
Nga Ylli Pata
Një ditë pasi u zu me tre gra deputete të PD-së, Gaz Bardhi, sot i është vërvitur presidentit të Republikës Bajram Begaj, vetem pse ka dekretuar një ligj të Kuvendit.
Gazi, që ka marrë vetëm nja dy lëvdata shokësh, e ka qenë për ca muaj ministër drejtësie, por që në jurispridencë as nuk ja ka idenë, ka akuzuar Presidentin e Republikës se ka dekretuar një ligj antikushtuetues.
Mendo, Gaz Bardhi, që veten e quan jurist, kryetar grupi të PD-së edhe pse se njeh kush, merr përsipër të bëjë edhe kreun e gjykatës Kushtetuese. Po nga e di Gazi se Presidenti ka dekretuar një ligj antikushtetues. Nga e di.
Kur në fakt një insititucion si Presidenti i Republikës, së paku i ka ca filtra ekspertize. E para, e dyta, ja edhe nëse Presidenca nuk i ka qëndruar kornzës Kushtuetuese? Po aq më mirë? E çon Gaz Bardhi dhe fiton!
Mirëpo shpallja paraprake e verdiktit, a thua se Gazi është një jurist i Gjykatës Supreme të SHBA, 90 vjeç me mjekër deri në tikë, ku ka kaluar çështje, ku së paku ka lexuar 50 libra në ditë hajde, po Gazi të lexojë libër? Nuk ka kohë? Ditën në parlament, e natën në studio. E akuzoi kreun e shtetit se ka dekretuar një ligj që ka pasur shkelje proceduriale. Këtë e thotë Bardhi, po edhe nëse ndodh, ç’lidhje ka presidenti me procedurat e Kuvendit. Është një institucion krejt i pavarur. Presidenti nuk interpreton ligjin themeltar të shtetit, thjesht dekreton ligjin e Parlamentit, bazuar në kompetencat kushtetuese.
Nuk ka asnjë kapacitet, apo edhe afat të duhur ligjor kreu i shtetit që të intepretojë një ligj. Ilir Meta, kur ishte President, bënte si kryegjyqtar, por as e kishte lexuar ligjin. Maksimumi i kishte hedhur një sy. Presidenti nuk ka mundësi ta vendosë në është Kushtetues apo antikushtetues. Ligji i ri për komisionet hetimore, mund të kundërshtohet, por k jo mbetet për të thënë fjalën e saj Kushtetuesja. Pasi ligji thotë se komisioni nis me një rast, e jo me një fenomen. Hetimi, edhe në Kod të Procedurës Penale, bëhet për një incicje për një ngjarje të caktuar, e jo për një stinë.
Akuzohet presidenti Begaj se ka miratuar një ligj që duhej miratuar me konsensus. Po si ka mundësi që mund të dalë fjala konsensus nga një grupim që vetëm për Sali Berishën është gati t’i vërë benzinën institucionit themeltar të Republikës që përfaqëson sovranitetin e popullit? Në fakt ka kohë që ankohet Bardhi me Bajram Begajn, po sa ishte Ilir Meta President, nuk i kërkoi asnjëherë këto pretentime që bëri tani? Madje Meta, që si popull politik kishte atë të Bardhit, arriti deri atje sa shpalli Non Grata, edhe pse nuk e lejonte Kushtetuta kryediplomatin e OSBE-së në Tiranë.
Ndërkohë që Gazi sot, e quan privilegj shkëmbimin e letrave. Në fakt, sulmi ndaj presidencës nuk se është një rast për Bardhin, pasi e ka bërë sa herë për Gjykatën Kushtetuese, kur vendimet e saj nuk i kanë pëlqyer.
Edhe mund ta thotë dikush në kafe një opinion që e mendon, por jo një deputet për nj institucion terminal Kushshtetues. Edhe e thotë xhanëm, por nëse e bën nuk se tregon pjekuri për pozicionin që ka.
U akuzua Presidenti se se miratimi i projektligjit është shoqëruar me parregullsi procedurale. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedurale nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftueshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektligjeve është çështje e Rregullores së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorja për këtë qëllim.
Është fakt publik se në instancat e brendshme të Kuvendit nuk është depozituar asnjë kërkesë me pretendime për shkelje procedurale të lidhura me këtë ligj. Shkeljet procedurale mund të formojnë lëndë për kontrollin kushtetues vetëm nëse shkeljet procedurale ngrihen në nivelin e shkeljeve kushtetuese. I tillë është, për shembull, rasti kur një ligj, për të cilin Kushtetuta kërkon miratimin me shumicë të cilësuar, miratohet me një numër më të vogël votash. Asnjëra nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk ngrihet në nivelin e një shkeljeje procedurale kushtetuese. Për pasojë, nuk e bën këtë ligj antikushtetues.
Po kështu, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi.
Është pretenduar se amendamentet e miratuara nuk kanë të përfshirë qëndrimin e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit shumica parlamentare është e detyruar të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe se ajo mund të vërë në diskutim vetëm objektin e hetimit dhe vetëm nëse ka pretendime për cenim të parimeve kushtetuese. Përballë këtij pretendimi qëndrojnë dy fakte thelbësore, të cilat mbrojnë kushtetutshmërinë.
Së pari, detyrimi për ngritjen e komisionit hetimor, kur këtë e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë, është detyrim që buron nga neni 77 i Kushtetutës dhe nuk ka dispozita të këtij ligji që t’i kundërvihen.
Së dyti, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që ka përcaktuar edhe kufijtë e diskrecionit të shumicës parlamentare, në këtë rast, gjithashtu, nuk kundërshtohet nga asnjë dispozitë e këtij ligji. Opinioni se kjo çështje duhet të ishte përfshirë në tekstin e ligjit me formulime konkrete, sipas kësaj linje, mund të konsiderohet racional, por mungesa nuk e bën ligjin antikushtetues, sikurse nuk i zhbën detyrimet që burojnë nga Kushtetuta dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.
Është pretenduar se përcaktimet e ligjit të ri për rregullat për zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjeve të komisionit hetimor synojnë eliminimin e transparencës, e cila është thelbi i punës së tij. Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm. Rastet e përmendura në ligj janë përjashtimore dhe secili prej tyre i shërben mbrojtjes së një interesi tjetër kushtetues ose ligjor. Këto dispozita nuk eliminojnë transparencën. Shkelja e tyre mund ta bëjë këtë. Ligji nuk mund të quhet antikushtetues. Veprimtaria në kundërshtim me të, po.
Është pretenduar se rregulli i ri për marrjen e provave dhe thirrjen me vendim të ndërmjetëm të dëshmitarëve është antikushtetues. Edhe ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese. Nuk mund të pretendohet, për shembull, që në këtë rast kemi të bëjmë me cenimin e një të drejte të fituar, sepse parimi kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të fituara vepron në një fushë tjetër dhe për subjekte krejt të tjera. Në këtë rast, jemi përpara dy zgjidhjeve ligjore, konkurruese me njëra-tjetrën, por të dyja janë kushtetuese.
Nga ana tjetër, rregullat për marrjen e dëshmisë dhe përmbajtjen e saj nuk mund të konsiderohen kufizuese. Ato sqarojnë pozitën procedurale të dëshmitarit dhe janë në harmoni me legjislacionin shqiptar, (përfshirë modelet e huaja të referencës).
Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues.
Me këtë rast, sjellim dhe një herë në vëmendje mesazhin e Presidentit të Republikës drejtuar deputetëve me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar dhe thirrjen e tij për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim vullnetmirë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidimit të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Kjo thirrje është e vlefshme edhe në lëmin e ngritjes dhe funksionimit me sukses të komisioneve hetimore parlamentare.
Me kete opozite nuk ja vlen te harxhohet koha per te bashkepunuar, ajo duhet te bojkotohet nga i gjithe sistemi mediatik sepse eshte turpi i kombit, me nje perkrahje sh te vogel te popullit per mos me thene se te bojkotuar totalisht prej tij nuk e di se per "luftojne " keta kafshe ....!!!!!!