Kur dhe Arjan Ndoja distancohet nga Berisha, Flamur Noka dhe Gaz Bardhi

17 Tetor 2025, 09:59Politika TEMA
Kur dhe Arjan Ndoja distancohet nga Berisha, Flamur Noka dhe Gaz Bardhi

Në fund të seancës plenare të djeshme, pas përfundimit të votimit, disa deputetë kanë marrë fjalën për çështje jashtë rendit të ditës.

Mes tyre, për herë të parë në foltoren e Kuvendit ka folur edhe Arjan Ndoja, i cili, mesa duket, ka shfrytëzuar fjalimin e parë në Kuvend për të shigjetuar aksionet që përfundojnë me kaos të kolegëve të tij të PD, Flamur Noka e Gazment Bardhi.

Në këtë fjalim që kaloi pa u vënë re, për shkak të deklaratave që ndërkohë mbaheshin në oborrin e Kuvendit, ai ka thënë se vetë nuk do t’i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, pasi vjen nga lista e hapur.

“Është hera e parë që dal në këtë foltore, dhe në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Së dyti, jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime ta ndërtoj rrugëtimin bazuar në punë, respekt dhe dinjitet. Falenderoj në mënyrë të veçantë deputetët që janë këtu nga Partia Socialiste, që janë ende pjesë e kësaj seance, bashkë me 11-shen tonë, por që nuk plotësojmë kuorumin që të zhvillohet seanca.

Kërkesa që bëjnë deputetët e PD ka të bëjë me faktin që ky Kuvend ka detyrimin që të zhvillojë seancat plenare në mënyrë sa më të rregullt, në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren. Nga seanca e parë e deri më sot kam parë një varg shkeljesh dhe parregullsish të cilat nuk më duken normale. Unë e kam thënë mendimin tim, që në Kuvend të kthehet normaliteti, ku njerëzit të kuvendojnë, të flasin.

Rolin kryesor e ka drejtuesi i seancës, kryetari, nënkryetarja. Nuk po gjendet vullneti për të zbatuar rregulloren. Jo vetëm unë, por edhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar të PD duan që të flasin dhe të kontribuojnë me mendimin e tyre kundër ose pro.

Me qenë realist, unë e di që është prishur godina e Teatrit Kombëtar, por shoh batuta, sjellje komike që këtij Parlamenti nuk i shkojnë përshtat. Unë e quaj vend të shenjtë që i shërben qytetarëve.

Kam dy çështje për të diskutuar që i përkasin zgjedhësve të mi. Po shpronësohen disa banesa. Banorët duan dëgjesë publike. Problemi i dytë është për banorët e lagjes 17 në Durrës. Sa herë bie shi, për shkak të problemeve të kanalizimeve, ata përmbyten.

Është detyrim i qeverisjes vendore dhe qendrore për ndërhyrje të menjëhershme, sepse atyre u shkaktohen dëme të pariparueshme dhe akoma nuk kanë marrë kompensime.

Ju bëj thirrje edhe njëherë: mua as më keni parë, as s’di më shihni duke i rënë tavolinave, sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim, por nga ana tjetër ju bëj thirrje edhe ty personalisht, zoti Balla, mos na etiketo të gjithë grupin parlamentar, se një pjesë e grupit, që është pjesa më e madhe, duan të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan që të flasin. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD, aq më tepër që një pjesë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji.

Zoti Peleshi, thirrje miqësore: të respektojmë Kuvendin dhe të rikthejmë normalitetin. Njerëzit duan të dëgjojnë. Ligji për mbetjet ka problem juridik, nuk mund të kalohej vetëm në votim,” – tha Ndoja ndër të tjera.

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja është shkarkuar nga KPK më 6 maj 2022, pasi kishte lidhje me njerëz të botës së krimit dhe probleme nga ana profesionale. Prokurori i Durrësit u shkarkua me vota unanime, ndërsa e ankimoi atëkohë deri në tërheqjen së fundmi për shkak të përfshirjes në politikë, pranë Berishës dhe PD-së.

11 Komente

  1. T
    Te gjithe kriminelet mbrohen nga saliu

    Sa me shume lidhje te kesh me krimin aq me i dashur je per saliun dhe popullin cecen

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Ore, diskutimi i Ndojës qenka komplet kundër Berishës......... . Po do ta hajë nga Nul Moka. Z. Ndoja thotë, mua nuk do më shikoni ndonjëherë duke u rënë tavolinave, sepse unë nuk e kam atë edukatë, që ka Muli, nuk e kam atë formim që ka Vokshi apo Gazi. Unë nuk jam si Gjekmarkaj, thotë z. Ndoja........... . Shumë normal. Dhe Ndoja thotë, mos na etiketo gjithë grupin si budallenj, se nuk jemi të gjithë budallenj.

      Përgjigjjuni
    2. Produkt berishist .

      Mos harroni , o Njerez , se kjo kategori malinje ka nje " Nuhatje " te rralle . Per te shmangur zararet , I nderrojne shpesh padronet . A nuk e vini re te tillen te ky principal I madh , te KY Njeri me fibren morale me pasterti verbuese , Tek pergjegjesia perpara votuesve ... Dhe Ajo lista e hapur qe eshte mesazh per gerrdallen Berisha dhe Jo vetem ....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk di me qa a me qesh

        Ha ha ha "edukata" jote!

        Përgjigjjuni
        1. r
          realisti

          Ju lumte Prokuror,keshtu duhen deputetet te mendojne me koken e tyre dhe te qajne hallet e zgjedhesve.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            E hengri Sala ,ama edhe ti mos dil per gjah.

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Diskutimi i Z.Ndoja eshte brenda te gjitha normave te Kuvendit.A ka mundesi qe edhe te tjere,sic thote Ai ,duan qe te kete nje jete kuvendore normale.Duke pare qendrimin paragjykues te disa komentuesve them se jo vetem nuk duhet etiketuar por duhet perkrahur.Ne qoftese ky person ka probleme me drejtesine ,ajo te bej punen a saj.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DEMOKRATI

                Çdo njeri, pavarësisht nga origjina, raca, formimi, bindjet, etj., etj., ka vese dhe vyrtute, por ky djali, me këtë fjalë të parë që mbajti në kuvendin e Shqipërisë tregoi se është njeri me norma morale dhe profesionale, njeri realist dhe kurajoz, se nuk është e lehtë të dalësh nga rreshti i Salehut… Ja, vini re Fatmir Mediun, i cili gjithë jetën e vetë ka dalë nga listat e mbyllura të PD, që nuk ka parti dhe nuk e voton as fisi i tij… Nuk ja mbajti të deklaronte thjesht që do merrte pjesë në protestën e sotme në Sheshin Skenderbej, le më të deklaronte që unë nuk mund t’i bindem vendimit të Saliut dhe PD-së (larg qoftë…), por për t’u paraqitur si patriot i “madh” dhe që do merrte pjesë në protestë, i hakërrohej, pa lidhje, Taulant Ballës…

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli i vocer me gjysme opinge

                  Arjan Ndoja ke nje bravo te madhe te lumte ke folur shume bukur por kete rrugen tende dhe edukaten tuaj duhet ta ndjekin te gjithe grupi i PD-se teumte edhe nje here. RESPEKTE !

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PO , PO

                    Ky eshte modeli i nje opozitari konstruktiv , njeri i balancuar e me tru , qe di perse ka ardhur ne parlament e cfar kerkojne zgjedhesit prej tij . Une edhe pse jam thellesisht i majte , kam respekt per kundershtare te tille dinjitoze !

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asllani

                      Majmunet po ikin nga Zambia dhe po kacaviren ne sallen e parlamentit Shqiptar.Lum si shqiptaret kush I perfaqeson.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje