Është e trishtë një shoqëri që luftën kundër korrupsionit shpreson që t'ia bëjë Arben Ahmetaj.
Është po aq pa shpresë një grupim politik që hallet e Ahmetajt i konvergojnë me të njëjtat halle të shefit të tyre dhe bëhen bashkë për të sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë, e cila i ka të dy nën hetim dhe të pandehur për korrupsion.
Më shumë se sa e vërteta, gjithçka është përqëndruar te show-i për të mbajtur lojën të pandryshuar, të mos dalë kurrë e vërteta dhe secili të ketë mundësi të shpëtojë çfarë të mundet.
Arben Ahmetaj është ish-numri dy i qeverisë, nxjerrja e tij si viktimë në sytë e publikut është ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari.
Ai është bashkëfajtor po aq sa Edi Rama dhe Erjon Veliaj në ato çështje, ndaj akuzat e tij kanë vlerë nëse do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do t'i deponojë përpara një hetuesi të BKH dhe prokurori të SPAK-ut.
Vetëm kështu ato mund të kenë vlerë publike për shoqërinë.
Në të kundërtën, çdo dalje e tij në TV thjesht do konkurrojë Big Brother VIP-in dhe do ketë po të njëjtin kontribut për publikun. (Namir Lapardhaja)
e mire o mire, fuqishem mero duke botuar gjera kunder erion veliajt, u rikthye demokracia ne media m ne fund
Po c'Erion apo c'Rama? Ahmetaj hajduti i Rames, te cilen sot eshte viktime. Pse? Del e flet tani, pasi figura e tij eshte degraduar fale mediave qe vet ka dhene para per Topin, Klanin, Reportin, MCN deri te News 24 te 5-ta skane dhene asnje lajm nga fjalet e tij Ahmetaj. Tregon ky eshte tradhtuar, dikur hanin ne restorante e kafene luxury hajdutet e politikes dhe pronare e drejtore,prezantues TV me Ahmetaj bashke. Dikur ishte Ahmetaj me ceten e tij, sot keto i keni ne aeroport ne zone VIP me pagese plus 230 euro dhe largohen me makine vip ne avion apo fshihen me canta me euro duke transportuar me nje nga linja ajrore Serbe, ne menyre te vecante Rama, Veliaj, Mane, Frangaj, Irfan kapterri, Kastrati, Duka, Bollino, Shkelzeni etj jane pa fund. Videot e Rames, pseudoartisteve apo ambientet private ne zonen vip i kane nxjerre zbuluar ne reklama, hajdutet e politikes, biznesit dhe TV-ve ku fshihen dhe si kalojne parane e pisèt ne hunden e Rames. Rama ideatori I korrupsionit gjigand ne 34 vite, bashke me Saliun dhe Meten per nje qellim interes vetiak dhe familjar.
Tigri viktimë??? Ametaj ështe hajdut ordiner njësoj si Rama, Sali dhe Meta me shumë të tjer. Ky duhët të dalin para drejtesise bashkë me hajdutë e tjerë.....
VETEM PER VRASES NUK MUND TA AKUZOSH EDI RAMEN SE ESHTE FRIKACAK . TI KISHE BERE KETO PORDHE ME SALEN DHE LIKEN DO KISHE SHKUAR VERTET NE TE SEMES
Burri qe eshte burre zgjedh te perballet aty ku ka ndodhur zullimi (ose jo) dhe jo te ulerase nga "pylli" qe flet dhe degjon veten. Askush sot nuk eshte aq naiv qe te qaje bashke me Arben Ahmetajn. Shume njerez te mencur apo edhe te thjeshte ne heshtjen e tyre mund ta kene kontestuar ne baze te kualifikimeve personale qe ai kishte , emrimin e tij si minister i financave apo edhe i rindertimit.(pa pike lidhje). Ministri vertet mund te jete nje menaxher apo politikan i zoti por mund te mos jete nje profesionist i zoti.
Ende mereni me nje frikacak.Nga hici u be zv/kryeminister.Hajdut me damke.
Gabimi fatal i Edi Rames është vendosja e këtij hajduti në postet më të larta,i vari tigrit mëlçitë në qafë.....vetëm për këtë duhet të largohet nga pushteti por kujt tja lërë Sali non gratës apo Like floririt...
Ne fakt ndihma me e madhe qe i jepet KORRUPSIONIT eshte veshja e tere atij mbi kurriz te Ahmetajt. Edi Rama qe e ka patur zevendes-KRYEMINISTER na del se eshte qelibari qe ate KORRUPSION ja bente vetem nje njeri, Ahmetaj,, e ai vete nuk dinte asgje...