Përplasjet me Bardhin dhe Nokën dhe akuzat se merr urdhra nga Basha, Açka: Unë do zbatoj Kushtetutën! Askush s’ka fuqi të më urdhërojë

18 Janar 2024, 16:27Politika TEMA
Përplasjet me Bardhin dhe Nokën dhe akuzat se merr urdhra nga Basha,

Deputetja e PD, Flutura Açka ka komentuar sërish incidentin e një ditë më parë në Komisionin e Medias, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka tentuan t’i ndërpresin fjalën.

“Unë kam menduar të mos e shkel rregulloren e Parlamentit, sepse kam përgjegjësi para votueseve të mi, që mund të jenë të paktën, por nuk është kjo çështja. Unë mendoj se përfaqësoj ato 2 mijë vota që veprojë ndryshe, që nuk ndez flakadanët. Unë zgjodha të bëj detyrën.

U etiketova si krahu i Ramës që isha urdhëruar nga Bardhi. Kjo lloj retorike e dalë boje, as ata vetë nuk e besojnë. Ndaj i bëra thirrje publike Bardhit dhe çdo politikane, që derën e SPAK e ka hapur.

Nëse Bardhi apo dikush tjetër ka gjëra që unë vetë nuk i di, janë të lutur t’i thonë publikisht. Unë marrëveshjen e kam me shqiptarët. Nga sot e tutje, do ndryshoj tërësisht dhe nuk do të kem gjuhë opozitare por do t’u drejtohem njerëzve”, u shpreh Açka në rubrikën “Opinion” në News24. 

Më tej tha se kurrësesi nuk është urdhëruar nga Basha dhe as nuk ka dalë në krah të PS.

“Ju mendoni se Basha ka aq fuqi, mungesë respekti ndaj meje dhe të më urdhërojë? Ju besoni se unë mund të bie në këto nivele?! Flutura Açka nuk urdhërohet nga Basha.

Unë aty jam terrorizuar si kryetare e komisionit… unë jam deputete dhe nuk jam një grua që u ankua dhe po ankohem si grua. Qëndrimi im është i qartë. Për sa kohë rregullorja thotë që do kthehen online vetëm me tre kushte, unë do t’i zbatoj”, tha ajo.

 

3 Komente

  1. O
    O zonjë e nderuar .Nuk jane demokrat ata.

    Je futur ne fole gjarprinjsh .

    Përgjigjjuni
    1. i
      i drejti

      ti don te mbrosh karrigen e rrogen 5000 euro ne muaj dhe asgje tjeter e pane te gjithe se mbrojte kauzen e edi rames prandaj mos beje si e ndershme po trego me ke je me opziten apo edi ramen e mos beje si trimereshe ti nuk ke zgjedhes ti je e emeruar nga basha e nuk te njeh askush per deputete haaaaaa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje