ka zbuluar se gjyqtarja Klodiana Gjyzari ka gjykuar një person që kishte ndërruar jetë. Komisioni konstaton se në vendim nuk gjendet asnjë referencë lidhur me gjendjen juridike apo gjendjen civile të palës së paditur dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka administruar të dhënat lidhur me gjendjen civile.

Ndërkohë, një vendim i dhjetorit 2018 nuk është zbardhur në kohë dhe nuk i është vënë në dispozicion palëve brenda afatit ligjor të përcaktuar nga Kodi i Procedurës Civile.

Komisioni konstatoi se subjekti nuk ka dhënë shpjegime shteruese lidhur me çështjet e trajtuara dhe çmon se shmangia e përgjigjeve krijon bindjen se gjetjet qëndrojnë dhe janë të sakta''.

Edmond Hoxhaj 

14 Komente

  1. i
    iliri

    Te nderuar lexues,kjo nuk eshte asgje,por te jetosh dhe ta provosh ne kurriz drejtesine eshte;sikur ke nje mal mbi vete,dhe te gjithe te kane vene perpara te hipesh ne nje malore''.Spaku eshte vetem nje show per te huajt,Te jesh ne dyert e drejtesise shqiptare eshte nje ulerim ne nje tunel pa drite;;Avokatet tani jane shtuar me ish gjyqtare dhe prokurore te dale nga zyrat shteterore.per pak Hashash femijet 20-22 vjecare,u marin shpirtin,keta jane djaj jo avokat,pasi kan be shkollen neper zyrat gjykatave tani po bejne praktiken realitet duke patur ndihmen e kolegeve qe vazhdojne akoma ose te familjareve te tyre.Po nuk u rregulluan ligjet qe ligji mos te jete me dy versione,po nuk u ndryshuan prokuror,gjykates,polici,sidomos burgjet,(shko njeher ulsi manja se ke femije qe kan mbaruar denimin dhe mbahen ne burgje) Zoteri cohu mos u mer me Ramen se Rames i ka hy vetja ne qejf tani,shko shif.Familjaret e tyre po shesin shtepite per te paguar prokuror dhe gjykates nepermjet avokatucve kurva te ketij sistemi.asgje nuk ka ndryshuar,vetem djajt kan gjete menyra te rreja ne te njejten rrug.Kane krijuar zyra avokatie,me gjith matrapazet e drejtesise,prandaj e bete reformen vetem per favorizuar ata.Burrgjet jane Skandali me i madh i ketij kombi,Familjareve u ka ngel vetem te varin veten,dhe nuk e bejne e di perse?sepse duan te ushqejne femijet qe kane neper burgje,per hashash,nje turp dhe jo te kapur me fakte po nepermjet telefonave gje qe vetem politikanet perjashtohen nga keto fakte te ashtequajtura fakte

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haaa

      Çfare eshte ky ligje te largojne si gjyqtare e korruptuar dhe kthehesh ne avokate? . Nese largohesh nga sistetemi derejtesise nuk duhet te jesh pjese e ketij sistemi qofte ai privat apo shteterore. Psh : Nese nje pronar restauranti falementon nuk ka te drejte te hapi nje tjeter restaurant. Reflektoni .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        Po Argita dhe vëllai i sajë Xeni a i kanë deklaruar shpërblimet wë kanë marrë nga institucioni i lartë shtetëror Kontrolli Lartë i Shtetit të kohës së Bujar Leskaj, pa kryer asnjë punë në këtë institucion.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Kerma. Kermat do mbledhi.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Never

            Po merru me problemin qe shtrohet dhe jo me biografine e avokates o Mero. Nese ske argumenta MBYLLE me mire. Çdo dite e me shume po na kujtoni kohen e Enverit.

            Përgjigjjuni
            1. e
              e thjeshte

              Never ! Nje i/e perjashtuar nga Sistemi i drejtesise nuk duhej te punonte Avokate .

              Përgjigjjuni
            2. A
              Andrea

              Nga Gita dhe Zeni kane te drejte,kjo pritet ,Ciapi edhe Dhija kece do pjelli,kjo pritet nge kecat kakerlli.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rejsi

                Nëse gjeni budallenj që ju dëgjojnë e besojnë, zotin luajini, po se ka tamam budallenj që besojnë gjyqtaren për drejtësi, u shoftë ky komb.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I drejti

                  Bobo sa e shemtume Sala variant mashkullor.Qe mbron baben hallall por degjo nje komshiu im per disa doza hashash bani 5 muaj burg nuk po e mbroj se ligji te denon.Me thuaj ti mu ai yt tate vetem per 97 te pakten nuk i takonte te mbante pergjegjesi morale sikur largqofte te largohej nga politika kaq po i leme te tjerat????

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Juriste ne Min e Arsimit

                    Ha ha ha me te gjyku Valboma Sanxhaktari! Oi oi oi fundi botes!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Llapisti

                      Këtë avokaten ai ish Drejtori Hipotekës Vlorë Mondi e ka si grua, sa edhe burrit me letra ja merr nga krevati. Vari lesht punë kurvash e kurvarësh. Nga një anë Genci nga ana tjetër Klodi ahahhahaha

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Revizori

                        Lexoni ju njerëz Argita dhr Xeni, i thotë, besoj një person që punon në KLSH, kanë marr rroga nga KLSH ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë, shumë e çuditshme. Dhe kjo ka ndodhur në kohën e Bujar Leskajt, që në Parlament bënte moral duke folur per te korruptuarit e PS. Sugar të hyj prokuroria të kobtrolloj.

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vlonjati

                          Me fal per shprehjen stan i dhjere me kohe.1991-2024 qeveri qe flet cfare te duash ,demokrate ,por e mbushur me degjenerim te plote,politikane ,gjykate e prokurore,avokat dhe police ,dr dhe infermjere.harrova te them gazetare gjysma spiune SHqiperine nuk ke nga ta kapesh se ne cdo strukture dhe superstrukure eshte nje thes me m.t.Jjepni ndonje vendi te evropes per nje periudhe kohe qe te mind te ekzistoje per ndryshe do tkuret ne 500 mije pensionist.korrupsioni ne cdo fushe,droga ,prostitucioni jane sot forcat levizese te shtetit.MUND TE KETE ME GISHTRINJTE E NJE DORE LOKALE OSE HOTELE QE NUK JANE BERE ME DROGE NGA LAZARATI I KRYEKRIMINELIT DHE HAJDUTIT SALI DERI NE VERMOSH ME DY IKONAT E KORRUPSINIT META DHE RAMA

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vlonjati

                            Drejtori i hypotekes paskerka ber sevap kjo te tremb ne krevat dhe jo te besh ate pune .Korrupsion ne gjithe shtetin me shume personazhe tre nga politika ,berisha,meta rama dhe gjithe te tjeret pronar kullash ,rezorte hotele .gjykates e avokate ,personeli shendetsor ,arsimi.Nje shtet pa shtet

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje