"Gjysma e tyre janë çyrykë” - Rama: S’kam ofenduar asnjë burrë dibran! Nuk janë fare të fyer, përkundrazi

24 Prill 2025, 09:09Politika TEMA
"Gjysma e tyre janë çyrykë” - Rama: S’kam

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklarata e tij nga Dibra ku u shpreh se burrat që mbështesin Partinë Demokratike janë çyrykë.

Rama u shpreh se nuk ka ofenduar asnjë burrë dibran, duke theksuar se ka thënë “gjysmat e tyre”, referuar atyre që nuk mbështesin PS-së.

Kreu i qeverisë shtoi se burrat dibranë nuk janë fare të ofenduar nga deklaratat e tij, madje shtoi ai “përkundrazi do i shikoni në zgjedhje”.

“Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”. Kam shpjeguar elektoratin se 56% e grave shqiptare, pjesë më e shëndetshme politikisht, sepse janë më pak të prirura për të ulur në kafe, mbështet PS.

Në disa qarqe shkon mbi 60%. Tek burrat jemi më afër, dhe kam thënë na mjafton 56% e grave, 55% e votuesve e parë dhe gjysma e burrave, gjysma tjetër janë çyrykë politikisht.

Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh, Burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje”, tha Rama.

Lini një Përgjigje