“Golgota Babale”, rikthim në vitin “zero”: Pse u dënua Ervin Saljanji?

27 Shtator 2024, 19:18Politika TEMA
“Golgota Babale”, rikthim në vitin “zero”: Pse u

Nga Ylli Pata

Ka mbi 24 orë që deputetit të Partisë Demokratike i kanë vënë epitetet më hiperbolike të diapazonit heroik e biblik nga mbështetësit e opozitës. Madje një përkrahës i fundëm i Sali Berishës, Referendo Pano e krahasoi vuajtjen e Ervinit as më pak e as më shumë sesa me golgotën e Jezu Krishtit.

Interesante e gjitha kjo pasi, deputeti i PD-së që dje mori vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Apelit, një trupë laramane me demokratë 24 karatësh, është dënuar me po të njëjtën masë në vitin 2019. Pra 5 vjet më parë. Por atëherë askush nuk tha gjë. Po pse ndodhi kjo?

Ndodhi sepse, siç e gjithë kjo aradhë lotësh nuk është gjë tjetër vetëm lot krokodili që dalin me rubinetë.

Ervin Saljanji nuk është dënuar se ka denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt. Historia me pak fjalë ishe e tillë. Agon Xhafaj ishte dënuar dikur në Itali dhe historia e tij gjyqësore i binte në fytyrë Fatmir Xhafajt në të gjithë karrierën e tij politike. Megjithatë Roma zyrtare asnjëherë nuk kishte kërkuar një ekstradim për të, edhe pse ka pasur një lumë kërkesash në të shkuarën për shumë personazhe. Një pjesë e tyre edhe politikanë aktivë, qoftë deputetë e më pas ministra, qoftë këshilltarë bashkiakë.

Por le të kthehemi te babalja. Një personazh me nofkën Babale, që emrin e ka Alfred Veliu flet në telefon me një personazh tjetër me emrin Alfred Alizoti që imiton vëllain e Fatmir Xhafajt dhe diskutojnë për shkëmbim droge.

Materialin nuk e publikoi ndonjë media, por e bën publike Ervin Saljanji në vitin 2018, në selinë e PD-së, një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-s, një vit para diegies së mandateve, ku siç dolën edhe faktet atje kishte plasur një lumë parash ruse.

Knferenca e shtypit e Saljanjit ndodhi në maj të vitit 2018. Pas kësaj, Edi Rama deklaroi se ajo kasetë ishte montazh dhe i kërkoi drejtësisë që ta hetojë. Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në tetor të 2018-s dhe sfidoi opozitën që të vërtetojë akuzat ndaj tij. Pra që Agron Xhafaj vijonte aktivitetin e tij si trafikant droge. Sepse atë përbënte në material kaseta e Babales, që vëllai i Xhafajt vazhdonte aktivitetin.

Ndërkohë, mbështetësit e opozitës në ardhën e komenteve 48 orëshe thonë që ishte ikërisht montazhi i Babales që çoi në burg Agron Xhafajn. Kur askush nuk e ka hetuar këtë çështje se a ka shkuar dhe sa burg ka bërë, sepse në të vërtetë nuk i ka interesuar kujt. Siç është edhe historia apo karma e dekriminalizimit që sot po kthehet në një boomerang për PD-në dhe deputetët e saj.

Ervin Saljanji, problemin më të madh nuk e ka në dënimin e tij, por me ndalimin për të marrë pjesë në Parlament për së paku 5 vjet. Ndalesë që ka gjasa ta ketë edhe Sali Berisha apo edhe zyrtarë të lartë që mund të dënohen nga drejtësia.

Në vitin 2017, PD e solli këtë ligj si një revolucion politik ër të larguar disa nga personazhet e mazhorancës që dikur kishin pasur precedent penal në emigracion si Arben Noka apo Elvis Roshi. Një ligj, i cili në thelb është antikushtetues, pasi çdokush që dënohet, i hiqet vetëm liria, ose nëse gjykata vendos edhe mos marrjen pjesë në jetën publike. Ajo nismë, gjithsesi ishte një katalizator i rëndësishëm për të mbajtur larg njerëz me precedent kriminalë në zyrat e shtetit.

Megjithatë thelbi i saj ishte se kishte një karakter të përkohshëm, komental, gati gati elektoral. Madje më shumë se kaq, një tymyese pë të sfumuar e ndaluar ngritjen e institucioneve të reja në drejtësi, ose një komision parlamentar që ishte ngritur për privatizimin e kompanisë CEZ. Që pati si reaksion një valë kundërakuzash dhe montazhesh, ku një viktimë e tij është edhe Evin Saljanji. Rasti Xhafaj? Asnjë gjë atëherë nuk ishte e re, përveç aleimit me klanet e PS-së, rol të cilin Sali Berisha e ka luajtur gjithmonë, për të arritur një përfitim politik. Po siç thonë njëherë bie daci në kos…

7 Komente

  1. K
    Kembe te mbare Babale...

    Gabimi qe beri ish ministri Xhafa ishte doreheqja . Vellai ishte mazhore dhe responsable ne veprimet e tij . Te japesh doreheqja pse vllai ishte denuar me kujtone epoken e diktatorit Hoxha. Nje shembull ne France. Rachida Dati ish ministre drejtesise se présidences Sarkozy ne kohen qe u emerua ministre vellai kishte 8 denime per droge ne kohen qe motra ishte ministre ai arrestohet dhe denohet tre vitre burge per droge , por askush nuk kerkoi doreheqje as pozita as pozita as nuk i komentua ne studio e as ne gazeta e as ne parlament . Dje kazanet treguan hapur qe jane ne sherbime te familjes kriminale Berrisha. Bâton Haxhiu i pikelluar Robert Rakipllari tmeresisht i shqehtesuar Fevziu gati ta shoqeronte deri te birruca me kamera direkte . I vetmi qe talli bythen me Babale ishte Rakipi , ndersa banda sahanlepirese e te ashtuquajtur gjitholloge ishte ne dite zie ...héroi PO denohesh padrejtedisht , qe ky héro kishte kryer krime s'ka gje i lejohet , ne burge duhet te shkojne ata qe gjitholloget e kazaneve te mbremjes mendojne . Shpresojm qe mbas Babale te denohet te gjithe Babalet se shpifin .

    Përgjigjjuni
    1. G
      G

      Shikoni fytyrat e ketyre horrave te Saliut,njeri ma mut se tjetri,a u besohet drejtimi i vendit ketyre zgjebeseve?! Po apo jo ???…

      Përgjigjjuni
      1. I
        I drejti

        Vetem hero mo na e bani copen e mediokrit e Lulit.se nj grup si ky direkt punen e pare qe bene qe deputeti.Ose pislleku me Dumen.Ca i do populli keto perverse

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rexhina

          Saliani e meriton burgun nuk diskutohet,mbase do zene mente e te mos shpifin me,por ne burg nuk e coj Rama por Berisha ne kembim te listave te mbyllura qe Berish beu ja kerkoj Rames.Per kete pazar Berisha i tha me kerko c’far te duash e Rama si finok qe eshte i tha:Futja Saljanit e keshtu e hengri pataten ne b…eSaljanushi.Kaq e thjesht eshte.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patoku

            Edhe ti me Babale moj Pate? Kur ta kane thene te gjithe se Babalja eshte nofka e nje peshkatari vlonjat pa kurrfare njohje me Salianjin, Fatin e Geroni Xhafen.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia ne rrezik

              Mutrat qe kuterbojne te fshatit, kane vershuar ne qytetet shqiptare, duke permbytur dhe shperfytyruar ata, duke i kthyer ne nje amalgame injorance dhe egersie islamike, perziere me cfaqie karakurvash krenare, qe shkaterrojne familjet e tyre, per te hingellitur gjate shkerdhimit me katundarin e ndyre dhe pervers.Po rikthehen kohet e erresirave te thella, tani dhe me keq ku erresira islame turko-arabe eshte ngerdheshur me komunizmin e hoxhes.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                Ti je një grekofon muti i fëlliqur që në vënd të fjalëve nxjerrë copa mu.i.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje