Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit

17 Tetor 2025, 10:24Politika TEMA
Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në,

Sali Berisha dhe Albin Kurti kanë vendosur të mos marrin pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së, protestë e cila do të mbahet sot në Tiranë, në orën 17:00.

Analisti Frrok Çupi tha në “Tirana Live” në ABC News se protesta nxori në pah fytyrat e vërteta të tradhtarëve të kombit shqiptar, sipas tij, të dyshes Kurti-Berisha. Ai shtoi se Berisha e ka bojkotuar gjithmonë çështjen e Kosovës, edhe kur u shpall pavarësia e saj.

“Ky tubim ka një emër shumë të madh. Emri i këtij tubimi është shumë historik, që i jep vlera kombit shqiptar. Kjo është me një vlerë më të shtuar, për arsye se i dëshmojnë botës se shqiptarët dinë të marrin vendime politike dhe e dyta se shqiptarët dinë ta mbrojnë fitoren që kanë arritur. Ky manifestim është një pasqyrë ku tregojnë fytyrat e tradhtareve të kombit.

Sot kemi rastin që të shikojmë të gjatë tradhtarët e kombit shqiptar, që është dyshja Kurti-Berisha. Gjëja më e fundit që mendon Berisha është Hashim Thaçi. Berisha e ka bojkotuar gjithmonë çështjen kombëtare. Berisha ka qenë kundër që kur u përmend pavarësia e Kosovës, njësoj po dhe Kurti që nuk ka njohur as flamurin e Kosovës.

Berisha është akuzuar nga vetë Rugova, si një tentativë e Berishës për të vrarë Rugovën. Berisha nuk ka vepruar kundër Kosovës, popullin e vet e rrënoi, e bëri grusht shteti. Luftojnë kundër Edi Ramën, sepse Rama mendohet Europë sot në Tiranë dhe duke goditur Ramën, godasin Perëndimin. Liria nesër do të ketë një emër por jo për të gjithë njësoj”, tha Çupi.

5 Komente

  1. 1
    1997

    Dy non gratat tradhetare te kombit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban Luma

      Kurti tradhtar e Frrok Çupi patriot?!. O ZOT çfare po na degjojne veshet e na shohin syte

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shyqyr qe ka pak si ky Albani

        Pse bre Alban e ke mbyll trurin ne bythen e Saliut? Po, Cupi eshte patriot, dhe Saliu eshte kriminel antishqiptar. Pse te duket cudi, apo je njeriu i Qim Pekes?

        Përgjigjjuni
      2. S
        SHQIPẼTAR I SHQIPERISE.

        KURTI, NON GRATA NE TIRANE !!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje shqiptar i indinjuar

          Alban Luma,nje nga tradhetaret e spiunet e fshehur te ketij kombi qe guxon te permende dhe emrin e nderuar te gazetarit dhe patriotit Frrok Cupi,duke i dale ne mbrojtje ndyresirave te ketij kombi Berisha e Kurti,qe i njohin dhe femijet e vegjel. Respekt dhe mbeshtetje ndaj Frrokut,nje nga mendjet me te hapura te ketij kombi,qe me konsekuence e vetmohim guxon te permende emrat e te korruptuarve e vrasesve te ketij vendi,emra qe dhe SPPAKU trembet e nuk guxon tu ktheje reston kur cdo dite e sidomos te henave vjellin vrer kunder drejtuesve te SPAKUT e kunder prokuroreve te ndershem qe erpqen te bejne punen e tyre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje