Gjykata e Lartë: Sulmet ndaj institucionit janë përpjekje për intimidim të drejtësisë, procesi për zgjedhjen e gjyqtarit kushtetues ishte ligjor dhe transparent

17 Tetor 2025, 13:35Politika TEMA
Gjykata e Lartë: Sulmet ndaj institucionit janë përpjekje

Gjykata e Lartë ka reaguar përmes një njoftimi për media pas debateve të ditëve të fundit mbi mbledhjen e posaçme të 30 shtatorit 2025, ku u zhvillua procesi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të gjatë për median, institucioni më i lartë gjyqësor në vend ka dënuar ashpër “komentet e pavërteta, interpretime të njëanshme dhe gjuhën fyese që po përdoret në hapësirën publike”, duke i cilësuar ato si “sulme të rrezikshme ndaj shtetit të së drejtës”.

Gjykata e Lartë thekson se këto reagime publike nuk lidhen me debat institucional, por përbëjnë “një përpjekje për të diskredituar dhe intimiduar gjyqësorin”, duke ndikuar drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u justifikuar”, thuhet në reagim, duke shtuar se çdo veprim i institucionit ka qenë “transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin”.

Gjykata sqaroi se një nga fletët e votimit është shpallur e pavlefshme për shkak të shënimeve shtesë që cënonin fshehtësinë e votës – një element thelbësor për vlefshmërinë e procesit.

“Fshehtësia nuk është formalitet, por garanci substanciale e pavarësisë së votuesve. Pranimi i votave të identifikueshme do të rrëzonte këtë parim”, thuhet në reagim, duke kujtuar se i njëjti standard zbatohet edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në proceset e tij të brendshme.

 

Dokumenta bashkëngjitur

12 Komente

  1. D
    Degelisi

    "intimidimin"????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besnik

      Kush jeni ju mer jaho qe flisni keshtu? Na e shpifet edhe ne drejtesi, edhe tani me keshilla e opinione! Si ju duket vetja?! Hahaha

      Përgjigjjuni
      1. r
        rozi

        Në fakt të ndodhin të tilla shkelje në këtë institucjon është turp i madh...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ani

          Cila shkelje? Nese fleta eshte e dallueshme, ai qe e ka plotesuar ka dashur te identifikohet qe ka votuar per Llagamin. Ne kete menyre kandidatja ka kryer ndikim te paligjshem. Rregullorja eshte e qarte dhe pikerisht ky eshte qellimi; te mos manipulohet votimi, ndaj ndeshkohet si vote e pavlefshme. Nuk po ve njeri ne dyshim qe vota eshte qartesisht per kete kandidate, por vota esht e paligjshme se votuesi ka dashur te ja beje te ditur qe ka votuar per te. eshte shume cinike dhe e ulet nga ana e medias, qe nje parim kaq elementar te votimit te fshehte e keqinterpretojne me qellim. Flamurin e ka marre Top channel, ku nuk qe i ftuar asnje jurist i paanshem per ta qartesuar, por nje grup idiotesh qe flisnin kodra pas bregut. Shume turp!

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          Per çfar intimimi flisni ju te drejtesise ? Ju jeni hajdutet dhe perkrahesit e krimineleve me standartin e dyfishte qe veproni , ju jeni sabotatoret kryesor te prishjes se reformes ne drejtesi .Sovrani do tjua tregoj vendin me vendimet qe jepni .

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yyyppp Xhixhi

            O legena gjyqtare a na saqaroni dot me nje aritmetike te thjeshte te klases se pare se si nxoret fitues Vokshin e Albanes se Saliut me 6 vota, kur tjetra mori 9 vota, ja hoqet nje si te pavlefshme i ngelen 8 dhe serish fiton tjetri me 6 ??????!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca

              Baballaret e drejtesise se kombit, jane te ndjeshem e merziten shpejte! Prandaj, sido qe te bejne dhe cfardo te vendosin, duhet te jene te qete e me humor te mire. E njejta gje vlene edhe per te ngjajshmit e tyre ne GJKKO, GJK etj. O njerez, jane pasuri e madhe keta, mezi i kemi.

              Përgjigjjuni
              1. :
                :)

                Reagim dinjitoz.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Se c'mut drejtesie kemi ne, e merr vesh me te degjuar qofte nje here te vetme kufomen non grata. Por mos harroni se mbaheni me taksat tona mor plehra qe po varrosni Shqiperine

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhemal

                    Efektet e propogandes neonaziste(salizmit),po ndihen ku tere ushtaret e propogantes neper TV,gazeta etj Kane nisur nje sulm frontal rrufe, kunder istitucioneve demokratike si sulmi nazist ne luften e dyre boterore,degjoni,shikoni si perdhosen ,presidenti,drejtesia,policia,nuk behen kritika por akuza te renda per te ulur besimin e njerezeve,per te nxitur urrejtjen,percarjes,konflikte sociale,arrijne te sulmojne ambasada,njerez te kultures,dijes ,shkences,Brenda e jashte vendit

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niko

                      Perserisni votimin prap edhe kaq.Po sju intereson se doni te vini ate qe doni ju.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Intimidimi i motrave tuaja, . Fol shqip

                        ....se na cate rocken

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje