
“Ditën që më është vënë grada mbi supe jam betuar që do jem zëri i të gjitha grave në uniformë.” Ky motiv e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së saj ushtarake, gjeneral brigade Vehbije Kuti. Tashmë ajo është gruaja e parë në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë e emëruar në detyrën e Zëvendëskomandant të Forcës Tokësore.
Ndjesitë për drejtimi e komandës më të madhe operacionale i ka të ndara mes peshës se rëndë mbi supe dhe emocionit.
” E vlerësuar, e besuar, por dhe një përgjegjësi shumë e madhe në të njëjtën kohë. Përgjegjësi për vetë kompleksitetin që ka kjo strukturë operacionale, komanduese. Një strukturë shumë e rëndësishme në zinxhirin e komandimit të FA, por edhe një përgjegjësi tjetër ajo e përcjelljes së shembullit personal, duke qenë si grua për brezat që vinë. Përgjegjësia e imja dhe hapi që do hedh që do ndiqet nga të tjerët që do vinë pas.”
Objektivat mbeten të pandryshuar për zëvendëskomandanten, që ditën që veshi uniformën.
“Atdheu, nderi detyra më kanë shoqëruar në çdo detyrë që kam shërbyer. Objektivat e mi lidhen me objektivat e strukturës dhe misionit që ndikojnë dhe ndihmojnë në realizimin e misionit”
Gjeneral Brigade, Vehbije Kurti nuk mori thjeshtë një detyrë, emërimi i saj shënon një hap përpara një epoke të re të Forcave të Armatosura, duke u bërë gjithashtu edhe shembull frymëzimi. Këshilla e gjenerales për çdo grua në uniformë që ka ambicie për rritjen në karrierë është kjo.
“Të jenë të përkushtuara, me integritet, dinjitet që të jenë shembull i mirë frymëzimi për brezat që vijnë”
Ëndrra e çdo ushtaraku është që një ditë të bëhet gjeneral. Këtë emocion e përjetoi pak kohë më parë, kur mori gradën madhore. Gjeneral Brigade Vehbije Kuti është aktualisht e vetmja grua që mban një yll mbi supe.
“Një vlerësim që më ka peshuar mbi supet e mia dhe më ka bërë krenare”
Gjenerale Kuti e nisi rrugëtimin në Forcat e Armatosura 36 vite më parë.
“Në ‘89, fillova studimet në shkollën e bashkuar. Në 93 jam titulluar oficere me gradën nëntoger dhe e bukura ka qenë se jam emëruar në akademinë ushtarake në institucionin ku unë u arsimova dhe edukova”, tha ajo.
Ndryshe nga shumica e ushtarakëve, nuk kishte asnjë paraardhës në Forcat e Armatosura.
“Ajo që e përforcoi më shumë këtë ishte im atë duke ditur dëshirën që unë kisha me FA dhe më prezanton me dy miqtë e tij ushtarakë. Takimi me atë korrektësinë që ata shpalosën tek unë, e përforcuan më shumë bindjen që unë pata për tu bërë pjesë e këtij profesioni”, tha ajo.
Mes misionit që bëri betimin për t’ju përkushtuar atdheut dhe nënës së dy fëmijëve thotë se nuk ka qenë e lehtë.
Shumë e vështirë. Me suportin e familjes dhe bashkëshortit, veçanërisht të bashkëshortit kam arritur t’ja dal, duke qenë se edhe bashkëshorti im vjen nga e njëjta fushë. Por sigurisht pesha e gruas, kur t’i merr detyrën një pjesë e mendjes qëndron tek familja, ç’bën fëmija, ç’bëjnë të tjerët”, shtoi gjeneralja.
Profesionin që zgjodhi i ka shënjuar jetën.
” Nëse ka një kostum që mua më ka rënë më mirë në trup është kjo uniform. Nuk do ta ndërroja me asgjë”
Një mesazh, gjeneralja ka për të rinjtë shqiptarë.
“Atdheu, forcat tona të armatosura kenë nevojë për vizionin dhe guximin e tyre.” /abcnews.al
Vehbija ta gezoj graden e gjeneralit, por ushtria jone eshte katandisur ne nivelin e xhandareve te Zogut njehere e njekohe.
Urime se kjo zonjë e nderuar bën detyrën me përkushtim, por nuk është show i spaletave që bën ushtrinë, as gratë gjenerale. Asgjë nga këto nuk zgjidh faktin që nuk ke armë, nuk ke municione, nuk ke teknologji, nuk ke industri armatimi, nuk ke baza, nuk ke poligone, nuk ke ushtarë, nuk ke kuadro, nuk ke doktrinë, nuk ke asgjë prej gjëje. Mendoj se ky është momenti për të hequr gradat sepse janë abuzive dhe nuk i përgjigjen asnjë koncepti ushtarak. Nuk kemi asnjë tank, avjon, anije luftarake, nëndetëse, artileri, apo njësi ushtarake më të madhe se batalioni. Asnjë brigadë, regjiment, korpus, divizion.
E keni parë filmin "gjenerali i ushtrisë vdekur"...ushtrinë e shkatërroi Sali non grata me Fatmir Gërdeci e çuan për skrap dhe u bënë miliarderë....
Kjo zonje e nderuar eshte ne te vertete e para gjenerale qe e meriton graden.
URIME zonjes per detyren si zevendse koMandante e nje ushtrije qe nuk ekziston .
Ushtri pa artileri, aviacion dhe mbrojtje kunderajrore. Spo flas per tanke dhe avione dhe helikoptere me kapacitete sulmuese. Pse se beni Shefe Te Shtabit Te Pergjithshem?!?!? Ushtri leshi pa kapacitete luftarake me gjenerale qe skane komanduar qofte nje kompani pale batalion. Le qe ca them une?!? I vetmi vend ne bote qe ne krye Te ushtrise vuri nje doktor.
Gazetari nuk e njeh realitetin e gradave në ushtri. Ka qenë para një viti një gjeneral major zj. Manushaqe Shehu zv/ shefe e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Para saj rrinin gatitu gjithë ushtarakët se kishte gradën më të lartë edhe se shefi i shtabit të Përgjithshëm. Nga ana tjetër që të marrësh atë gradë duhet të jesh nga Peshkopia, Kuksi apo Tropoja. 80% e atyre që kanë marrë këtë gradë janë andej nga ishte Safet Zhulali dhe në vazhdimësi kanë mbajtur njëri tjetrin. Sa për ushtri nuk ka problem të rrojë NATO, ne kemi gjeneral për të drejtuar NATO se ushtri në përpjesëtim me numrin e gjeneralëve nuk kemi.
Gjenerale : Po ku e ke Ushtrine moj gjenerale , thua do te jem “zeri i te gjitha GRAVE me UNIFORME “ Po pse vetem me gra eshte ushtrija Shqipetare nuk ka BURRA apo je vetem per grate ??? Tamam Gjenerale Gramafoni kjo eshte ushtrija jone qe do te perballet me situaten ne te cilen jetojme jo me pak e veshtire nga fillim i i luftes se dyte BOTRORE !!!! Por me nje ndryshim se ishin trima dhe te beses prandaj u fitua ajo lufte , sot kemi te bejme me karnavalet e Korces se Ushtrine e shkateroj krimineli sali dhe jo pa qellim ??? Kane hikur ata aushtarake qe sherbenin dikur ju sa do te mundoheni zj gjenerale nuk keni nga merni shembull te mire pervec zhulalenjoset me keta i zebendesoj armiku sali berisha dhe me keta do te vazhdoj ???