Shqipëria e ftuar nderi në forumin strategjik të politikës gjermane, Rama: Shembull suksesi në rajon! Forcim të marrëdhënieve me Gjermaninë

18 Janar 2024, 11:59Politika TEMA
Shqipëria e ftuar nderi në forumin strategjik të politikës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria është e pranishme në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU), si një shembull suksesi në rajon.

"Kloster Banz, Bavari - Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.


*Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike", shkruan Rama. 

2 Komente

  1. A
    Agim Anastasi

    Çfare do kryeministri i majte Rama , ne evenimentet e CSU !? I ulur ne karriken e majte takohet e punon per te djathten e per sipermares. Cili eshte interesi i tij Kur tatohet me Melonin dhe bene marveshje me te ? A e perdori te majten per te ardhur ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi

      BRAVO EDI I MADHE JE. JA NDRYSHOVE IMAZHIN SQIPERISE NE ARENEN NDERKOMBETARE E NXORA NGA GROPA E NEVOJTIRES QE E FUTI NANO SALIU DHE.ILIR MUTA.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje