Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave në Gërdec: Duhet të ishin pjesë e procesit

7 Nëntor 2023, 12:22Politika TEMA

Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit.

Teksa kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Posaçme me kërkesë të SPAK, Strasburgu thotë se ndër vite ka pasur shkelje.


Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish-ministrin Fatmir Mediu është zvarritur.

Ky vendim i Strasburgut pritet të bëhet pjesë e procesit në GJKKO.

Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës ku mbetën të vdekur 26 persona.

3 Komente

  1. S
    Sypeshkaqeni Saliut me fate Gërdecin në trekëndësh

    Nuk ka nevojë për Strasburg,por ligjet e Enverit për këta kriminel,pa gjyq të varen në mes të sheshit. Janë këta maskarenj që në atë kohë serviloseshin e duartrokisnin e ndëshkimin këdo e sot vrasin,vjedhin e nuk dënohen,dhe kriminelët vazhdojnë të qetë

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrofte lexhenda dhe zagaret

      U shofte rraca a e Fate Gerdecit , Sy peshkaqenit ....dhe Vampirit ....dhe me rradhe per babezine me viktima .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Mbas ketrij vendimi qe eshte nje manifest ne duart e Drejtesise iku Fatmiri per lesh kari .....mbas Fatmirit dhe Xeni buzpidhi ....pastaj do shkermoqen si pulovra e leshte qe sa te filloj fillimin shkermoqia ...ska te mbaruar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje