Gjenerali i Trump “pushton” Tiranën/ Bimo: Emërimi i Wendt tregon se Uashingtoni është më afër Tiranës

14 Prill 2026, 20:38Politika TEMA
Gjenerali i Trump “pushton” Tiranën/ Bimo: Emërimi i Wendt

Diplomati Roland Bimo thotë se emërimi i ish gjeneralit Eric Wendt si ambasadori amerikan në Shqipëri, tregon se Uashingtoni është më afër Tiranës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë, është fakti se si janë marrëdhëniet e Wendt me stafin e DASH.

“Në përgjithësi, kam përshtypjen që vendet që presin emërtesa politike, mendojnë se është më mirë për ta të kenë figurë që vjen nga politika, sesa nga DASH. Kjo nuk qëndron, nuk vërtetohet nga faktet empirike, por ka qasje, që i dërguari i presidentit, siç është në Francë, Greqi, mendohet se janë më afër vendimmarjes. SHBA janë në një proces jashtëzakonisht delikat sot. Trump deklaroi se do e ndryshonte personalin e DASH. Mesa duket, nuk ia ka dalë kësaj aventure. Për ne ka rëndësi si janë marrëdhëniet e gjeneralit me stafin e DASH. Në rastet e shteteve si Shqipëria, ka rëndësi niveli i vendimmarjes. Shpresoj që me një emërtesë politike, zinxhiri i vendimmarjes  mos të jetë rutinë, por të ketë edhe pjesëmarrje nga Uashingtoni direkt. Të huajt, miklohen kaq shumë me shqiptarët, saqë krijojnë miqësi surreale me ambientin që i rrethon”, theksoi ai./abcnews.al

6 Komente

  1. N
    Nesho gagaci thone se do shkoj ambasador

    Ka caktuar ushtarak se keshtu eshte nje mareveshje TRUMP SALI me nderhyrjen e ROBERT PAPES per arrestimin e edi rames e do e cojne te qelia e maduros

    Përgjigjjuni
    1. G
      General Wendt

      Kam ardhur ketu ekskluzivisht per Xenin, Mediun dhe Saliun

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipe Etnike

        o Bimo:Ik dhe mos na "Jepe Mendje"..sepse e kame "Rradaken Plote"...dhe gjerat i Ndaje Vete....??Kuptove?? 1-Abasadori Amerikane ne Shqiperi..nuk ka ASNJE SENS DIPLOMATIKE..eshte thjeshte nje Ushtare i Trampit.......Kapito Dotore???

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Ka ardhur sepse do dal ne pension dhe do qe te dali mir pensioni

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeneral i Saliut në pension .

            Gjenerali ka dalë me kohë më pension , o emigrant injorant ! Ti nuk e ke idenë se sa e ka pensionin një gjeneral leitnant amerikan . Ai nuk vjen ambasador në Tiranë për të rritur pensionin !

            Përgjigjjuni
          2. M
            Miku i madh SHaBAni

            Sic duken bathe, Shqiperia ka nevoje per nje guvernator ushtarak. Ose jemi ne prag lufte, OSE territori shqiptar do te vihet ne DISPOZICION te luftes se Trapit. Ne te dyja rastet jemi te angazhuar Ne lufte per Bordello e Paqes". Pasojat vine prapa.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje