INTERVISTA/ Ish-zyrtari i Partisë Komuniste: Berisha bashkëpunoi me ish-Sigurimin dhe UDB. Shumica e dosjeve ndodhen jashtë vendit

1 Nëntor 2022, 19:40Politika TEMA

INTERVISTA/ Ish-zyrtari i Partisë Komuniste: Berisha bashkëpunoi me

Ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka leshura kritika të forta në adresë të klasës politike si ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin thotë se ka qenë një komunist i thekur e i çeliktë, që papritur si hipokrit qëështë, u shndërrua në anti-komunist. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të forta dhe të padëgjuara më parë, zoti Xhafa thekson se ka fakte që Sali Berisha ka qenë komunist, ndërkohë që lë tënënkuptohet se kreu i “Foltores”, gjithashtu ka qenëbashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe agjent i disa shërbimeve të huaja. Duke komentuar debatin për ish-presidentin, ish-funksionari i lartë i PPSH theksoi se ka ardhur koha që Ilir Meta të tregojë ka qenë apo jo spiun. Sipas tij, komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” kanë manipuluar dosjet e ish-Sigurimit me urdhër të Sali Berishës. Madje, ai bën me dije se shumica e dosjeve origjinale të ish-Sigurimit ndodhjen jashtë shtetit. Ndërkohë, ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa zbulon se Partia Demokratike u krijua me urdhër të Ramiz Alisë, teksa shtoi se Sali Berisha ka bashkëpunuar deri vonë me ish-presidentin Alia. 

Nga ana tjetër, ish-funksionari i Partisë Komuniste Muharrem Xhafa, në intervistën e tij për gazetën “Sot”, ka rrëfyer detaje nga rrëzimi i pushtetit komunist rreth 3 dekada më parë. Sipas tij, rrëzimi i bustit dhe sistemit ishte një tradhti e Ramiz Alisë ndaj partisë. Po ashtu, zoti Xhafa ka treguar se Berisha ishte i porositur prej ish-presidentit Alia në të gjitha zhvillimet që ndodhën si me protestën e studentëve, ashtu dhe me rrëzimin bustit dhe sistemit. Megjithatë, Xhafa ka reaguar ashpër edhe ndaj kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Çelo Hoxha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sa i takon nismës së dekomunistizimit në Shqipëri, përmes së cilës synohet të zhduket gjithçka nga komunizmi, duke filluar nga emërimet, te fotografitë, pikturat, letërsia, filmat deri te këngët e lapidarët. Ish-funksionari i lartë i PPSH, e cilëson nismën e PD dhe kreut të ISKK, Çelo Hoxhës për heqjen e simboleve të komunizmi si provokim horrash që synon të përbaltë LANÇ dhe zhbëjë historinë e Shqipërisë.

-Zoti Xhafa, Kuvendi i ka hapur rrugë verifikimit të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit të njohur si spiunë, që janë ende pjesë e politikës dhe administratës publike. Si ju duket ky vendim?

Zotri, nuk ka shtet në botë pa organet e tij të inteligjencës! Socializmi kishte organet e Sigurimit të Shtetit, SHBA-ja kishte dhe ka CIA-n, ish Bashkimi Sovjetik kishte KGB-në, ish Jugosllavia kishte UDB-në, Anglia kishte dhe ka Intelegjenc Servisin e kështu me radhë, kurse shteti borgjez shqiptar ka SHIK-un! Sa di unë, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit si rregull nuk ishin as pjesë e Kuvendit Popullor, as pjesë e administratës publike të vendit. Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kishin detyrat e tyre dhe bënin një punë shumë fisnike në shërbim të vendit e të shtetit socialist. Ai që ka shkelur ligjet e kohës dhe Platformën e Sigurimit të Shtetit, ai le të përgjigjet, por jo të përgjigjet pse ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit! Fakti që vendosja e kapitalizmit në Shqipëri ka shkatërruar çdo gjë socialiste (vetëm ndërmarrje ekonomike janë mbi 500), kjo do të ndodhte edhe me organet e Sigurimit! Shteti i sotëm borgjez do të peshkojë dhe do të veprojë edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Duke pas qenë njerëz në shërbim të shtetit të një regjimi shtetëror tjetër, ata nuk mund të jenë pjesë e politikës dhe e administratës publike të një vendi kapitalist! Po nuk duhet harruar se SHIK-u e partitë e borgjezisë i kanë bërë ata pjesë të tyre. Se ujku “ndërron qimen jo zanatin”!

-Kryesisht në filtra do jenë edhe figurat që kanë marrëcertifikata pastërtie nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Çfarë dini ju për këta komisione dhe ka zëra se ata kanëmanipuluar dosjet duke nxjerrë të pastër individë që ka dashur Sali Berisha, pasi komisionet në fjalë kanë qenë nën thundrën e tij?

Unë nuk di të flas për punën e këtyre komisioneve, sepse ato komisione nuk kanë vepruar në socializëm, po fakti që komisionet “Bezhani” dhe “Mezini” kanë manipuluar me dosjet, pra i janë nënshtruar politikës e interesave të Berishës dhe nuk kanë respektuar pavarësinë e dhënë me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, si dhe fakti që ato komisione kanë qenë besnikërisht nën thundrën e Berishës, duke seleksionuar me urdhër funksionarët e tij, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, doemos që në filtër do të kalojnë edhe ata që kanë marrë certifikatë pastërtie në injorim e në kundërshtim me të vërtetën. Ca më keq që kanë fshehur të vërtetën për interesat e tyre, sepse ata e kanë ditur të vërtetën. Rendësi ka që verifikimi të jetë i ndershëm, si për ata njerëz që janë të pozitës, edhe për ata njerëz që i përkasin opozitës.

-Një ndër politikanët që detyroi Kuvendin e Shqipërisë të hidhte këtë hapëështë Ilir Metaj, sot kryetari i Partisë së Lirisë, që deri dje ka pasur postet më të larta publike si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit apo President. Për këtë të fundit Autoriteti i Dosjeve u vu në lëvizje, pas nje emaili që ai ka spiunuar shokët në fund të viteve ’80. Ju i besoni këto aludime për Metën. A ka qenë ai një spiun i ish-Sigurimit?

Zotri, unë para pak javësh kam bërë një shkrim të gjatë në gazetën tuaj dhe kam thënë se nuk di gjë nëse ka qenë ose jo Ilir Meta informator i Sigurimit të Shtetit apo spiun i tij, siç i thonë sot, i Sigurimit të Shtetit! Iliri e di të vërtetën dhe duhet ta thotë vetë, siç kanë bërë të tjerë para tij dhe sot janë qytetarë të nderuar në profesionet e tyre. Iliri nuk duhet t’ia lërë “topin” Autoritetit të Dosjeve, se kjo do të jetë më keq për vetë Ilir Metën. Po nëse Autoriteti i Dosjeve është vënë në lëvizje nga një email-i që thotë se Ilir Meta ka spiunuar shokët, kjo është shumë keq për Autoritetin e Dosjeve, mbasi dëshmon se Autoriteti i Dosjeve nuk di se ç’kanë brenda dosjet! Në qoftë se kjo është bërë vetëm për Ilir Metën, si njëri ndër politikanët më kryesorë të vendit, mua më ngjan si një hakmarrje kundër tij, tjetër që jam i prirur të them se nuk është kështu! Sepse Kuvendin nuk mund ta detyrojë një rast i vetëm të hedhë hapin që ju përmendni. Ju thoni, a i besoni këto aludime? Miku im, me aludime nuk ecet përpara! Kuvendi duhet t’i provojë aludimet. Nëse aludimet provohen, ato nuk janë më aludime, por fakte. Janë faktet jo aludimet ato që e vënë Ilir Metën e cilindo tjetër me “shpatulla për muri”! Por rregullat e lojës duhet të jenë njësoj si për Ilir Metën, edhe për Sali Berishën a Edi Ramën, për cilindo!

-Po Sali Berisha ka qenëbashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? Keni dijeni? Berisha sot është nje ndër antikomunistët më të egër, ndonëse thuhet se ai ka qenë Sekretar i Partisë së Punës. Keni një koment dhe çfarë dini ju për Berishën?

Përfolur është që ka qenë jo vetëm bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por edhe i disa shërbimeve të tjera, si : jugosllave, franceze, ruse etj., po unë nuk kam dijeni konkrete, se po të kisha pasur dijeni konkrete, përse duhet të prisja 32 vjet për ta denoncuar? Për më tepër për interes të kujt ka punuar! Autoriteti i Dosjeve prandaj është ngritur, ai le të flasë. Autoriteti i Dosjeve e di se ku janë dosjet dhe le t’i kërkojë! Saliu e çdo kush tjetër duhet të dijë se dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nuk i ka vetëm Autoriteti i Dosjeve, po i kanë edhe disa vende të tjera të botës, sigurisht të fuqishëm! Sali Berishës ia do interesi të hiqet si antikomunisti më i egër i vendit, po ai, si sekretar i Partisë së Punës që ka qenë, e di shumë mirë se komunistët antikomunistë janë nga njerëzit më të pafytyrë që ka njohur historia! Ai nuk duhet të harrojë se PD-ja është krijuar me lejen e Ramiz Alisë, të cilin Berisha i uronte në televizor për jetë të gjatë! Rigels i nderuar, në këtë botë lahen të gjitha!

– Thuhet se shumë dosje të ish-Sigurimit janë manipuluar nga Sali Berisha. Megjithatë ka zëra se dosjet origjinale janë dhe madje ato kanërënë edhe në duart e agjenturave të huaja. Keni një koment mbi këto pretendime?

Që shumë dosje të ish Sigurimit të Shtetit janë manipuluar nga Berisha ose jo, për këtë duhet të flasë vetë zoti Berisha si ish President e ish Kryeministër i vendit, sepse ai e di të vërtetën për ato që përfliten rreth tij! Për zërat që dosjet origjinale janë dhe kanë rënë në dorë të agjenturave të huaja, fola më lart, po edhe këtë Saliu e di shumë mirë, madje jo vetëm zoti Sali! Këtu dua të shtoj një thënie të popullit tonë : rrena i ka këmbët të shkurtra”! Nëse do të vërtetohen ato që fliten për Berishën, ky nuk do të gjejë vrimë ku të futet, aq të mëdha janë gjynahet e tij, për ndryshe ka të drejtë të kërkojë hesap!

– Ju keni mbajtur poste të rëndësishme në regjimin e kaluar komunist. Ka shumë kuriozitet nga të gjithë, kështu që më lejoni t’ju pyes si rekrutoheshin asokohe spiunët nga ish-Sigurimi?

Në sistemin e kaluar socialist unë kam mbajtur poste të ndryshme, që dihen, po nuk kam punuar asnjëherë në organet e Sigurimit të Shtetit, që të them konkretisht se si rekrutoheshin asokohe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Për këtë duhet të pyesni ndonjë specialist të organeve të Sigurimit të Shtetit, që është marrë me këtë punë, po një specialist dinjitoz, jo një horr, që e dredh ose e ka dredhur!

– Dakord dhe si gjithnjë jeni shterues. Por meqenëse edhe ju e përmendët pak më sipër figurën e Ramiz Alisë, desha një koment sa i takon zërave që thonë se rrëzimi i sistemit komunist që kulmoi me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, ishte një lloj tradhtie e Ramiz Alisë, i cili po dorëzonte pak e nga pak pushtetin. Sa të vërteta janë të tilla zëra?

Qenë hequr njëri pas tjetrit monumentet e Stalinit dhe Leninit në Tiranë. President i vendit dhe Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së ishte Ramiz Alia. Çdo njeri me “dy pare mend në kokë” e kuptoi se ishte Ramiz Alia me të tijtë, jo opozita, ai që i kishte organizuar e realizuar natën këto dy aksione kriminale me mjetet e shtetit. Se pa lejen e tij askush nuk mund të vinte dorë! Ishte ky një matje pulsi edhe për shumë “palokomunistë e paloudhëheqës” të urryer të PPSH-së, një “trokitje” për monumentin e shokut Enver! Përgatitjet, “kopsitur” me Berishën, për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, kishin filluar. Berisha asgjë nuk bënte e nuk mund të bënte pa dijeninë e pa yzmin e “idhullit” të tij, Ramiz Alia.

-Pra sipas jush ishte Ramiz Alia, ai cili përgatiti terrenin për rrëzimin e bustit dhe ishte Berisha ai që mori përsipër procesin?

Ramiz Alia nuk “guxoi” ta shtronte për diskutim në popull çështjen e monumentit të Enver Hoxhës, siç kishte premtuar publikisht në televizionin shtetëror shqiptar. Mjeshtër i kurtheve të errëta, më 20 shkurt 1991, ai thirri dhe mbylli në Sallën e Madhe të KQ të PPSH-së anëtarë të KQ dhe sekretarë të parë të KP të rretheve, ministra e anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, i rrethoi me forcat besnike të tij, që të mos kishin mundësi të reagonin në kohën e beftë, kur ky të jepte lajmin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Hekuran Isai me shokët e tij s’ishte në sallën e mbledhjes, sepse ishte i ngarkuar në krye të operacionit për rrëzimin e monumentit të Enverit, pa i hyrë kujt “gjemb në këmbë”. Në sallë, të pranishmit e kuptuan se ishte ministri i Brendshëm, ai që njoftoi Ramiz Alinë për zbatimin e detyrës, po Alia nuk e njoftoi në çast mbledhjen për çfarë i tha Hekurani, ia la ta sillte lajmin (ai e dinte), pak më vonë, një nëpunësi të stafit të tij. Mjeshtri i kulisave të errëta, ndërsa komunikoi lajmin “tori” ca pallavra për mbrojtjen me çdo kusht të monumentit të Enver Hoxhës, po kjo ishte sa për të kaluar “lumin”! E tradhtoi fytyra e tij e verdhë. Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës ishte dëshmia më e qartë që Alia i kishte dhënë fund mbrojtjes së mësimeve të Enver Hoxhës, LANÇ-it dhe socializmit.

