Presidenti dekreton ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare

18 Janar 2024, 13:07Politika TEMA

Presidenti dekreton ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore. Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara nga PS të cilat më pas janë miratuar në dhjetor 2023.


Më herët për këtë çështje Gazment Bardhi ju drejtua presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Në njoftimin e Presidencës lidhur me këtë dekret, presidenti argumenton përmes 5 pikave arsyet e vendimit të tij për t’i dekretuar këto ndryshime.

“Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun.

Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues”, thuhet në pikën 5 të argumentin të presidentit, që i përgjigjet kërkesës së Bardhit drejtuar presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Presidenti dekreton ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare

Dokumenta bashkëngjitur

5 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Lakja, noteri i nipit te Spiro Kolekes...

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ukubed

      Dyll dyll O Latif Dreqi keni mbetur akoma tek lufta e dyte boterore dhe tek Sali Ram Berisha…

      Përgjigjjuni
      1. E
        EdKari

        Une e besoj Presidentin pamvaresisht se pamja e fizionomia tij te bejne te dyshosh. A e dini qe Presidenti yne eshte dhe profesor por dhe doktor.Eshte nga te rallet presidente qe ka tituj shkencari dhe nga mengjezi e deri ne mbremje peqe-lepe Z Rama.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salihi

          Idiotat e shpellave te vicidolit dhe birit Vukut komentojne presidentin,qyqja,hani mut

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salihi

            Idiotat e shpellave te vicidolit dhe birit Vukut komentojne presidentin,qyqja,hani mut

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje