Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Të ishte për ty...

18 Gusht 2023, 11:52Politika TEMA
Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Të ishte për ty...

Gazment Bardhi, ka komentuar deklaratën e bërë nga kryeministri Rama në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Në reagimin e tij Bardhit, shprehet se, “të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot koncesioni i sterilizimit do të vazhdonte qetësisht të zhvaste paratë e qytetarëve shqiptarë dhe Edi Rama do shëtiste studio më studio me setin e bisturive në dorë për ti bërë reklamë hajdutërisë”.

Me tej, deputeti demokrat thotë se të ishte për Edi Ramën dhe PS-në, sot prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, do të emëroheshin në detyrë pas certifikimit nga DSIK, ndërsa shton se “falë ndërhyrjes së SHBA-ve, qeveria qëndroi larg drejtimit të SPAK.”

Reagimi i Bardhit

Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot në drejtimin e SPAK do ishte një ushtar i tij, që siç provoi GJKKO kërkoi burg për ish-zëvendësministrin por jo për ish-ministrin hajdut, mik të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që mbajti larg duart e qeverisë nga drejtimi i SPAK.

Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, do të emëroheshin në detyrë pas certifikimit nga DSIK, institucion në varësi të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që i dha të drejtë opozitës dhe e konsiderojë të papranueshme një parashikim të tillë.

Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot koncesioni i sterilizimit do të vazhdonte qetësisht të zhvaste paratë e qytetarëve shqiptarë dhe Edi Rama do shëtiste studio më studio me setin e bisturive në dorë për ti bërë reklamë hajdutërisë. Ishte dhe është investimi i partnerëve ndërkombëtar drejtësia që i jep fund pandëshkueshmërisë.

Për Edi Ramën dhe PS, Ilir Beqaj i certifikuar në hajdutëri është emëruar drejtor i fondeve publike, si manovër për ti dhënë atij mbrojtje politike ndaj hetimeve të drejtësisë. Edhe pse nën hetim për një dëm miliona euro, Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë, me shpresën se do ta shpëtojë nga drejtësia.

Për Edi Ramën dhe PS, Arben Ahmetaj pasi certifikohet si hajdut i parave publike në pozicionin e ministrit, promovohet duke u bërë Zëvendëskryeministër. Të ishte për Edi Ramën dhe PS, edhe sot do vijohej qetësisht me pagesat për mafiozët e inceneratorëve, për vepra që nuk ekzistojnë.

Edi Rama nuk ka asgjë në dorë për të ndalur drejtësinë! Nëse do të kishte askush prej miqve të tij nuk do ishte në burg. Atë që ka në dorë Edi Rama po e bën çdo ditë: po zhvat qytetarët me afera miliona euro, duke i varfëruar çdo ditë e më shumë dhe duke i dhënë Shqipërisë qeverinë më të korruptuar në 100 vite.

8 Komente

  1. l
    llazi usa

    Ore bythe qir me ke flet ti,me dashnorin tende, shkerdhate!

    Përgjigjjuni
    1. F
      F- 22 Raptor

      Ky mbaron per gazrat e Rames, prandaj rri e pergjon 24/7, qe t'mos i humbas asgje! Kryemilitari me fytyre si bythe arabi!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trpojani

        Po kur ka te drejte Bardha , ngriti struktura paralele me shtetin e vrane tjetrin Elbasan e del e na shet pordhe na tregon e sa mire po punon drejtesia qe i ka shpetuar nga duart Edi Rames . Keta qe jane arrestuar mire kane bere po edhe Edi Ramen le ta arresojne , po puna nuk filloet nga bishti po nga koka , jane vrare njerez o Spak u poqen te gjalle 26 njerez plus Trebicka , kater njerez ne mes te bulevardit plus edhe ai doktori i Elasanit ata qe i vrane japin leksione drejtesie

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Shko vet në SPAK E JEP LLOGARI PER VRASJEN QË BERE në Elbasan.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trotski

            Oturaku i Sali Kermes po ben deklarata .ala Sali Kriminal

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Deri tani na keni pare trapin,se Rama ka kapur gjithe pushtetet ,sidomos kur humbni zgjedhjet.Kush je ti njehere qe nuk je as ne qiell as ne toke.Ka ndodhur çfarë ka ndodhur por Rames nuk ja heq kush 800 mijeshin se ju keni shume borxhe per te lare

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sanko

                Me PS kruje mer halabak.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Petrit vasili surat bytha.

                  Gazi beqiri ik laje se po vijme mer dhe sapun.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje