Kreshnik Spahiu: Si do gjykohet dosja e Sali Berishës për 1 muaj

7 Nëntor 2023, 09:23Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Si do gjykohet dosja e Sali Berishës për 1 muaj

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për dosjen “Partizani”, në të cilën është person nën hetim për korrupsion edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke komentuar mos paraqitjen në SPAK të ish-kryeministrit, juristi tha se në këto raste oficeri i policisë gjyqësore ka detyrimin për të njoftuar prokurorinë çështjes për mos paraqitjen e personit, në këtë moment prokuroria duhet të paraqesë një relacion në Gjykatë, për të thënë që masa e marrë ndaj subjektit, nuk është respektuar.

Sipas juristit ligjit në këto raste mund të kërkohet një masë më e rëndë, masa e arrestit shtëpiak, ose masa e arrestit me burg. Spahiu bëri edhe një parashikim nëse do merret apo jo një masë më e rëndë për Sali Berishën.

“Unë parashikoj se këta nuk do të bëjnë ndryshim të masës së sigurimit. Sali Berisha sot ende nuk figuron me një akuzë të komunikuar. Si e parashikoj unë, këta do i fusin një të mbyllur hetimit dhe brenda një muaj, do mbyllin hetimin dhe do ia dërgojnë çështjen do i kalojnë për gjykim gjykatës.

Berisha do shkojë i lirë para gjykatës dhe do fillojë gjykimi i çështjes. Berisha mbase nuk do të marrë pjesë vetë, por me anë të avokatëve do kërkojë që çështjen ta mbyllë me pafajësi”,-tha juristi Spahiu në “Now me Erla Mëhillin”. 

15 Komente

  1. X
    Xhevdeti

    Qytetaret e thjeshte, te ndershmit e qe gjithnje kane jetuar me djersen e ballit, e dijne mire se ku jetojne e çfar drejtesie ka. U bene 31 vjet qe Shqiperine e sundon mafia e cila ka uzurpuar te gjitha institucionet e Shtetit.Ligjet mafia i ben per te pambrojturit, ndersa per vehte ata kane te drejte te vjedhin shtetin, te vrasin, te poshtrojne e kercenojne ata qe ngrejne zerin dhe kane ligjet perkatese qe i mbrojne. Ata dhe familjet e tyre i mbron ligji. Politikanet gradualisht i kane perfshire dhe grate e femijet e tyre ne krime, vjedhje e deri vrasje e trafiqe te ndryshme dhe nga ana tjeter ata sigurohen me truproja qe paguhen nga taksat qe u rjepin te varferve. Pra populli i shkrete e di se as Berisha, as femijet, as dhendri nuk denohen. Shkelzen Berisha e Mediu vodhen miliarda dollar ne Gerdec dhe vrane 28 persona e plagosen mbi 300 qe i u paguanin sa per te marre buken thate, po keshtu sipas Berishes dhe shume denoncimeve, deri edhe me video, çifti Meta-Kryemadhi kane vrare njerez, kane vjedhur miliarda euro para publike, kane pasuri te pafundme te palujteshme, e megjithate ata bejne jete sheikesh pa i trazuar kush. Flitet se Amerika ka materiale e po ndihmon qe keta te japin llogari. Jo, ka disa amerika. Ka edhe nje amerike qe i inkurajon qe keta kriminele te vazhdojne jeten te qete. Amerikes i duhet teritori shqiptar per aresye strategjike. Kjo Amerike i quajti keta kriminele burra shteti e pinjollet e tyre yje ne ngjitje. Po Europa? Europa na ndau copa copa dhe i knaqi armiqt tane me pjese nga trojet tona. Nje shembull: denohet Prokurori i Pergjithshem, Llalla, i hyp avionit me valixhe me para, perfundon ne Itali dhe Italia, mikja e madhe e Kryeministerleshit nuk e dorezon. Ndiqet ish zv. kryeministri Ahmetaj per korrupsion dhe gjoja do arrestohej, drejtesia e ndershme e njofton, ai arratiset, stabilizohet ne Europe dhe mikja e madhe Europe e merr ne mbrojtje dhe nuk e dorezon, pasi keshtu jane ndertuar realisht gjerat. Interesohuni, merreni vesh, burgjet ne shqiperi jane mbushur e tejmbushur me varfanjake me 4-5 here mbi kapacitetin normal, djem te rinje por edhe kryefamiljare jetojne ne kushte mizerabile, atje i keqtrajtojne, u vidhet edhe ai pak ushqim qe u takon, arrestohen e denohen per nje lidhje te paligjshme korrenti, denohen te rinj fukarenj te papune, te pa shkolle, te pa shprese te cilet mafja me kollare e cila bashkepunon me politiken i shfrytezojne keta te mjere si shperndares droge, si vrases me pagese e per shume krime te tjera. Nga ana tjeter Shkelzen Berisha, vrases i 28 burrave, grave e femijeve drejtesia nuk guxoi kurre ta merrte te pandehur, perkundrazi, ndertoi mu ne mes te Gerdecit nje fabrike te madhe gjoja per perpunimin e boronicave. Prandaj o njerez mos prisni me shume. I pate deputetet tek kacavirreshin mbi kangjellat e Kuvendit. Ky eshte fati i zi i shqiptareve. Nga ana tjeter kryeministri i vendit, shkon me nje tabor mbas vehtes, per te shpetuar Italine, per te marre mijra refugjate per ti vendosur ne Shqiperi. E ka mbushe vendin me kampe refugjatesh dhe preokupohet burri i botes pa ja kerkuar askush, por e ben kete si lider global per te shpetuar Europen kur situata ne vend eshte si mos me keq. Ja keta jane agallaret e vertete te shekullit 21.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zot fali !

      respekte Xhevdet !

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1001

        Xhevdet , qetesohu dhe mer nje fryme .....sa per ceshtjen e Llalles nuk ta ka fajin Italia dhe as Kryeministri , mos u be sentimental .....ta kane fajin te gjithe ata qe duan Llallen jashke kufijve majts dhe djathtas ......te bej vetem nje pyetje te vetme dhe e mbyll .....Ta ka faajin Italia qe ti si Shtet Shqiptar nuk leshon urdher aresti ne INTERPOL per arestimin e Llalles ??????????? I vetmi dokument qe sjell Llallen kemb e duar eshte deklarata ne Interpol ..... Ta ka fajin Italia qe nxore nga burgu nje hajdut si Fullani dhe e demshperbleve me 300 mije euro me vone ?????? Per te tjeret ke plotesisht te drejte vec per Llallen ..JO , Llallen e duan jashte per aq kohe sa duhet . Llalla di shume , bile di xhevahire per kedo .....Fullani pastroi parate e famijes Berisha dhe Meta ....ndoshta dhe majtas ....eshte drejtesi ala karte dhe jo e drejtperdrejte ....vec sikur dicka leviz , nuk e di nese u eshte bere presion nga jashte ose jo ...vec duket fare qaarte qe dicka leviz per ne drejtim qe ne duam ....duhet kohe Xhevdet kohe dhe vullnet ....presim dhe pak . skemi cte humbim , pritem kaq kohe .....nuk e shikon ?? Jane strukur si minjte dhe rrine e presin radhen .....be durim ...

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku mekaniku Taku tarallaku juristet

        E bukur shume teoria e niku mekaniku te na roje SPAK dhe imperializmi amerikan haaa po c'thua o i marre nga trute eshte nje dosje me mbi 5000 faqe

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kryeinspektorja

          Po o "Bole kld"-ja, e ke gjetur

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Ka te drejte Kreshniku. Edhe Salianji e mbylli me "pafajesi"; shteti shqiptar ka rne, me vjen keq!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe pasqyra tmerrohet nga ju !

              Kreshniku ka te drejte; SpPAk dhe gjykata eshte bashkepuntor ne keto krime edhe nepermjet ryshfetit qe merr akoma nga Sali Berisha. Pse ku i gjeti parate Sali Berisha qe organizoi foltoren kaq kohe, milmjona euro? Ku e gjen kurajon qe ben po keto krime ? Pse nuk ben kerkese per heqjen e imunitetit, ect ?!! Ne ate vend vetem vetegjyqesia zgjidh çeshtjet madhore, por edhe ata qe jane kriminalizuar nga Sali Berisha, ke femijet e Azem Hajdarit apo dhe te tjere, u vijne te ngroheta parate e tij dhe s'pyesin me per gjakun e te aferme. Ka mbaruar shoqeria njerezore ne Shqiperi, ka vdekur per te mos u ngjalle me. Prandaj ikin zameqaret nga Shqiperia dhe do ta boshatisin deri sa te ngelen atje vetem kriminelet e pastaj do hane kokat e tyre, por do jete vone.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skraparliu

                Po ndodhi kjo ne hame MUTE kote qe themi SPAKU po fuksionon pse per popullin e thjeshte fuksionon te na rroje e motre e burrit qe i vurri kurrizin murit o Kreshnik keta qeveritaret e politikanet te vjedhin te vrasin te bejne cfare tu doje KARI me leket tona dhe SPAKU te beje shurren BREKE nga Sala,Iliri,Rama pse nuk thua paskemi shtete jo shaka o lume ne.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Humoristi

                  Ki karagjozi ,thuhet se jeton jashte Shqiperise,me larate e fituara nga enerimet ne drejtesi!Nuk e kuptoj si mund te botohen mendimet e tija!?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eni

                    Kreshnik bere shume gabim qe na tregove parashikimin tend pasi kurre nuk do te ndodhi. Ne qofte sedo te ndodh kjo populli do zhgenjehet shume dhe gjithshka do te mbaroj ne kete vend .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drini

                      Cfare jane keto budallalleqe.A jane te gjithe te barabart paraa ligjit.Keshtu cdo kriminel i ben sfide ligjit.

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        futja popullit

                        o kreshnik hengre buke te mire ne kohen e saliut se ishe inspektor i sistemit te drejtesise po sot a ke ndonje pergjegjsi ti apo ike refugjat e fol ne tv e futja kot je bere shum i shpifur neser po te jete ne opozite edvini ti je kundra tij je shum legen buurre

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilir

                          E nxirret kete qe eshte bere ne fytyre si picke plake.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pilo Lala

                            Cfare e pengon Drejtesine te marri Salianjin te bej burgun 1 vit, qe e kane denuar? Ka probleme Legjislacioni yne, dhe nje avokat i mencur mund ta liroje te pandehurin pa ekzekutuar vendimin? Fatmir Mediu nuk shkon ne burg, Salianji jo,

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gridah

                              Te ben moral nje super bandit si Kreshnik Spahiu I cili merte nga 200 mije euro per emerime ne drejtesi kjo eshte fundi I botes

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje