Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU, në fokus zhvillimet në Partinë Demokratike dhe rruga drejt BE-së

6 Tetor 2022, 16:15Politika TEMA

Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU, në fokus zhvillimet

Agron Gjekmarkaj është takuar me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum.

Gjekmarkaj shprehet se është ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës, drejt hapave negociues me BE.

"Takim i gjatë dhe i përzemërt me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Zëdhënësin e CDUsë, z. Gunther Krichbaum.


Ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës sonë drejt hapave negociues me BE.


Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformen në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare.


Pikë kyçe në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur", shkruan Gjekmarkaj. 

2 Komente

  1. J
    Juristi Bardhi

    Po ku e gjetën këtë fshatar për të bërë negociata me gjermanët , le që më të mirë se ky nuk kanë se ku i gjejnë pëdëistat e PD që ka vulën . Për Foltoren nuk bëhet fjalë për takime e negociata me PPE. Pa ikur Non Grata , bëni sehir si takohet Gjoku i markajve me ish aleatët e pd.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nokja

      Gjoku malok ka marre poza udheheqesi ! Pika malokut shpellare na thote jam qytetare, mjere populli ky pleh i pa cipe,merr dhe Alexsander Byy..en Besnik spiunin Bislim Ahmetin shkoni ne shpelle te Drogobise...plehra ju njohin Shqiptaret keni gjeneral Shaban Tapin spiunin Qukapik..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje