
Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale Gjermane, Peter Zingraf.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike.
"Takim i përzemërt me Ambasadorin e Republikes Federale Gjermane Peter Zingraf.
Një bisede realiste mbi çështjet akute te integrimit europian të shqiptarve një enderr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shelbehet.
Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundesite dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.
E Informova z. Ambasador per inisiativen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi qe të bisedojë mbi mundesinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale me një kantidat në sintoni me kerkesat e qytetarve dhe interesave të frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla", shkruan Gjekmarkaj.
Po te mos i njohesh, nga qendrimi ne kolltuk do mendosh se ky kllufi jone eshte ambasadori gjerman.
Shikoni fotografine : Kontrasti I thjeshtesise gjermanit me megallomanine e banrajtarizmin shqiptar !!! Malokeri hesapi ….!