Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, tha se në një betejë 2-vjeçare kishte luftuar por një lidership të ri të kësaj partie, por koha tregoi se kishte qenë minorancë.
“Kam bërë betejë afërisht 2 vite për të kërkuar një lidership të ri brenda Partisë Demokratike, betejë të cilën e kam besuar si rrugën më të mirë për ta forcuar Partinë Demokratike dhe atë betejë e kam humbur. Ai mendim i imi ishte mendim pakice dhe sa kohë koha kalonte, detyra jonë është të ofrojmë zgjidhje dhe jo të qëndrojmë të ngurtë, kemi gjetur këtë udhë të bashkimit të Partisë Demokratike si premisa e parë nga ku duhet të ndërtojmë Parti Demokratike fituese dhe alternativë qeverisëse”, – tha Bardhi.
Të martën do të mbahet në Tiranë një protestë e thirrur nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës nuk do të jetë fizikisht ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, megjithatë pritet që ai të ndajë virtualisht një mesazh me protestuesit. Bardhi thotë se pavarësisht se protesta është thirrur nga PD, ajo është një protestë e qytetarëve. Ai tha se organizatorët e kanë një skenar mbi atë që do të ndodhë nesër, por sipas tij do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se ç’do të ndodhë dhe sa do të zgjasë tubimi.
“Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta. Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë. Ka një skenar por do të ndiqni gjithçka nesër.
Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty. Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës. Nuk është një protestë për PD. Figurat kryesore të PD do jenë në krye të përballjes. Qytetarët janë të lirë të shprehin reagimet e tyre” – tha Bardhi.
Po mo kush te degjon ty mo karagjoz
z. Gaz Bardhi ka dhe te drejte te hidhet sa andeje sa ketej ! se rroga nga taks paguesit e Qytetareve si Deputet eshte me e lehte se sa te punesohet ne ndonje vend tjeter pune ! Tani varet se si do llogjikojne Qytetaret ne vazhdim ! do ja japin Voten dhe djersen e tyre !
O bardha e di ti se kush deshton.Bardha deshtojne ata qe nuk jane te zot te mbajne ate per te cilen ata e deshirojne.Ti nuk je i zoti per asgje o bardha.Sa here te mbartesh aq here do deshtosh.