– Në përfundim, keni një koment mbi nismën e PD për dekomunistizimin, që ka si target heqjen e simboleve të komunizmit?

Pa asnjë dyshim e shoh si një nisëm fashiste të një partie fashiste. PD-ja si parti borgjeze antikombëtare ka qenë disa here në pushtet, ka qeverisur alla fashiste dhe nuk ka mundur ta çrrënjosë komunizmin. As nuk do të mundet! Ajo e ka provuar këtë gjë, kur erdhi në pushtet me ndihmën e Rajersonit e Ramiz Alisë, më 1992. Partinë Komuniste të Shqipërisë të udhëhequr nga Hysni Milloshi, PD-ja fashiste e nxori jashtë ligji, po u detyrua të heshtë kur BE-ja antikomuniste i tërhoqi vëmendjen dhe partitë e tipit komunist u ligjëruan! Kush ka harruar, le të hapë ligjin “Për partitë politike”! Që nga ajo kohë, PD-ja nuk është dëgjuar më! Ka heshtur si struci! Parti Komuniste ka në të gjitha vendet e Europës. Nisma e PD-së për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare është një provokim i rëndë që i behet partisë borgjeze socialiste, të cilën horrat e PD-së dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit e akuzojnë për Parti Komuniste, si vazhduese e Partisë së Punës, pa qenë aspak e tillë as si program politik e strukturë organizative, as fizikisht! PS-ja është aq komuniste sa Partia Demokratike e Shqipërisë. Kam dëgjuar se PD-ja dhe Instituti ilegal ka marrë për aprovimin e kësaj nisme bekimin (dakordësinë) e PS-së. Edhe kjo çorbë e prishur mund të gatuhet, por PD-së do t’i kthehet në bumerang! Kjo vetëm do ta thellojë krizën e shoqërisë shqiptare! Që të ndalohet veprimtaria e ligjshme e partitë tipit komunist Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të ndërrojë ligjin për partitë politike, domethënë duhet të ligjërojë ndalimin e veprimtarive të ligjshme të Partive Komuniste.

27 Komente

  1. B
    Beni

    Ketij karit i ka ngek ora te enver hoxha,

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      T'i kishte ngelur ora tek Enver Hoxha do te ishte mire, se ai bente analiza marramendese te thella, por Muharrem Xhafa duhet te pranoje qe funksonaret e PPSH, duke filluar nga Sekretaret e Organziatave baze deri ne kreun e Piramides Byrone Politike, nuk duhet te zgjidhen ne organet e Kuvendit te Shqiperise Demokratike, ne poste te larta te Pushtetit Ekzekutiv, ne Presidence, ne Organet e Pushtetit Lokal, Organet e Drejtesise se Re Demokraitke etj. poste shoqerore. Kaq.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Berisha, eshte hakmarrja dhe mallkimi me te cilin diktatura dënoi popullin shqiptar edhe kur nuk do qeveriste për të ardhmen.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kështu o posi!

        Intervistë tipike se si mund të tjerësh llogje pa fund dhe mos thuash asgjë konkrete.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TV Skampa

          Po Llazi cfare mendimi ka? Si e peshkuan organet e sigurimit Mucin dhe Abdyl Xhajen? Shume faleminderit eruditit te qytetit tone per nxjerrjen ne drite te shume fakteve te panjohura per auditin e qytetit tone

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Çfare permbysje,çfare regresi i ka sjell vendit Ramiz Alia me Sali Berishen. As armiqte me te eger nuk kishin mundur te veprojne kaq egersisht sa vepruan keto dy monstra..!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fisnik

              Shoku Muharrem, sipas teje Ramiz Alia është dashur t'i mbetet besnik Enverit të vdekur dhe ta mbaj diktaturën deri në përgjakje të popullit! Ashtu siç erdhi komunizmi në Shqipëri ashtu edhe shkoi. Çka do të thotë kjo? Komunizmi erdhi në Shqipëri sepse në të njëjtën kohë erdhi në gjysmën e Europës dhe u shemb kur u shemb në gjithë Europën. Nuk mund të kishte vetëm në Shqipëri komunizëm! Po lere këtë, si është e mundur që nuk ka ndikuar në trurin tënd njohuria se komunizmi ishte një diktaturë çnjerëzore? Dhe veçanërisht në Shqipëri që ishte si Korea e Veriut sot!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Fisnik per hir te se vertetes nuk ka asnje gje te perbashket midis diktatures dhe komunizmit. Shqiperia ka perjetuar diktature por jo komunizem. Kete ngaterrojne te gjithe. Teoria komuniste nuk ka patur rastin te aplikohej ndonjehere ne kete planet. Ka mbetur teori me te cilen eshte abuzuar shume.

                Përgjigjjuni
                1. Lexo pak histori para se te shkruash dicka.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bardhyli nga Kosova

                  Qysh me fitu dashninë e ambasadorëve?! - Me i leju zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. - Me e pranu një “republikë serbe” brenda Kosovës. - Me i pranu targat serbe të automjeteve dhe me u dakordu që shtetasit e Kosovës nuk guxojnë me tregu as targa, as dokumente të Kosovës në kufi me Serbinë. - Me ia falë kishës serbe disa hektarë tokë. - Me e pranu eksterritorialitetin e kishës serbe në Kosovë. - Mos me folë për krimet e luftës të Serbisë. - Mos me folë për të zhdukunit me dhunë. - Mos me kërku dënimin e kriminelëve serbë të luftës. - Mos me kërku vendosjen e një pllake përkujtimore në Batajnicë ku u gjetën gati 1000 kufoma viktimash civile të Kosovës. - Mos me përmend kamionin me plot kufoma shqiptarësh të hedhur në Danub. - Mos me nervozu Vuçiqin. - Me pranu “Ballkanin e hapur” për interesa të Serbisë. - Mos me kërku anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. - Mos me kërku liberalizimin e vizave për kosovarë dhe me lavdëru BE-në që ia ka heq vizat Serbisë si shpërblim për katër luftëra të ndezura në Ballkan, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë. - Dhe krejt në fund: kosovarët me i kërku falje ambasadorëve që janë të lirë dhe të gjallë. - Kur i pranon krejt këto, atëherë mundesh edhe me vjedh vendin dhe asgjë nuk ka me të ndodhë, siç e ka tregu historia. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Vafsh ne djall ti bardhyl qe voton albinin. Vafsh ne djall me gjithe te ngjajshmit me ty o funderrine periferike

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjergji Simaku

                      Çfare i intervistoni keto mbetje fekalesh te largqoftit!!! Ky ka rrjedhe me kohe. Fosile

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Marksisti

                        Muharem, Nuk dua te zgjatem por disa pyetje po ti bej A u be analize perse deshtoi ai sistem edhe kush mbajti pergjegjesi? Kur Enveri ishte kaq I madh e I zgjuar si ka mundesi ja hodhi Ramizi ? Si ka mundesi te gjithe ja kishin me hile Enveri? Kush e la vendin pa eliten por e mbyti me eren e keqe te injorances qe sot e kesaj dite sundon vendin Ka edhe shume te tjera pyetje por nuk ja vlen te vazhdoj Por nje gje po ta them komunistet idealiste I vrau Enveri yt qe ti edhe shpura jote nuk I thoni nje te lige edhe njesoj si shpurat e Salisteve apo te gjithe isteve ju njesoj jeni

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vilsoni

                          Ramizi nuk ja hodhi asnjehere Enver Hoxhes , dhe ai mund te denohej shume kollaj ne mesin e viteve 70....vec kish fatin e madh te kishte ne krah Nexhmien , nga ata qe u denuan ureheshin nga Nexhmija ....se perse e ndihmoi Nexhmija dhe perse nderhyri te Enveri qe te bente nje autokritike te thelle dhe mbaronte gjithcka ? Kjo nuk dihet , besoj se dhe ajo bente planet e saj afatgjata dhe te siguronte gjithcka mbas ikjes se Enver Hoxhes .......dhe te gjitha keto i shikonte te figura e Ramiz Alise ......vec Nexhmija mbeti shume e pakenaqur me vendimet e Ramiz Alise ne fillim teviteve 90 , dhe me sa di dhe deklaruar nuk kane komunikuar me kurre ....

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nje tjeter shtetas shqiptar

                          Ky qenka koqe komplet. Sa per dijeni CIA amerikane nuk eshte si sigurimi i shtetit, sepse nuk merret me probleme brenda Amerikes, por vetem me problemet jashte USA. Brenda USA eshte FBI, porse as njera dhe as tjetra nuk kane bere ate qe ka bere sigurimi i shtetit me popullin e tij. Ky ngaterron detyrat e spiunazhit qe vepronte jashte shtetit, me ato qe bente sigurimi shqiptar brenda shtetit. Une nuk e kuptoj se perse vazhdojne, keta palo gazetare, te ftojne ne TV e tyre keta lloj njerezish. Perse vazhdoni te irritoni njerezit me keto intervista te ketyre njerezve te ndyre? Keta lakej te sistemit komunist, sepse komunizmi ka qene i tille dhe do te mbetet i tille. Ky debil flet kunder sistemit kapitalist, ne nje kohe qe ka ngrene dhe vazhdon te haje ne saje te ketij sistemi. Dhe ky ka drejtuar nje sektor te ashtuquajtur "sektori i edukimit". Ky qekur flet duket qe nuk ka asnje lloj morali apo edukimi qytetar, porse vetem (ç)edukimin komunist. Si e shpjegon, more koqe, qe ata qe dikur vuanin per çdo gje (ne sistemin tend "te ndritur" komunist), sot jetojne ne shtetet kapitaliste dhe kane blere shtepi, makina, shkojne per pushime ne vende ekzotike, etj, megjithese punojne thjeshte si punetore. Po a e di ti more hu gardhi se sa fiton nje hidraulik shqiptar ne keto vende, apo nje qe rregullon banjo, kuzhina, etj? Per fat te keq ne keto vende nuk ka komisione te atestimit qe te merrnin ne provim dy here gjates jetes tende per te ta rritur rrogen me 50-70 lek ne muaj. Dhe pyetja e pare qe te behej ishte politike dhe te behej nga shefat e kuadrit qe ishin me shkolle te mesme dhe qe vete nuk njihnin asgje nga teorite politike. Dhe mjere ai qe nuk pergjigjej si duhet; e humbiste mundesine per te patur ate shtese mizerabel te rroges por qe ishte e domosdoshme per te jetuar. Shko te shikosh se ku kane arritur me mijera shqiptare qe "tradhetuan" atdheun e shkuan ne vendet kapitaliste ( megjithese shumica e tyre ishin me biografi shume te mire "komuniste".

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Roberto

                            Po te ishte Enveri gjalle Ramizi do rrinte si pule e lagur por Ramizi ishte skile dhe perfitoi nga qe Enveri e afroi dhe mendoi te linte ate ne drejtimin e Partise. Muharrem Xhafa ka te drejte kur tregon ato te verteta qe te gjithe i dime. Me aq sa kam degjuar Muharrem Xhafa nuk ka qene njeri i keq dhe nuk ka bere keq. Thjesht ka qene njeri i drejte dhe ka zbatuar ato detyra qe ka patur.Ne c'do sistem ka njerez te mire dhe te keqinj keshtu qe nuk do te thote asgje nese jemi ne rregjim totalitar apo demokraci. Pse i paket ishte rregjimi i Berishes qe shkaterroi,vodhi dhe dogji te gjitha Uzinat??Fabrikat?Kombinatet dhe punishtet ku ishin punesuar me mijra njerez??Sa njerez zhduku Sali Berisha sepse i kishte kundershtare apo ishin njerez qe dinin per te shume pislleqe?? Te pakta jane keto??? Pse nuk i analizoni por kapeni me te shkuaren kur dihej boterisht se rregjimi kishte rregulla te qarta dhe ata qe nuk i zbatonin denoheshin?? Po me qe na erdhi "e bardha" demokraci e harruat c'ndodhi???Eshte kollaj te gjykosh me tifozllek por faktet jane ato qe tregojne fytyren e ndyre te atyre qe moren pa merite merita se gjoja ishin ata qe sollen demokracine.Muhabet i gjate ky qe nuk mbaron me nje shkrim apo disa rreshta.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Igor

                              Zoti esht bere pishman qe kesoj lloj njerezish i beri si populli i Shqiprise se bukur me pasurira natyrore nentokesore ,dhe tani iku nga Shqiperija dhe emigroj dikund ku ka njerez te ndershem,kurse Shqiptaret i ka mallkuar qe sot nuk i don askush ose vetem per interes ,kushdo qe te qeverise ne Shqiperi kure zdote lulezoj Shqiperija dhe Kosova kete e tha edhe Ismail Qemali qe Shqiptaret jane dashamire per te huajt por per te vetet jane armiq ,Hajdute keni lindur dhe hajduta dote vdisni.

                              Përgjigjjuni
                              1. Çekiçi

                                EDHE PER UDB JUGOSLLAVE PASKA PUNUAR SALI KRIMINELI TURP PER TE DHE PER ATA QE I BESOJNË DHE QE E VOTOJNË KETE MONSTER DHE BANDIT

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Ramski (Beogradski Partizan)

                                  Ish shefi i Sektorit Edukimit Komunist i PPSH akuzon Berishen se "...ka qene komunist i celikte dhe u kthye antikomunist.." . Se sipas ketij, Shefit, duhet te mbetesh Komunist i celikte der ne vdekje si ai vete qe te jesh Burre i mire (!) Sa per ato UDB-te, me mire mos i permend - Partia Punes ish Komuniste e sot Socialiste pati si Mami ne Lindje Dushanin e Miladinin e sot si Rilindje ka Aleksander Vucicin (qe ky "Shefi" mbase nuk ka numrin e duhur te syzeve ta shohe)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shmili

                                    PPSH firmosi (jashta ligjeve ndërkombëtare) një akt marrëveshjeje vëllazërore me Jugosllavinë duke pasur detyrime të ndërsjella (Shqipëria e Jugosllavia) të kthejnë të arratisurit nga shtetet përkatëse. Kush ishin të arratisurit? afër absolutes 100 % shqiptarët të ndjekur nga shërbimet homologe - UDB-a, resp. Sigurimi. Gjithë sistemi i sigurimit shtetëror i të dyja shteteve bashkëpunonte vëllazërisht në dëm të shqiptarëve.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. I
                                    I juaji Enver Hoxha

                                    Shoku Mutarrem, ti muti bir muti nuk je I sinqerte siç te meson Partia. Ke pjerdhur. Të ka dhënë urdhër ai birboja I Librazhdit, qe ha mut bashke me pulat. Tualeti dmth. Eshte porositur Sulua qe tju qijë në bythë të gjithëve ju të Ripjerdhjes. Ashtu de.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Y.H

                                      O ti me pseudonimin marksisti. Pyetje me vend.Mbase mund te jesh dhe ndonje miku im, apo i seres time.Te pergezoj dhe pac gjith te mirat e kesaj bote.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        TROPOJA

                                        Per gjithe kete katrahure qe ka ndodhur ne Shqiperi keto 30 vjet, pergjegjesi j vetem eshte tradhetari Ramiz Alia. Gaboj rende se vuri ne drejtimin e partive pluraliste njerez te paformuar. Demokracia nuk filloj per se mbari. Duheshin njerez te mencur dhe qe e donin Shqiperine.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          alphade

                                          Nje here, para disa vjetesh, e pyeta, nese nje dite fiton PPSH , sekretar i pergjith- shem ishte vete Muhartemi, e pyeta: So- cializmi qe do te ndertoni Ju si Parti a do t’i ngjaje ketij socialzmi qe nuk e “permbysi” as Ramizi me intrigat e tij dia- bolike dhe as Sali Drakula i Vicidolit dhe as ngazellimet e Rayersonit neper metingjet e PD, gje e ndaluar rreptesisht nga Konventa e Vienes qe nje ambasador te marre anen e partive politike ne nje vend, por socializ- mi shqiptar Groposi Vetveten , ku “colpo de gracia” iu dha nga siper, Ramiz Alia qe kishte pushtetin dhe sidomos ato per te ci- lat flet Muharremi , Sigurimin e Shtetit te drejtuar nga Hekuran Isai ! Tash erdhi radha t’JU jap pergjigjen e Muharremit lidhur me Socializmin e “ardhshem” a do te ishte idem si ky socializem qe na “ la shen- dene” ! Jo, me tha Muharremi ne menyre kategorike ! Socializmi e ardhshem sic e mendojme ne si Parti nuk do te ndertohet me kolkoze e sofkoze: Kooperstiva e ferma por do te jete krejt ndyshe ! Ne tha Muharremi do te bazohemin ne “Manifes- tin Komunist”’, documenti themelor i Partive marksiste, sipas te cilit “Komunis- tet nuk jane kunder cdo lloj prone por vetem kunder prones se madhe kapitalis- te”! Kjo hedh poshte katerciperisht percud- nimit qe iu be socializmit qe deformue ne nje fare feje qe po t’a merrte vesht Marksi atje ne varr do iu rrotulloheshin zorret dhe do te villte nga neveria …..! U hoqen obo- rret , u tufezuan bagetite …..dhe fshatari mbeti si peshku ne rere ….! Ku mbeti teoria e Marksit qe ishte per likuidimin e vetem te “prones se madhe kapitaliste” duke mos e prekur pronen e vogel dhe te mesme ! Por Lenini edhe kesaj i dha derrmen Marksit kur tha se “prona e vogel kapitalis- te lind cdo ore, cdo minut pronen e madhe kapitaliste” ! Ne filosofine marksiste kjo si edhe shume kontradikta te tjera midis filo- sofise se Marksit dhe Leninit justifikohe- shin si “pasurim i teorise m-l” dhe jo si kontradikta ashtu si edhe “fitorja e revolu- cionit ne vendin ku hallka e kapitalizmit eshte me e dobet” ne kindershtim me Marksin ku deklaronte se revolucioni do te triunfonte ne ato vende ku kapitalizmi kishte arritur piken me te larte te zhvillimit, imperializmin ……Por me flagerante ishte definizioni i Luftes se Klasave sipas Marksit : Ne asnje cep te teorise se Marksit, ne beote ne tij te fameshme kapitale “KAPITALI” nuk ben fjale per luften e klasave sic u konveptue e vene ne praktike me vone nga Lenini dhe sidomos Stalini qe e cuan ate deri ne rrjedhojat e fundme” ! Stalin i degdisi kunderstaret e tij ne Siberine e Larget ?! Dhe ky deportim u be ne mase ! Tek Marksi per fatin e keq te te botkuptimit socialist u gjet nje leter prej 10 rreshtash e shkruar nga Marksi derguar Valdemejerit ku i thote se Ai (Marksi) kish- te 40 vjet qe luftonte kunder borgjezise dhe nuk ia lejonte vetes nje braktisje te Luftes se tij klasore! E kam perifrazuar kete thenje te Marksit, ne letren e Valde/ mejerit , ku vetem ne kete leter (10 rreshta) Marksi ben fjale per luften e klasave ! Kjo u shfrytezua me vone nga detraktoret e Marksizmit sikur kishin “zbuluar” Vezen e Kolombit duke e shndrruar ate ne prioritet per konsolodimin e Shtetit e te pushtetit te tyre duke e perdorur kete thenje te Marksit si atu per perjetesimin e pushtetit te tyre.,,! Perjetesimi i pushtetit dhe kulti individit sipas “Idese Absolute Hegeliane” ishin dy shtylla ku mbahej sistemi qe groposi vet- veten ! Por ajo qe i dha fund ketij sistemi ishte pikerisht fusha me nevralgjike : Ajo e ekonomise! Nje deshtim i plote ! Kjo tregoi se me likuidimin e prones private mbi mjetet e prodhimit pa arritur nivelimi i ndergjegjes me pronen shoqerore (pronen private) shanshet e deshtimit jane te pae- vitueshme ! Nuk do t’a harroj kurrre nje de- klarate te Sekretarit Amerikan te Shtetit Shulz ne nje takim me te ne Karakas te Venezueles (Mars-1983). Ne ate takim Shulz deklaroi me ze kategorik se Sociali- mi heret apo vone do te deshtoi sepse Ai nuk merr parasysh ligjet e shoqerise: Pro- nen private, ekonomine e tregut, konkuren- cen e lire ! Socializmi eshte armik I inisia- tives se lire …..,Une kur degjoja kete dekla- rate te Shulsit thosha me vete : “Ky Ameri-kani ka lajthitur” ! Kaq kollaj eshte te permbysesh socializmi .,,..!!!! Por e verteta dhe e ardhmja e socializmit vertetoi te kunderten ! Shulzi kishte te Drejte duam apo nuk duam ne sot ! Socializmi nuk “ngjiti” ne asnje vend te botes, as ne BS ! Sigurisht pati disa arritje ne dekadat e para te ekzistences se tij, pastaj erdhi stanja- cioni (Vrima e Zeze) nga ku nuk doli me kurre derisa nen efektin domino u gropos ne te gjitha vendet e Lindjes ! E nisa me me mikun tim, Muharrem se si do te ishte Socializmi ne te atdhmen pas 100-200 vjetesh dhe pergjigja e tij ishte : JO ! Ne asnje menyre ! Por nuk e pyeta me tej : Atehete si do te ishte ? Kjo pergjigje mbetet per te ardhmen……!!!??

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            alphade

                                            Po komenti im …….

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shmil Pollogasi

                                              Se ka qenë me "teskere" anëtarësie në PPSh e dimë dhe e kuptojmë ose e keqkuptojmë këtë rrethanë... Më thuaj, zotrote, dicka konkrete, materiale, dokumentare (jo me akuza ka qenë, ka pasë për qëllim, ka tentuar, ka planifikuar etj se jemi ngopur me trillime të këtilla..) jo me indikacione, p.sh. ambasadori X në Beograd mirëpritej në cdo ambient publik në Beograd: atij i bëhej nder dhe kurrë nuk i kërkohej të paguante për atë që konsumonte... Kur shpifni, bëheni të neveritshëm dhe lexuesi i ndërgjegjshëm e ndërpret leximin se pos drëngëllave të përgjithësuara, nuk mëson gjë...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                Ortega

                                                dhe unë kur isha diku 16 - 17 vjec, kaloja përskaj vitrinave të bibliotekës...dhe shikoja koopertinën e "Kapitalit" të Marxit, me mjekrrën e tij dhe i drejtohesha atij - Marxit: O, Marks, O Marks, si more njerëzit më qafë. Logjika dhe intuita ime më fliste se teoria e tij ishte vetëm teori e keqkuptuar bile edhe e abuzuar dhe nga injoranca edhe keqinterpretuar se po të kishe do kokë gjedhe do bëhej qiameti - se prona private ishte e liga e shoqërisë...!!! Ec e shko në burg, thoshin prokurorët e Enverit dhe gjykatësit - minoheshin themelet e rendit socialist përmes pronës private të keqkuptuar nga armata e injorantëve...

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje