Gazetari: Greqia synon një parti të re në Shqipëri për të mbrojtur të drejtat e minoritarëve

29 Mars 2024, 22:25Politika TEMA
Gazetari: Greqia synon një parti të re në Shqipëri për

I ftuar në “Ditari nga Bruna Çifligu”, gazetari Stavri Marko ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka deklaruar se, pritet që në Shqipëri të krijohet një parti e re greke.

Sipas Markos, krijimi i kësaj partie, edhe pse për momentin është vetëm një ide, do të mblidhte gjithë komunitetin grek që jeton në Himarë dhe jo vetëm, në një parti për t’i përfaqësuar ata në parlamentin shqiptar.

“Nuk besoj se z. Tavo do të shkonte deri në atë pikë sa t shkonte në Himarë.

Do çmontohet një koncept në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Kemi të bëjmë me qindra mijëra mesa di unë, shtetas grekë, të cilët përbëjnë një forcë të konsiderueshme dhe taktika greke besoj se tani do ti përdorë, do të bëjë një grumbullim të shtetasve grekë. Ata që janë të detyruar që të zbatojnë ligjet e shtetit grek.

Mendoj që do të ketë një lëvizje të re për unifikimin e faktorit grek, të minoritetit grek në Shqipëri. Deri diku do të kemi një formim të ri, ndoshta një parti të re, të përbëri nga komuniteti grek, diçka që është diskutuar vite më parë.

Ndoshta do të kemi gjëra shumë më të reja mesa shikoj, sepse po shohim që faktori grek është dobësuar. Siç janë partitë politike shqiptare në Maqedoni, mal të zi , apo siç janë partitë serbe në Kosovë. Greqia ka mbajtur Omonian, që ishte një organizatë politike, jo parti, kështu që ka mbajtur nivelet e ulëta të përfaqësimit në parlamentin shqiptar.

Greqia gjithmonë mburrej që ka përfaqësues nga një parti në një parti tjetër dhe tashmë janë duke u ndërtuar një strategji që qytetarët që janë pjesëtarë të komunitetit grek, ndoshta për të mbrojtur territorin e tyre, pronën e tyre siç po ndodh në Himarë, do të grupohen politikisht si e vetmja mënyrë për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlamentin shqiptare.

Kjo është një ide. Ende nuk ka filluar presioni i lënë në mes, që është vetoja. Frytet e para pritet të jenë tani pas pranverës.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje, Stavri Marko.  

7 Komente

  1. a
    astrit

    Me pelqen si ide, propozoj te quhet partia e re "Petros Markos"

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleksander Thana

      Partia e re do te quhet, “qi o qi, qi o qirjako”????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        O idjot .Shqiptarët ne Maqedoni jane diku 30 përqind dhe kane fituar te drejta me force pasi kane mundësi te jene force qe verisese.Greket tuaj perbejne me pak se 3 përqind dhe vetem vitet e para paten mundësi te hyjne ne parlament.Pasi e mori partine ky dhjaksi i sotëm e kane futur per meshiren PS ose PD.Ty te duken qindra mijera,po ku i ke moj koqe apo quan te gjithe ata qe kane marre nenshtetesine greke.Shqiptaret jane te mençur,ata nuk do lejojnë ligjet greke brenda Shqiperisë,per te krijuar ju fenomenet Russe dhe serbe ne Shqiperi.Ata greke minoritare ne jug nuk marrin mendjen tuaj shoviniste dhe jetojne ne rregull me te zgjedhurit e vet.Ju vazhdoni me Belerit fashiste,por nuk do keni me Berisha dhe Meta qe tu perkrahin

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaq

          Ky është kokrra e shqiptarit, nipi i shkrimtarit Petro Marko.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SKENDERBEU

            Ne Himare nuk ka minoritet grek.Dhe kjo mund te llogaritet shume lehte nga kushdo edhe nese vetedeklarohen si te tille te nxitur dhe nga qarqet shoviniste qe inspirohen e frymezohen, angazhohen dhe perkushtohen, paguajne shiten e blihen per qellimin final: shpalljen e minoritetit grek ne Himare. Nuk mundet te llogariten qytetaret me dy shtetesi qe e kane fituar ate nga ligji mbi dy shtetesine i vitit 1998 si minoritare.Ata nuk kane se si te deklarohen me kombesi greke apo si minoritare.Ata nuk jane minoritet por mazhoritet. Si mund te vetequhet "minoritar grek" nje shqiptar i lindur ne Greqi nga dy shtetas shqipetare ? Ai mund te quhet nenshtetas grek por jo me kombesi greke.Kesisoj nuk eshte minoritet..., por eshte pjese perberese e mazhoritetit si rrjedhoje e prejardhjes qe ka. A ka qe do deklarohen minoritare ? Edhe ka ! Por kjo nuk do te mund te perbeje kurre ate perqindje qe te permbyse shumicen perberese te popullates se Himares qe deklarohen paster si shqiptare. Kete S.Markon nese e genjen mendja le te beje nje prove ne Dhermi e Palase se sa % do i dale.Ne kete logjike krijimi i nje Partie me etnicitet grek nuk do te perbente asnje ndryshim ne perfaqesimin e tyre krahasimisht me aktualitetin ku jemi sot.Jane formuar Omonia Mega e Omega dhe konkluzioni eshte...nje vrime ne uje .Vetem me nje V.Dule nxjerrin gjithmone per perfaqesim i cil me "oratorine" e tae nime te dale boje bajate eshte bere i pa degjueshem edhe tek te vetet, nderse ne Himare ne kohen kur bota e qyteteruar ka ecur aq para sa edhe vete Inteligjenca nuk po e kap dot kohen qe ecen me shpejt se KOHA, Omonia e Himares ka nxjerre perfaqesues te saj "intelektuale" me profesionin elektricist si Vasil Bollano dhe hidraulik si puna e Fred Belerit. Po pse me keta elemente demode e anadollake, te molepsur me politika anarshiste-mesjetare qe shesin veten dhe vendin per nje standart tjeter jetese te vetes dhe familjaes se tyre, qe e fitojne pikerisht nepermjet sherbimit teresisht te verber si sherbetore te shovinizmit grek dhe nenshtrimit ndaj politikes se nendheshme te shtetit grek duke fituar besimin e organizatave qe zoterojne fondet e derdhura nga shteti grek kapin "burimin" financiar e me pas kapin me parate e siguruara pushtetin dhe me blerje votash keta monstra teresisht te pa arsimuar por tersisht te gatshem per tu dirigjuar nga Greqia , keta mostra te paskrupullt e pa atdhe pa din e pa iman marrin frenat me votat e vjedhura dhe bejne lemsh dy shtete. Deviza eshte e qarte nje njeri qe nuk do atdheun e tij nuk ka se si te doje nje tjeter vend.Ai do ta shese vendin e tij per nje vend tjeter thjesht vetem per interesa.Dhe per ta bere te qarte po kerkoj reagimin e opinionit. Bollano, Beleri, Kokaveshi,Koka, Gjini, Varfi etj etj jane disa nga mbiemrat ne Himare. Si mund te jene apo te deklarohen minoritare... mbartesit e ketyre ...? Lexojeni mire Koka Veshi dhe i ziu Pandeli shoqeruesi i Belerit e quan veten minoritar...?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daja

              Cfare teritori keni ne Himare Ju mor pede, Himara asht e paster Shqiptare, ju lumte bytha juve kur ju dha toka Sala .

              Përgjigjjuni
              1. k
                kujdes !

                Ky Markosi nje zagar rrugesh qe dhe ne fytyre te duket si copa muti

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje