Dështimi i negociatave brenda PD, Gjekmarkaj: Përçarja ndodhi për çështje të mëdha, kushti për njohjen e lidershipit të Berishës

2 Nëntor 2022, 09:38Politika TEMA

Dështimi i negociatave brenda PD, Gjekmarkaj: Përçarja ndodhi

Deputeti i Partisë Demookratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për dështimian e negociatave të bashkimit mes grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe pjesës tjetër të Partisë Demokratike, të njohur si “Foltorja”, për bashkimin me qëllim daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.

Ai tha në një intervistë në “News24” se kjo forcë politike është përçarë për çështje më rëndësi të madhe. Ai deklaroi se kusht për bashkimin ka qenë njohja e lidershipit të Berishës.

"Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë.

Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konflikti n politik, diskursin politik që na ka ndarë. nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma.Kemi pritur me durim që do të tejkalohet por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit.

Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë. Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël.Primar u shfaq Statuti e njohja e lidershipit të Berishës, këto triumfuan përballë bashkimit për zgjedhjet lokale.

Rama nuk mundet me Statut i shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër. Kush është kundër Bashkimit? Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes”, tha ai.

1 Komente

  1. P
    Populli

    Gjek: Qentë nuk ndahen për parime. "Çështja më rëndësi të madhe" për të cilën ndaheni ju o Gjek, është kush nga dy të pëgërat që keni mbetur (pra, dy PD-të), të mbijetojë si kapak varri për të mos lënë demokracinë historike shqiptare të jetësohet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje