Gjykata zbardh vendimin për Berishën: Shkëlzeni dhe Argita s’kanë pranuar të marrin njoftimin

7 Nëntor 2023, 15:40Politika TEMA

Gjykata zbardh vendimin për Berishën: Shkëlzeni dhe Argita

Gjykata e posaçme ka zbardhur vendimin e seancës gjatë caktimit të masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha që akuzohet për korrupsion në lidhje me aferë e ish-kompleksit Partizani.

Në datën 23.10.2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur pranë sekretarisë së kësaj Gjykate, njoftimin mbi zbatimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj të hetuarit Sali Berisha.

Në zbatim të vendimit si më sipër, më datë 21.10.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, kanë nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e tij, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj Berishës. Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe njëkohësisht janë ngarkuar që të kryejnë të gjitha veprimet në funksion të ekzekutimit të vendimit, të përpilonte procesverbalin përkatës, duke iu marrë dhe nënshkrimi personit nën hetim.

Sipas procesverbalit ”Për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendimin Nr. 112 Akti datë 20.10. 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin Sali Berisha”, datë 22.10.2023, është marrë informacioni nëpërmjet mediave se shtetasi Sali Berisha kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21.00 në selinë e Partisë Demokratike. Oficerët e policisë janë afruar afër këtij ambienti dhe kanë pritur mbarimin e konferencës për shtyp me qëllim kryerjen e ekzekutimit të vendimit.

Pasi përfundoi konferenca për shtyp, rreth orës 22.45 të datës 21.10.2023, kanë hyrë në ambientet e selisë dhe punonjësit të recepsionit i është kërkuar të njoftonte shtetasin Sali Berisha për t’i komunikuar një vendim. Në pritje e sipër, pasi nuk kanë marrë asnjë pergjigje, nga ana e punonjësit të recepsionit, janë ngjitur në katin e dytë, ku i kanë kërkuar personave që ishin të pranishëm, për t’i orientuar tek zyra e shtetasit Sali Berisha. Ata kanë takuar Akil Krajën, Drejtori i Kabinetit të Partisë Demokratike, ku këtij të fundit i kanë kërkuar që ta orientojë tek zyra e shtetasit Sali Berisha, për t’i komunikuar vendimin. Në pritje e sipër, është paraqitur shtetasi Ledio Nuraj, i cili është prezantuar si avokat dhe përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, të cilit i kanë kërkuar të njëjtën gjë njoftimin e shtetasit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin. Pas disa minutash, shtetasi Akil Kraja i ka komunikuar se duhet të ngjiteshin në katin e tretë dhe së bashku kanë shkuar tek zyra e shtetasit Flamur Noka, ku ishin të pranishëm Flamur Noka, Agron Kuliçi dhe Oerd Bylybashi. Këtyre të fundit u është kërkuar që të njoftonin shtetasin Sali Berisha.

Më tej theksohet se Berisha ishte brenda ambienteve të selisë Partisë Demokratike, por oficerët e policisë gjyqësore ishin në pamundësi të identifikonim zyrën ku ndodhej ai dhe kanë qëndruar pikërisht tek zyra e shtetasit Flamur Noka.

Rreth orës 00.10, nga shtetasi Flamur Noka, i është komunikuar se nuk mund të qëndronin dot me në seli pasi nuk mund ta takonin shtetasin Sali Berisha, duke qenë se vendimi ishte ne shkelje te Kushtetutës dhe si i tillë nuk mund t’i komunikohej.

Më pas oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën zyrtare të Berishës. Në hollin e shkallëve, ishte vendosur një shërbim për ruajtjen e banesës së shtetasit Jamarbër Malltezi, me qëllim kryerjen e kontrollit të banesës në datën 22.10.2023. Shërbimi ndodhej në holl të katit të tetë pasi në të njëjtin kat ishte edhe adresa e shtetasit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Rreth orës 00.25 të datës 22.10.2023 janë njoftuar nga shërbimet e policisë që ishin të vendosura aty se shtetasi Sali Berisha kishte hyrë në banesën që ndodhej në katin e tete. Në këto momente ata janë afruar në ambientet e banesës se tij ku ai ndodhej dhe pasi janë ngjitur në katin e tetë, kanë trokitur në derën e banesës.

Dera është hapur nga shtetasi Shkëlzen Berisha, i biri i shtetasit Sali Berisha, ku pasi iu shpjegua arsyeja e marrjes së kontaktit nga ana e tyre, u kërkua të njoftohej Sali Berisha për t’u njohur me vendimin gjyqësor dhe urdhrin e ekzekutimit të dërguar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka thënë se babai i tij nuk dëshironte të takohej me asnjë njeri dhe se orari ishte i papërshtatshëm, duke lënë si mundësi ardhjen e tyre të nesërmen në datën 22.10.2023. Në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar nga këto ambiente, për ta njoftuar në një moment të dytë.

Rreth orës 09:45, po të datës 22.10.2023, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në banesën ku jeton Berisha. Dera është hapur nga vajza e tij, shtetësja Argita Malltezi. Pasi u njoftua për arsyen e ardhjes, kjo e fundit ka thënë se babai i saj nuk jetonte në atë banesë, por banonte në katin e katërt të po këtij pallati.

Sipas orientimit të saj, ata kanë shkuar në banesë dhe i kanë rënë disa herë ziles por nuk ka dalë asnjë person. Të ndodhur në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar. Me gjithë përpjekjet e oficerëve të policisë gjyqësore për ekzekutimin e urdhrit të SPAK, nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i Berishës.

Nga ana e Prokurorisë, në kushtet kur i hetuari Sali Berisha refuzonte marrjen në dorëzim të vendimit, është urdhëruar oficeri i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme, për dokumentimin nëpërmjet procesverbaleve përkatëse, të faqeve online nga portale të ndryshme, ku njoftohet dijenia e të hetuarit Sali Berisha lidhur me masën e sigurimit të caktuar ndaj tij nga ana e gjykatës.

Gjykata ka bërë përpjekje edhe për njoftimin e Berishës për paraqitjen në seancën gjyqësore që do të zhvillohej në datën 24.10.2023. Sërish dera nuk u është hapur dhe ata e kanë futur njoftimin poshtë derës së banesës. Oficerët janë përpjekur të përmbushin detyrën e tyre duke shkuar në selinë e PD-së dhe në Kuvend, por njoftimi nuk është pranuar nga asnjë prej punonjësve që ishin aty.

51 Komente

  1. H
    Haaa drejtesia e Edi Rames

    Haaaaaa Haaaa jeni kot po kot fare. Ju jeni per ata qe kapen me 2 gram hashash jeni kot . Nje plak komunist qe kur shikon policin fshihet ne wc juve ju sfidone , largohuni sa me shpejte se nuk jeni per kete pune, puna e gjyqtarit prokurorir do bythe ju nuk keni.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      E imagjinoj situaten ne shtepine e Saliut keto dite, vdekja do ishte shpetimtare. Syte e Lirise te picerruar, Sal duke qare ne dhome., gallate. Sa do deshiroja te isha une oficeri Policise Gjyqesore, te shikoja dy laras.kat e Berishes, Argiten dhe Xenin si i mbajne peshqirin ne koke Saliut, e qetesojne se i ka hyre pordha ne zemer nga frika. Sa do rezistoj Saliu me ilacet qe merr?

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jago i Kamzes

        Paske fantazi te shfrenuar Pilo. Na bere te na vije keq per Saliun, ka ngelur edhe pa shtepi tani.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Trimi non grata fshihet si mi kanalesh.Ky eshte fundi i turpshem i kujt vjedh,korrupton,shkatëron.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zaza

          Saliu u fsheh ne hale burrec i vogel. Frikacak i madh saliu fshihet pas partise.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Po ketu nuk diskutohen bythet o shoq!! Se po te ishte per bythe mire e kishim edhe me pare! Duhen vepruar sipas ligje ko kush ka me shume bythe, dhe atje ku ka boshlleqe, duhen perditesuar me norma e ligje te tjera!! Te jete per mua, ai duhet ai duhet paguar me te njejten monedhe, fiks ashtu si ka vepruar ai, we te kuptoje ç'fare ka bere, por nuk eshte e mundur! Prokuroret e gjyqtaret duhet te aplikojne ligjet dhe kete po bejne, nuk duhet harruar qe Balozi i zi ka imunitet or shoq.

            Përgjigjjuni
          2. S
            SPAK i Rames haaaa kot fare

            Haaaa SPAK drejtesia e super paguar qe nuk vlen per asgje . Ishte ketu ishte atje doli ky doli ajo me tha ai me tha ajo , cfare jane keta te pa afte qe ngushellojne veten . Mungese totale e shtetit nuk a shtete

            Përgjigjjuni
            1. D
              DMK

              Mirë Saliu tall trapin se është deputet dhe ka imunitet po dhe fëmijët e tij tallin menderen

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agimi

                Jo , po Ram leshi qe do bente shtet.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Skraparliu

                Po per nje fakir fukara keshtu do vazhdonin oficerat e policis gjyqesore do ta kishin marre zvare,kurse Sala dhe femijet e tije tallin bythen me SPAKUN kjo eshte drejtesia e re ne na ka bere Lopa kurse fisin Berisha nena.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesi qe e shkerdhen politika dhe halabakeria

                  Tallni trapin gjyqtaes prokurore apo tall trapin polituka me ju plehra e ju merrni paga te majme e ju hani mut

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Te kerkon gjykata, mos u struk po eja dil o Salkufoma, dil nga haleja

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DMK

                      Gjykata një Fakir që s'ka paguar dritat e plas be birucë Saliut i rru lesht si Tigrit me shokë

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      U shofshin zagaret e Lexhendes

                      U shofte Lexhenda dhe zagaret !

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Ne kerkim te Lexhendes

                        Ku po fshihet Lexhenda kush di te na thote

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Baca-Bajram

                          Ne hale dhe kanalizimet e ujrave te zeza, atje eshte duke u fshehur Lexhenda e Vucidollit. Po mos bre Sa-Hale, se n'a korite, dilju ball per ball dhe shko ne SPAK dhe sfidoi, sic e ka per shtat LegenK@ri, Shpellari i Vucidollit. Kjo pune eshte kot fare, as qe ka nevoj per letrat, ai e ka dhe akoma vazhdon ta pohoj haptazi neper telvizione dhe intervista, qe s'do shkoj te paraqitet sic e karkon ligji... Ather merni ato letrat dhe fshini prapanicen... Ne jeni shtet ligjor mereni prej leckash dhe silleni ne SPAK. Mjaft e ka sfiduar drejtesin, magjyp, Kopili i Vucidollit, ka ardh koha te perballet me drejtesine.

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Miu u hales Sali Rec i shkodres e prete !

                          Po tani mbas shume perpjekjeve per te Arestuar nje kriminel qe i ka duart e lyera me gjakun e nje Populli te varfer e shme vuajtur ! Kaqe e veshtire ta Arestoni nje kriminel ! Arestojeni se shqiperia do te Festoje diten e Arestimit te kriminelin e fundit komunsit ! 1990 - 2023 . 33 vite per te Arestuar nje kriminel komunist enverist.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Miu u hales Sali Rec i shkodres e prete !

                            Po tani mbas shume perpjekjeve per te Arestuar nje kriminel qe i ka duart e lyera me gjakun e nje Populli te varfer e shme vuajtur ! Kaqe e veshtire ta Arestoni nje kriminel ! Arestojeni se shqiperia do te Festoje diten e Arestimit te kriminelin e fundit komunsit ! 1990 - 2023 . 33 vite per te Arestuar nje kriminel komunist enverist.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Ujku Plak

                              Te shkarkohen urgjente dy Opgj me gjithe Zinxhirin komandues, nzirni nje Urdhertjeter dhe te shihni çfar behet. Nuk duhet te harrojme qe na ka ren nje Halle me i madh, jane mijera Afrikan qe do sistemohen ne Shqiperi, se fundja Berisha çfar ka bere? Ka vjedhur disa Miliarda Euro dhe ka bere disa Vrasje, une mendoi qe nuk eshte ndonje gje e madhe, apo jo?

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gurabardhi

                                Kështu është kur dergon pulën si korier për të njoftuar dhelprën. Ju jeni vulëhumbur, njëlloj si Berisha.

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  pilo Lala

                                  Me sa po tregon gazeta, Liria i paska bere mu.tin, e ka lene Saliun.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    labi

                                    turp per nje ish burre shtetas,,,,mbylle me pak krenari burri kete dreq fund filmi te shemtuar,,,,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Ledi

                                      Cfate jane keta oficera apo koqe kandari...qijani mor kurvat pisave te PD dhe merteni zvarre Sali qenin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        KAPS

                                        mos merzit, mos u levdo, te Tre Putanve do ja ftoh

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          KamunistI fundit

                                          Kamunistat nuk dorrezohen te gjalle bravo salih kari na nderove

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dhi e zgjebosur dhe bisht perpjete

                                            O po cte tallur po u ben Sali krimineli drejtesise ? Hem dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete Allah-Allah .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Baba

                                              SPAK e kap "Lepurin" me qerre !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Edi

                                                FSHIHET SI MIU TRIMI I BYTHES

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  F-22 Raptor

                                                  Qytetaret nuk duhet te genjehen e manipulohen, por te jene te bindur ne simbiozen ndermjet doktorit e opozites ne teresi dhe SPAK-ut. Kleckat proceduriale dhe spektakli hidh e prite nga frengjjte e opozites e te ashtuquajtures drejtesi e re do na i sjellin zorret ne gryke.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    Indinjata

                                                    Pordhe me rigon,quhet ne gjuhen popullore.Berishen e kemi gjithe diten ne dritaret e kazanit mediatik dhe organet kompetente nuk e gjejne dot!Ja pra pse e gjitha kjo eshte "pordhe me rigon"!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. H
                                                      Hasani nga Kucova

                                                      Prishni ashensorin dhe nuk ka ku te shkoje

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Daullxhiu

                                                        Po ku eshte vendimi ketu o gazetar bole?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kozmo

                                                          E QARTE, PER GJITHESHKA QE KA NDODHUR. KJO NENKUPTON :: SALI BERISHA BASHKE ME FAMILJEN NON GRATA, INJORON SHTETIN, INJORON DREJTESINE. SPK, QE GJOJA UDHEHIQET NGA AMERIKANET. MIRE KETA PALO PROKURORE SHQIPETAR, PO AMERIKANET CFARE BEJNE????!!!!! SI E TOLEROJNE KETE DHJERE, QE I BEN BERISHA, SHTETIT?????!!!!!!!!!!!!! PO NUK JU VJEN TURP, QE E TREGOI KETE, SI HISTORI SUKSESI ALLA BERISH ???????!!!!!! Te gjithe bejne SEHIR se si Berisha ben te fortin. Luan rolin e nje burri SHTETI te FUQISHEM. Nuk eshte per tu besuar ky TEATER kaq i shpifur, i TURPSHEM. KJO ESHTE VETEM LOJA E SPK.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            T

                                                            Hahahaha si kalama i vogel o nene kam frik .mos e hap deren te lutem .bure kurv .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Z
                                                              Zgalem

                                                              Kyj mund te quhet njoftim sorollatjetjesh . Berishen e gjeni kollaj , ne sheshe , duke folur korra pas bregut . Me kesi lloj njoftimesh dyshohet se jeni te pa afte , dhe llafazane , per te zbatuar edhe vendimnet tuaja . Njoftim i turpshem Zgalem

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Ndoci

                                                                O zoterinj te Spakut merre ore plaseni brenda se po ndot ambientin jo vetem te Shqiperise . Po i sjell verdalle nje pusht qe del per dita ne tv qe vetem shan e ofendon tere dynjane , verini hakutat ne dore e izoloheni se e ka bere hak te varet ne litar ne mes te Tiranes .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Tani

                                                                  Dhjaks dhe i frikur!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. H
                                                                    Hajt me shndet

                                                                    Po pse mor keshtu do e mbani pushtetin ju? Me forcen e pushtetit? Keni frike nga Berisha se eshte i vetmi qe mund te perballet me Ramen! Nuk e dua fare Berishen, por Rama eshte rrezik kombetar!!! Dhe Berisha eshte i vetmi qe mund ta rrezikoje. Dhe pushteti perdor SPAKun qe ka ne vartesi per ta mbyllur dhe kycur me celes se ndryshe nuk e bllokojne dot. Me kete rast i nderpresin edhe cdo lloj lidhje me rrjetet sociale dhe keshtu Rama siguron fitoren ne 2025

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Trimoshi i Vicidolit

                                                                      Te pjerdhsha drejtesine. Nje kriminel ka 30 vjet qe i ofendon, i tall, i kercenon, u mbyll deren sikur me qene punonjesit e elektrikut, e keta tellalle frikacake ose te kurruptur shpallin vetem njoftime. Nuk e dime po te ishte Fatos Nano apo Zef Brozi,a do te sillehsin keshtu?? Turp per te mos dale me ne driten e diellit.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. d
                                                                        drejtesia e frikesuar

                                                                        Me duket se edhe kete here ia rruan bythen Sali kriminelit. Eshte i paperkulshem bajraktari i Tropojes.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. D
                                                                          Demokrati i vitit 1991

                                                                          Sali cjapi plak serb e do si fjala e urtë popullore, që thotë: "PEMA e manit tundet e shkundet për ti marrë frutat e saja, ndërsa pema e ARRËS goditet me dajak,hu për ti marrë frutat e saja". Ky duhet futur direkt brenda në burg vetë përse spakun e cilëson si bandë kriminale. Sipas këtij cjapi plak të gjithë këto prokuror janë bandit e kriminel. Deti tani asnjë prokuror nuk është dëgjuar se kanë vrarë njëri, por dimë vetë që sali vicidoli ka vrarë popullin shqiptar dhe ky është me të bërtet kriminel i Shqipërisë.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. J
                                                                            Jur Risti

                                                                            Po Kuvendi, perse nuk ja heq ate mut imuniteti?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tutu

                                                                              Buburrecat e Viçidolit …!!!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. Q
                                                                                Qytetari që nuk shkel LIGJET.

                                                                                Më vjen shumë keq për njërzit e LIGJIT. NUK kuptoj more njërëz a e dinë këta që ligji është mbi GJITHÇKA!? POR MOS VALAHI KOKAT E KËTYRE ORGANEVE KANË HËNGUR LUGËN E ÇORBËS SË PRISHUR?Nuk e kuptoj pafuqin,të SHPALLET NË KËRKIM dhe mbase vijnë nga dynjaja që të bëjnë njoftimin(DETYRËN) tuaj? Detyra nuk bëhet me të lutura.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. *
                                                                                  ***

                                                                                  Këto janë përpëlitjet e kaut plak para se ta therin! Aferim o Sali! Mundim e ke po më mirë shko tu puthësh b… atyre të SKAPit. Se nuk ke derman, nuk shpëton dot.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. G
                                                                                    Gazi

                                                                                    Parsh zotin ku janë regjizorët e filmave, e kanë gati regjinë, do jetë një film me nam botërore, ku një ish president, ish kryeministër, bën të sëmurin para policisë siç bën një simulant para doktorit, për të marë 3 dit raport për të mos shkojë në punë. Gallatë e madhe, tani berisha do dali me paruke, ku zonja që interesohet për lukun e berishës, do jetë parukierja e familjes. Nigjoni nigjoni, berisha në verdionin e El Çapos.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. B
                                                                                      Baba

                                                                                      Ne vrim te miut do futesh aty tregoe timeliness o z. Sali! Te fala statement!

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. J
                                                                                        Jimi

                                                                                        E po thame ne ! Ja me ne fund drejtesia po vepron dhe do , apo nuk do edhe ky xhahil qe ka 30 vjete qe po i punon qindin ketij vendi, do te cohet me force para drejtesise. Por c'e do dardha e paska bishtin mbrapa !? SPAK-u jo vetem qe nuk ja veshi dote kemishen e forces keti xhahili, por per cudi, ky xhahil ashtu sic edhe dje kur sundonte, u'a ka veshur ky kemishen e forces SPAK-ut. Shikojene si krekoset e kercenon drejtesine anemike te ketij vendi ky xhahil dhe SPAK per turp rri e bene sehir, madje pa frike them se eshte strukur si ai strucu duke futur koken ne rere....... Te lumte bytha Sali Berisha qe i ke bere me hije te gjithe prokurore e gjykates dhe ne presim qe SPAK te beje drejtesin !......... Vendi do burra dhe jo capacula qe kane frike nga hija e tyre.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Demokrati idealist

                                                                                          Sado të shmanget malokut i ka ardhur fundi,e pret burgu dhe do shkoj tek vëndi i qenit.Urgjentisht SPAK-u duhe t të kërkoj heqjen e imunitetit,atëherë e marrin për bythe dhe e çojnë para gjykatës këtë kriminel.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. K
                                                                                            Kur nuk funksionon rruga normale futet forca e lig

                                                                                            Ai i fshihet drejtesise si mi dhe kerkon te fitoje kohe per ndonje rremuje. Kjo eshte natyra e tij kriminale. Pas kaq shume perpjekjesh, kur jane takuar vartes te tij, avokate dhe femijet, nuk mbete gje tjeter veçmarrjes me force. Ky eshte shteti ligjor! Bejeni dhe do t'i jepni shprese ketij populli, qe per shkak te zvarritjes se Reformes ne Drejtesi sali Gerdalla ka qene autori numer Nje dhe i ka shkaktuar popullit dhe njerezve, te cilet duan drejtesine, magazina te pa numerta me dosje, qe nuk dihet kur u vjen radha per tu shqyrtuar. Sa bukur salehu me dreqesine e vet u vu ne sherbim te Eshtegjarper Malltezit, dhenderrit dhe bijes se tij, duke ndryshurar dy ligje dhe duke marre dhjete vendime qeverie!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. S
                                                                                              Sokrati

                                                                                              Nuk mjafton lënia e dokumentit zyrtar djalit, gruas apo vajzës, një pjestari të familjes kundrejt firmës, për ta njoftuar salihun, të paraqitet në gjykatë? Një sotollatje e tepërtë, lodhje, kohë e humbur vetëm për të lënë një njoftim zyrtar?! Aspak serioze. Salihu është modeli më i shëmtuar i një kryetari partie bandë, sjellja e tij banditeske është e paligjshme dhe e dënueshme. Deri kur do të shohim e dëgjojmë një aventurier zjarrvënës, që tall një popull të tërë?!

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje