Socialistët firmosin propozimin për Elisa Spiropalin si kryetare e Kuvendit

29 Korrik 2024, 12:13Politika TEMA
Socialistët firmosin propozimin për Elisa Spiropalin si kryetare e

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit për kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, deputetët e PS kanë nisur mbledhjen e firmave.

Më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin

Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka falënderuar ministrat e ndryshuar dhe të larguar nga qeveria për punën e bërë, por ka theksuar se tani ai është koha për të forcuar punën në Parlament.

Sot pritej të zhvillohej seanca e jashtëzakonshme parlamentare në orën 18:00,  ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, por është shtyrë për ditën e nesërme.

Deputetët e PS janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi, ndërsa kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve që të rrinë në gatishmëri për çdo orë kur mund të thirren.

4 Komente

  1. 1
    1

    Mos une mendova se do e kundershtonin ,biles dhe tani qe do hartohen listat e kandidateve.Deputetet jane bere trima si...............lepuri

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2

      Dhe une u çudita: Si ka mundesi qe nuk paten asnje reaksion, por votuan te lumtur unanimisht 100% , si nje here e qemoti...Qesh e qaj...lum si ne !

      Përgjigjjuni
    2. e
      e-Liza në botën e çudirave!

      Oh ooo ti Mamica na çmend me ato cica/ Gjithë Parlamentin ti e tërbon dhe Salarioni xhelozon...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deep Purple

        Tani do e shkerdhesh direkt.ne parlament o bythqiri i Shqiperise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje