Prej vitesh drejtësia që ishte nën kontrollin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe miqve të tij Fatos Nano, Ilir Metaj e Edi Rama, grumbullonte provat e çdo vrasjeje tropojani, por asnjëherë nuk e thirri Sali Berishën as si të akuzuar. Me krijimin e SPAK nën patronazhin e ndërkombëtarëve, u hap për herë të parë një dosje ndaj Sali Berishës pas kallëzimit të Aishe Haklajt, shoqëruar me 14 orë deklarime me data, vende, skenarë, kurthe, emra vrasësish e viktimash, bashkëpunëtorësh dhe emër urdhëruesi, financuesi e mbrojtësi, të vrasësve të vëllezërve të saj e të tjerëve.
Hetimet vazhdojnë dhe pozitat e Sali Berishës dhe besnikëve të tij në atë kohë mund të tronditen pasi është depozituar një kallëzim i ri penal nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, ndaj ish-Presidentit dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe disa personave të tjerë. Kallëzimi penal paraqet një sërë provash, dokumentesh dhe materialesh filmike që sipas palës kallëzuese vërtetojnë përgjegjësinë ligjore të të akuzuarve. Ato lidhen me vrasjen e tre shtetasve të së njëjtës familje: Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj.
12 të kallëzuarit bashkë me Sali Berishën në krye
Të kallëzuarit në SPAK nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj janë: Sali Berisha, Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmata, Zef Lleshi, Agim Vuka, Fufi (Mamuras), Haki Halil Hoxha, Sokol Zmaji Hoxha, Elez Imer Kuliçi, Riza Banush Metalija dhe Hamdi Shaqir Çelaku. Sipas kallëzimit penal që disponon gazeta “SOT”, personat e sipërm akuzohen për vepra penale të rënda si: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. “Organizatë kriminale”, neni 333 i Kodit Penal. “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar penal”, neni 334 i Kodit Penal.
“Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i prokurorit”. “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i Kodit Penal. “Përkrahja e autorit të krimit”, neni 302 i Kodit Penal. Referuar fakteve të paraqitura, kallëzuesit argumentojnë se, për motive hakmarrëse politike dhe private, të kallëzuarit janë përgjegjës për vrasjen e tre familjarëve të viktimave: Elez Haklaj, Sokol Haklaj dhe Cen Haklaj. Si rrjedhojë, ata kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të depozituar këtë kallëzim penal dhe kërkojnë ndërhyrjen e organeve kompetente për vënien në vend të drejtësisë.
Çfarë kërkojnë familjarët e viktimave?
Familjarët e viktimave Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj akuzojnë drejtpërdrejtë Sali Berishën si krijuesin e organizatës kriminale që ka bërë ekzekutimin e 3 pjestarve të familjes së tyre për hakmarrje primitive pse nuk e ndoqën pas këtë agjent të Serbisë dhe të futjes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve në vrasjet zinxhirë që ka bërë posaçërisht ndaj Familjes “Haklaj” “Emrat e 3 kriminelëve që kanë qenë në makinën nga ku janë qëlluar Elez Haklaj dhe Cen Haklaj, emrin e personit të kërcënuar tek Lloçi i Kolgecajve, emrin e personit me të cilin kanë folur pas varrezave të Margegajve këta kriminel, si dhe emrin e personit të organizatës kriminale nga Dragobia, në shtepinë e të cilit kanë fjetur atë natë pas dy vrasjeve të kryera, grupi kriminal, familjarët e viktimave do t’i paraqesin para jush, Zoti Drejtues i SPAK, por me kushtin e tyre që domosdoshmërisht të jetë i pranishëm kur të jepen deklarimet Avokati Idajet Beqiri, të cilin e kanë pajisur me Prokurën e Përgjithshme nr.160 rep/51 kol, datë 24.01.2025. Vlerësojmë dhe ju kërkojmë të regjistrohet procedimi penal dhe të kryhen hetimet përkatëse për ekzekutimin nga organizata kriminale e udhëhequr nga Sali Berisha të Sokol Haklaj e Brahim Rrustemi në Urën e Milotit dhe të Elez Haklaj e Cen Haklaj të ekzekutuar në qytetin e Bajram Currit”, thuhet në kallëzimin që ka shkuar në SPAK.
Ja çfarë shkruhet në dosjen që ndodhet në tryezën e SPAK
“Familja e Elez Haklaj jetonte në qytetin Bajram Curri. Më 21 qershor 1997, në mëngjes, në Bajram Curri ndodhi një tentativë vrasjeje me armë-zjarri ndaj Rizait Rrustemi, i cili mbeti i plagosur rëndë. Riza ishte vëllai i Brahim Rrustemit, shoku më i ngushtë i Sokol Haklaj, i cili është vëllai i dy viktimave që përfaqësoj dhe mbroj unë, Av. Idajet Beqiri. Pas plagosjes së Rizait, Agim Rrustemi, vëllai i tij, shkoi dhe e takoi Sokol Haklaj, i cili ishte vëllai i viktimave të përmendura dhe njëkohësisht shoku i ngushtë i Brahim Rrustemit. Agimi i kërkoi Sokolit që të shkonte në Tiranë për t’i dhënë lajmin Brahimit dhe t’i çonte atij vëllain që kishte mbetur i plagosur rëndë në spitalin e qytetit. Brahim Rrustemi ishte gardist në Gardën e Republikës dhe jetonte në Tiranë.
Sokol Haklaj pranoi menjëherë kërkesën e Agimit dhe u nis për në Tiranë, por para se të nisej, shkoi tek xhaxhai i tij, Muharrem Isuf Haklaj, në fshatin Haklaj, për t’i treguar për situatën dhe për t’i thënë Shkelzen Haklaj, vëllait të tij, që po udhëtonte në Tiranë për të marrë dhe sjellë Brahimin. Shkelzeni kishte shkuar të flinte atë natë tek xhaxhai Muharrem, prandaj Sokol e informoi për udhëtimin që do të bënte. Fatmir Haklaj, djali i Muharremit dhe kushëriri i parë i Sokol Haklaj, kur mori vesh që Sokol do të udhëtonte në Tiranë, vendosi ta shoqëronte për t’u siguruar që Sokol të mos udhëtonte vetëm. Sokol, Fatmir dhe Agron Gjyriqi, kushëriri i Fatmirit, u nisën drejt Tiranës. Ata arritën atje dhe shkuan tek shtëpia e Brahim Rrustemit. Aty gjetën bashkëshorten e Brahimit, e cila u tha se ai ishte në punë në Gardën e Republikës dhe se do të kthehej pas orarit të shërbimit. Ata qëndruan në Tiranë derisa Brahimi ktheu nga shërbimi.
Më 22 qershor 1997, Sali Berisha do të zhvillonte një miting në Bajram Curri për të prezantuar kandidatin e PD-së për zgjedhjet e vitit 1997. Për këtë udhëtim, Sali Berisha do të shoqërohej nga tre makina të Gardës së Republikës dhe një numër të konsiderueshëm gardistësh, për shkak të sigurisë së tij, duke qenë se vendi ndodhej në kaos dhe destabilitet, me gjendjen e luftës që po sundonte në atë kohë. Njëkohësisht, njerëzit e Sali Berishës, veçanërisht ish-punonjësit e SHIK të Bashkim Gazidedes, mbanin nën mbikëqyrje të plotë familjen Haklaj dhe ata që konsideroheshin “armiq” të tij, duke ndjekur me kujdes çdo lëvizje të tyre. Për pasojë, udhëtimi i Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi nga Bajram Curri në Tiranë u raportua menjëherë tek Sali Berisha, megjithatë qëllimi i këtij udhëtimi nuk ishte i njohur për ata që e ndjekin. Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi qëndruan në Tiranë deri në orarin e kthimit të Brahim Rrustemit. Kur ai mbërriti në shtëpi, ata e informuan për plagosjen e Rizait dhe i thënë se po përmbushnin amanetin e tij për ta çuar në spital vëllain e tij të plagosur, Brahim Rrustemin.
Siç e përmendëm më parë, Brahim Rrustemi ishte gardist në Gardën e Republikës dhe më 21 qershor 1997, ai do të ishte pjesë e autokolonës së gardës që do të nisej rreth orës 21:15 nga Tirana, me drejtimin për në Bajram Curri, për të garantuar sigurinë e mitingut të Sali Berishës, të nesërmen, më 22 qershor. Autokolona përfshinte dy makina të Gardës dhe një “Fuori-stradë”. Mirëpo, kur Brahimi mori vesh që Sokol, Fatmir dhe Agron kishin ardhur për të marrë lajmin e përshkruar dhe për ta çuar atë në spital, ai u përgatit dhe u nis për Bajram Curri me ta rreth orës 23:00. Rreth dy orë më parë, një autokolonë me dy makina të Gardës dhe një Fuori-stradë ishin nisur nga Tirana në drejtim të Milotit dhe Tropojës. Aksi i rrugës që do të ndiqnin ishte Tiranë, Milot, Rubik, Shpal dhe Tropojë. Fatmir Haklaj ishte në timon të makinës, me Brahim Rrustemi në vendin e parë, Agron Gjyriqi pas tij dhe Sokol Haklaj pas Brahimit.
Sapo kaluan urën e Milotit (një nga urat më të njohura, e quajtur edhe “Ura e Zogut”), rreth orës 01:00 të 22 qershorit 1997, makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash automatike për disa sekonda. Një grup prej katër ose pesë kriminelësh i kishte organizuar pritën. Fatmir Haklaj ndali menjëherë makinën dhe doli jashtë saj, ndërsa Brahim Rrustemi nuk lëvizi nga vendi. Kur kontrolluan, gjetën se Brahimi kishte vdekur brenda në makinë nga plumbat. Sokol Haklaj gjithashtu ishte plagosur nga armët automatike. Agron Gjyriqi, i cili ishte në gjumë në makinë, u zgjua dhe u përball me situatën. Fatmir, i përkulur dhe me qetësi, mundohej të kuptonte nga vinte zhurma e plumbave. Pas disa sekondash, zjarri u ndal dhe një nga kriminelët doli nga prita dhe iu afrua makinës nga ana e Brahimit, duke konstatuar se ai ishte i vdekur.
Pastaj, krimineli iu afrua makinës nga pas dhe pa parë Agron Gjyriqin, iu drejtua duke i thënë: “Mos lëviz!” Në këtë moment, Fatmir Haklaj, i cili kishte një armë pistoletë, qëlloi kriminelin, duke e lënë të vrarë. Agron Gjyriqi doli nga makina dhe u bashkua me Fatmir Haklaj. Pas disa sekondash, një nga kriminelët filloi të thërriste me emrin “Agim” dhe iu drejtua dy ose tre herë. Krimineli Agim Vuka kishte mbetur i vrarë nga plumbat e pistoletës së Fatmir Haklaj. Pas kësaj, katër kriminelët e tjerë filluan të qëllonin pa pushim me breshëri automatike mbi makinën ku ndodheshin Sokol, Fatmir, Brahim dhe Agron, me qëllimin që të gjithë të vdisnin. Fakti që në makinë u gjetën 157 plumba të dalë nga armët e tyre e vërteton këtë qëllim. Pas disa shkëmbimeve me armë, kriminelët u larguan me shpejtësi në drejtim të Milotit. Bilanci i kësaj prite ishte: Brahim Rrustemi i vdekur, Sokol Haklaj i plagosur rëndë, një prej kriminelëve i vrarë, ndërsa Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi shpëtuan të padëmtuar.
Pasi makina ishte dëmtuar rëndë dhe nuk mund të lëvizte, Fatmir Haklaj e mori Sokol Haklajn, i cili ishte plagosur rëndë, në shpinë dhe së bashku me Agron Gjuriqin që i ruante, u nisën për në Milot. Pasi kishin kaluar një distancë të shkurtër nga vendi i aksidentit, 4 kriminelët, të cilët ishin larguar më parë, rifilluan të qëllonin me breshëri automatiku në drejtim të tyre. Në këtë moment, Fatmiri e kaloi Sokolin nga shpinë te Agroni dhe iu përgjigj kriminelëve me breshëri. Pas kësaj, zjarri nga kriminelët u ndal. Fatmiri dhe Agroni e mbajtën Sokolin e plagosur gjatë gjithë rrugës, ndërsa, para se të arrinin në Milot, u ndalën tek një shtëpi e parë që takuan, duke kërkuar ndihmë, por pa përgjigje. Ata vazhduan rrugën dhe në një moment u ndeshën me një autokolonë të Gardës së Republikës, e cila përbëhej nga dy automjete transporti dhe një foristradë, të mbushur me ushtarë të Gardës dhe disa vullnetarë civilë, të komanduar nga Sokol Mulosmani, komandant i Gardës në atë kohë. Fatmiri i informoi ata për ngjarjen, për pritën e kriminelëve, për Brahim Rrustemin që ishte vrarë dhe për Sokolin që ishte plagosur rëndë.
Sokol Mulosmani i vuri në dispozicion foristradën dhe kështu Fatmiri dhe Agroni e dërguan Sokolin në Spitalin e Laçit, ku pas pak minutash ai vdiq. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksojmë se ky grup i Gardës, siç ishte planifikuar, ishte nisur për në Tropojë për të siguruar mitingun e Sali Berishës. Përveç komandantit Sokol Mulosmani, në këtë autokolonë kishte edhe gardistë dhe vullnetarë nga Tropoja, përfshirë edhe vëllain e kriminelit të vrarë, Agim Vukën, i cili ishte gardist në Gardën e Republikës. Në këtë moment të ngjarjes, komanda e Gardës, megjithëse kishte informacion për grupin e kriminelëve dhe kishte armë të Gardës, nuk ndërmori asnjë masë për të ndjekur ata, as për të kryer një krehje të zonës. Ata nuk njoftuan as strukturat e tjera të policisë, por vazhduan misionin e tyre për të “pastruar” rrugën për kalimin e Sali Berishës në mitingun e Bajram Currit. Një fakt tjetër që është i rëndësishëm është që Sali Berisha, sapo mori lajmin për ardhjen e Fatmir Haklaj dhe grupit të tij në Tiranë, e kuptoi këtë si një përpjekje për të realizuar një prite kundër tij dhe për ta eliminua atë gjatë rrugës për në Bajram Curri.
Berisha gaboi në vlerësimin e tij, duke menduar se shkaku i kthimit të Fatmirit dhe grupit ishte për ta eliminuar në një prite, duke mos kuptuar se ishte një ndihmë që Fatmiri po jepte për të shpëtuar Sokol Haklajn dhe të tjerët. Në vijim, disa prova të tjera të rëndësishme që vërtetojnë organizimin e pritës nga ana e Sali Berishës përfshijnë: Sokol Mulosmani, komandant i Gardës, pohon se misioni ishte të sigurohej mitingu i Berishës në Bajram Curri. Megjithatë, gjatë mitingut të datës 22 qershor 1997, nuk kishte asnjë gardist, as Sokol Mulosmani. Nëse ata do të ishin aty, do të kishin ndërhyrë dhe do ta kishin ruajtur mitingun, por ata nuk u shfaqën. Kjo tregon se misioni i tyre ishte pjesë e një operacioni të organizuar për të realizuar pritën në Urën e Milotit dhe për të ekzekutuar Fatmir Haklajn dhe të tjerët. Ndërsa autokolona e Gardës u nis nga Tirana, Fatmiri dhe grupi i tij ishin dy orë pas tyre, dhe megjithatë, ata u ndeshën me ta shumë më vonë në Milot, që krijon dyshime mbi qëllimin e vërtetë të autokolonës, e cila mund të kishte pasur detyra të tjera, përfshirë trajtimin e trupave të vrarë dhe largimin e provave.
Pas ngjarjes, Elez Haklaj, babai i Sokolit, mori iniciativën për të hetuar rreth kriminelëve të përfshirë në këtë prite. Ai mësoi se Agim Vuka, i vrarë gjatë përleshjes, ishte vëllai i gruas së Zef Lleshit, një person me një të kaluar kriminale dhe një njeri i besuar i Sali Berishës. Sipas hetimeve të tij, Zef Lleshi dhe të tjerë ishin përfshirë në planifikimin e pritës. Në një moment, Elez Haklaj shkoj në Prokurorinë e Lezhës për të kërkuar informacione, por atij iu tha se hetimi ishte mbyllur për shkak të mungesës së provave, edhe pse ai ofroi informacione konkrete që mund të kishin ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Pas shumë përpjekjeve për të marrë drejtësi, Elez Haklaj zbuloi gjithashtu se Zef Lleshi ishte pjesë e grupit kriminal të Sali Berishës dhe kishte marrë pjesë në realizimin e pritës që çoi në vdekjen e Sokolit dhe Brahim Rrustemit. Pas vrasjes së tij dhe mikut të tij, Fufi, nga policia gjatë një operacioni, Elez Haklaj vazhdoi përpjekjet e tij për të zbuluar të vërtetën, por gjithçka u mbyll nga Prokuroria. Në fund, Sali Berisha përballoi protestat dhe zemërimin e popullit të Tropojës, duke bërë që mitingu i tij të përfundonte në kaos, ndërsa Fatmir Haklaj dhe të tjerët u përballën me veprime të tilla që shkelën çdo kod moral, ligjor dhe tradicional shqiptar.
Autokolona e Sali Berishës, e shoqëruar nga gardistët e Gardës së Republikës, u nis nga Tirana në orën 21:15. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm që kontribuon në hetimin objektiv të kësaj çështjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që morën pjesë në organizatën kriminale, të udhëhequr, frymëzuar, nxitur dhe urdhëruar nga Sali Berisha për të vrarë Fatmir Haklajn dhe 3 persona të tjerë, është një ngjarje që ndodhi disa muaj para 22 qershorit 1997 në Bajram Curri. Atje, një incident verbal pati ndodhur mes Sokol Mulosmanit, Fatmir Haklaj dhe Sokol Haklaj. Mulosmani kishte ardhur në Bajram Curri, i shoqëruar nga ushtarë të Gardës së Republikës, dhe kërkonte djem dhe burra vullnetarë të Malsisë, që, sipas tij, i therriste Sali Berisha për të mbrojtur Atdheun nga “Jugu komunist,” që po tentonte të ndahej nga Shqipëria dhe bashkimin me Greqinë. Përkundër kërkesës së Mulosmanit, ndërhyrja e Fatmir Haklajt, Elez Haklajt dhe Sokol Haklajt, si dhe e tre burrave të moshuar dhe të respektuar të Malsisë, e bëri që ky qëndrim të dështonte dhe Mulosmani të kthehej bosh në Tiranë.
Fatmir Haklaj e quajti këtë veprim si një tradhti ndaj Malsisë dhe Shqipërisë, duke i thënë Mulosmanit se po shërbente për interesat e Greqisë dhe Serbisë, dhe jo të Shqipërisë. Ky dështim i turpshëm bëri që Sali Berisha të kthehej në armik të Familjes Haklaj dhe të vendoste t’i gjakoste ata, veçanërisht Fatmir Haklajn. Një fakt tjetër që mbështet këtë akuzë është që, në vitet e mëvonshme, Sali Berisha ka bërë pohime në intervista dhe media që dëshmojnë urrejtjen e tij ndaj Familjes Haklaj dhe ndaj individëve të saj, duke përfshirë edhe pohimet që ai ka dhënë se vrasjet e Sokol Haklaj dhe të katër kushërinjve të tij janë organizuar dhe komanduar nga ai personalisht. Ai ka deklaruar, në një intervistë në TVVizion Plus, se “Haklajt më dolën përpara kur po shkoja për në Tropojë dhe unë vazhdova rrugën përpara”, duke e konfirmuar se kishte dijeni dhe ishte pjesë e këtij plani të dhunshëm. Në intervista të tjera, ai ka folur me cinizëm dhe urrejtje për Familjen Haklaj, duke i akuzuar ata për vrasje dhe “krime të mëdha”, dhe duke i quajtur terroristë dhe bandë plaçkitëse.
Në rastin e Milotit, ku u vranë Sokoli dhe Brahimi, qëllimi i vrasësve ishte qartësisht vrasja e Fatmir Haklajt, dhe mënyra e realizimit të këtij atentati – me breshëri armësh automatike mbi një makinë civile në lëvizje, pa asnjë paralajmërim dhe pa dallim – tregon se qëllimi i tyre final ishte eliminimi i të gjithë atyre që ndodheshin në makinë, jo vetëm Fatmir Haklaj. Ky akt konsiderohet një atentat terrorist, pasi u krye në mënyrë të tillë që çdo pasagjer i rastësishëm mund të ishte viktimë. Gardisti që ishte nën komandën e Sokol Mulosmanit, vëllai i kriminelit të vrarë Agim Vuka, u pajis me pasaportë diplomatike nga Sali Berisha dhe tani jeton në Australi. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është vrasja e Elez Haklajt dhe Cen Haklajt në 8 maj 2002, afër shtëpisë së tyre në Bajram Curri, nga të njëjtët ekzekutorë të lidhur me organizatën kriminale të Sali Berishës. Vrasësit qëlluan mbi ta ndërsa ata ishin në lëvizje dhe më pas dogjën makinën. Ky krim tregon qartë lidhjen e drejtpërdrejtë të Sali Berishës me veprimet e kësaj organizate kriminale.
Vrasësit, pas kryerjes së krimit, u larguan nga qyteti dhe, duke kaluar përmes fshatit Klysyrë, dogjën makinën dhe vazhduan rrugën drejt fshatit Dragobi. Ata u ndalën për një kohë të shkurtër për të komunikuar me një tjetër person, i cili ishte pjesë e grupit të organizatës kriminale. Ky person u bë dëshmitar i ngjarjeve dhe u kërcënua me jetë nga kriminelët për të mos folur për atë që kishte parë. Ky dëshmitar më vonë, nga frika e madhe, iku në SHBA, ku jetoi për disa vite, dhe tani është kthyer në Shqipëri. Për më tepër, prokuroria e Rrethit Tropojë, nën presion të fortë dhe kërcënime serioze për eliminim fizik nga organizata kriminale e komanduar nga Sali Berisha, ka dështuar të japë drejtësi për këto vrasje. Pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto vrasje ishin Miftar Lumneshi dhe Rasim Lumeshi, të cilët kanë marrë pjesë në krime si ekzekutorë dhe financues të kësaj organizate kriminale. Në pranverën e vitit 2006, Ajshe Haklaj, vajza e Muharrem Haklaj, shkoi në zyrën e Prokurorit të Rrethit Tropojë, Besim Hajdarmataj, për të kërkuar informacion në lidhje me hetimet për vrasjen e xhaxhait të saj, Elez Haklaj, dhe djalit të tij Cen Haklaj. Mirëpo, Prokurori Hajdarmataj e trajtoi atë keq, duke i treguar se ai ishte mbrojtësi i organizatës kriminale, dhe jo një përfaqësues i drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal që ka shkuar në SPAK.

Te shohim tani se si Skapit te Saliut do t'i thahet peshtyma, do shohim fytyren e Dum Dumanit se si do ngerdheshet!
Ne kete rast klyshet e Saliut ne Spak mund te arrestojne vete dy akuzueset, motrat e Haklajve. Populli me Ramen ne krye do shohin perfundimisht se cfare kucedre polli drejtesia e re. Rama ne 12 maj do duhet te shpalle spastrimin me ligj te Spakut dhe Gjkko, konfiskimin e pronave te tyre, dhe hetimin e kompanise Dumani si organizate kriminale ne sherbim te Saliut.
Ne fillim thashe ,çbehet keshtu,pastaj lexova se familjaret perfaqesohen nga I. Beqiraj. Hahahahahahahahahaha
Shko bej edhe ti nje kallezim, o lepur. Te shkosh te besh nje akuze ne Prokurori kerkohen burra si Idajet Beqiri, nuk i trembet syri.
familjaret ketu kane te njejtin hall qe kane edhe familjaret e Remzi Hoxhes, si pasoje e krimeve te kryera nga vampiri i Vicidolit, ndersa nje plehre si ty mer "shpellar shkerdhate" qesh me fatkeqesite e te tjereve duke u fshehur pas nikut Berat, por nuk e di qe gjehesh fare kollaj nga vendi ku je duke komentuar!
Sheeeeettttt, mos e zgjoni SPAK-un nga gjumi ! Pse edhe me vrases si Sulltan saliu dhe taborri i tij do te merret Dumdumi !? Po pak halle dhe probleme po i sjelle "xhepisti" Erion Vliaj atij !?
Moossss idajet beqiri prap. Ahahahaaa! Filloi Mero prap avazin. Nxjerr idajet bythqirin me fal, beqirin sa me bo tym kot
Sa i pafytyr. U shofte raca e shpellareve te kermes Salmut Karaxhiçit që slen njeri pa sharë. Avokati i nderuar ben nga nje mengjes per mengjes si ty ore gerdall injorant. Po ske faj ti fain e ka Mero që le soj e sorollopin tend me ket gjuhë te pistë te shfryj mllefin e shpellarit ketu tek tema. Yytt fis qelbesirë .
ta zant familjen si tragjedia e Haklajve! Manej fol me vedi e me Meron ...
Haklajt ishin kriminele qe ja ben vetes. Imbyti zullumi i vet. Asnje sdo te zere haka e tyre. U pastruan ca plehera.
O Tahypt tan Kina, po si flitet keshtu per njerezit, kur si njef dhe ata jane nen dhe... po ke te drejte qe ta besh kete gje, por po te ishte gjalle qofte edhe ma i cofni prej tyre (jo Fatmiri) do te ta kishin leruar tere rracen tende prej hijene dhe qe kafshoni me pabesi mbrapa shpine. Fatmiri ishte burre dhe nuk kishte lidhje me politiken (me gjithe se ishin te PD- s'ta bente te gjate), por per te gjithe banoret e Tropojes e Malcis se Gjakoves ka qene burr me bese dhe trim. Ti duhet te jesh ndonje kronikan i SYRI, qe te pelqen te hedhesh ndonje like apo koment dhe te te marri me sy te mire Pim Ceka.
Je taman B..qiri banal antishqiptar corbellupites harram!
Prit edhe emisionin mbi Haklajt si cdo here kur ka zgjedhje, ku motra Haklajve thote: Birisha mi vrau po vellezerit e mi kane vra pa dashje mbi 100 vete.
Rrej rrej se dicka do ngelet, ka than krimineli Birisha!
Kanë 5-6 vjet që po kërkojnë prova për SB të shiturit e SPAKut që rrasin në burg nëna me fëmijë për një arkë peshk të dhuruar. Se gjen gjë kërmën e Viçidolit! Ka shitur aq shumë nga Shqipëria sa e ruajnë të gjithë antishqiptarët që në Shqipëri janë më të fortë se shqiptarët në mizerje. Duhet një Avni Rustemi
Shum e vonuar Por me mire vine se kurre !
vonon por nuk harron thot nje llafe e urte
Salih berisha nuk do hetohet e denohet nga keto prokurore e gjykates qe jane sot, e gjitha eshte nje farse te cilen e dirigjon krimineli Salih. Ai ka rregullu gjithecka ne keto institucione qe te mos arrihet denimi i tij, keshtu do e shtyje terheq e mos e keput, vizito Spakun nje here ne muaj e dridhe like!!! Sy leshet e PSse mendojne se do bahet drejtesi; jo more njerez jane rregullu guret e muret me njerez te Sales sa nuk shkaterrohet per 20 apo 30 vjet. Shumica ne keto institucione jane te vendosun nga Sali krimineli e ndihmesit e tij. Hajt dru me pre dru me pre.
dumdumi ,duhet te Hetohet per mosVeprim qe do thote ,i sherben Kryekriminelit qe beri para syve te gjithe Botes ,hodhi ne ere Gerdecin vrau 28-shqiptare,,vrau perseri me 21-Janare qe Dumdumi vazhdon Hesht ( qe duhet Urgjent te japi Spjegime perse nuk ben Detyren kur paguhet me shum se punun,se justifikon ) kur nga Gjykata e Strasburgut u Definua Qart si Krim Shteteror ,,-mirpo Dumani s'do ta pranoj ,tjeter salih brrishi ,,bashkpunon Hapur me Greqin-kunder Shqiperise -i Premton -Teritore .Eshte ky dumani Shqiptare apo kerm serbo-maqedons ?! Sepse mosVeprimi tij-perkthehet Bashkpunetore me Antishqiptarin sb
Rrefimi ne SPAK u be dhe akuzuesi qenka me emer dhe mbiemer. Akuza per Berishen eshte per vrasje. Akuzuesi i Veliaj eshte anonim. Akuza per Veliaj eshte per korrupsion. A do e marrin Berishen ne burg per kete akuze sic moren Veliaj? Apo Berisha nuk mund te prishe provat sic mund t'i prishe Veliaj? Pune dreqi kjo e drejtesise . . . nuk kuptohet lehte nga ne njerzit normale.
Keto dy zonja te nderuara kan gjetur kishe ku te falen. A e din keto zonja se SPAK-u eshte shitur te Sali Berisha dhe ai i urdheron prokuroret e SPAK-ut te arestojn cilin do Saliu ? Denoncimi i dy zonjave eshte shume i drejte,madje dhe shume i dhimbshem,por ama kini te beni me nje njeri si Sali Berisha qe ka nen kembete tija drejtesine. Denoncimi i dy zonjave eshte me i pershtashem per ne gjykaten e strazburgut apo ne Hage. Atje mund te kete drejtesi dhe mund te zgjidhet halli qe kane. Idajet Beqiri eshte nje avokat i zoti,por ama edhe ai e ka te veshtir se SPAK drejtohet nga Sali Berisha.
Merru edhe me Lalin Mero djali se leku modh po te rreshket prej shalesh. Saliu ka kohe qe ka ik per lesh, por Fiku e ka rradhen tani. Mos u merzit
Av Beqiri??? Ha ha ha jasa te rimarre licencen!
Ju shkruani e flisni kot , po ja fusni si kau peles Sali Berishes jo sot po duhet ti ishte harruar emri te pakten qysh ne 14 shtator te vitit 1998 . Le te beje nje opozite kudo neper Europe ose bote si beri Saliu ne 14 shtator 98 e si mundet te dale e te kerkoje vota . Por Sali qeni vec kriminel eshte edhe i zgjuar sepse i ka zene per gryke prokuroret , ate e mbron SPAKU ME DUMANIN ne krye . Sa gropa ka hapur Saliu e sa qytetare ka groposur ai duhet te digjej i gjalle si poqi i biri ne Gerdec . Po edhe sa gropa i kane hapur atij te tjeret vec ketyre Haklajve deri sot edhe me sa duket ne te ardhmen asnje gje nuk ka per te ndodhur te pakten per sa kohe te jete DUMANI .
Ju shkruani e flisni kot , po ja fusni si kau peles Sali Berishes jo sot po duhet ti ishte harruar emri te pakten qysh ne 14 shtator te vitit 1998 . Le te beje nje opozite kudo neper Europe ose bote si beri Saliu ne 14 shtator 98 e si mundet te dale e te kerkoje vota . Por Sali qeni vec kriminel eshte edhe i zgjuar sepse i ka zene per gryke prokuroret , ate e mbron SPAKU ME DUMANIN ne krye . Sa gropa ka hapur Saliu e sa qytetare ka groposur ai duhet te digjej i gjalle si poqi i biri ne Gerdec . Po edhe sa gropa i kane hapur atij te tjeret vec ketyre Haklajve deri sot edhe me sa duket ne te ardhmen asnje gje nuk ka per te ndodhur te pakten per sa kohe te jete DUMANI .
Asnje nuk kupton skizofrenine e Sali Serbit .Po eshte ushqyer gjithe jeten me mish e gjak shqipetari dhe tani qe I mungon eshte super cmedur ky kanibal qe s'ka varreze ta pranoje .
Viktimat Berishjane jane ne çdo pjese toke te Shqiperise dhe ironia eshte qe ai vazhdon e kercenon kedo qe i permed emrin fale çdrejtesise shqiptare qe kane punur e punojne per te si nje kryembandit me mburoje te larget pertej Oqeanit Atlantik. Eshte per tu theksuar fakti qe u bene 34 vite qe nga vrasjet e para me te 2 Prillit ne Shkoder e figura ketij krimineli ka mburoje edhe sot e kesaj dite .Ndaj keto deshmi ndoshta jane te vlefshme dhe sherbejne per ndonje shkimtar per ndonje roman por kursesi per ndeshkimin e kryekrimit Shqipetar qe eshte me imunitet nga makineria qe e prodhoi per interesa te saj e qe sot vazhdon dhe e mbron deri ne ngordhjen natyrale kete kafshe vrastare me fytyre sllave. Kushdo qe hypen ne pushtet firmos per mosndeshkimin e kesaj makinerie vrastare nga skutat e erreta te botes se eger kapitaliste.
Keq i është futur në gjak shqiptarit helmi nga antishqiptari, Njeriu i Zi, vet Djalli, Sali Berisha krimineli specialist. I përçau shqiptarët nga jugu në veri, i injektoi me helmin antishqiptar dhe disa u ndikuan nga ky helmim dhe shkuan në anën e tij. Pikërisht këto mostra u përhapën si farë e armiqësisë shqiptare në të gjitha institucionet shtetërore, që nga garda e republikës, në sistemin e drejtësisë, në komisionin qendror të zgjedhjeve, në çdo skaj të vendit nga jugu në veri dhe mbi të gjitha qëndronin monstrat e Shik-ut. Këtë dhe gardën e republikës i kishte besnikë deri në vdekje të planeve ogurzeza të tij. Në këto kushte dalja kundër programeve të tij përfundonte në ekzekutimin me vdekje të kundërshtarëve të SB. Kështu me forcën që i dha pushteti ai organizoi në gjithë kapilarët e jetës drejtuese të vendit organizatën kriminale të strukturuar në përsosmëri duke u bërë vet dhe drejtues dhe kryetar ilegal i sistemit të drejtësisë. Duke i fuqizuar financiarisht dhe duke i mbrojtur nga organet e drejtësisë, duke i vendosur në drejtimin e institucioneve të vendit dhe në kapilarët kryesorë forcat e tij destructive, kush i dilte kundër i eliminonte ose kush mund të kishte prova kundër si psh Remzi Hoxha. Tashmë Ai ishte vet ligji. Ku është Spaku? Ai sigurisht ose ka frikë ose ka qenë i inkriminuar në radhët e tij, ose ka gëlltit diku një tenxhere me gjellë të prishur dhe do të vjellë gjithë kohës, kështu në radhët e SPAKUT duhet të bëhet një spastrim total me një gjurmim të thelluar kë të shpëtojmë nga një kolere vdekjeprurëse. Rroftë Amerika!
Perbindeshin I Vicidolit I ka te lyera eduart me gjak, te varet ne mes te Tiranes eshte pak. Nuk Kam besim se Ai do te gjykohet per krimet qe ka bere, Spak eshte ne urdherat e tij, Jane sherbet or besnik te SB. Poshte SB, poshte Pd, poshte tradhetaret e kombit shqiptare.
Tregim humoristik..??!! Haklajt jane ne gropë… Sala eshte lider…! SPAK .. thjesht jane ushtar te Sales, rrogetar qe I paguan shume mire qeveria me firmen e Rames.! Populli rreket me lajme humoristik si ky me siper dhe mezi pret te votoje Salem, Edin, Liken, dhe Lulen.!!
Dalngadal po vjen behari. Vonon por nuk haron. ????????
Per cfare grope flisni?! SPAK e GJKKO jane pishina ku freskon hallatet SB! Keta jane per te kafshuar vetem nga krahu tjeter, dhe shume mire bejne.
Thone qelbesirat media a analista se Spakun e duan 70% e shqiptareve. Maskarenjte! Nje sondazh i vertete do te tregoje se Spakun e don vetem PD dhe Rama, jo populli.
Saliu shpejt do paguaje me zenin ne burg me pas dhe gita shkon ne burg shtepie Saliu do dale partizon me. 9 maj si pilinxhi Pritni
Do ishte gjykim interesant do shifej se kush më shumë i ka shërbyer Serbisë Haklajt apo Salihu se që të dy kanë qenë në të njejten linjë pro serbe dhe anti shqiptare.Haklajt UDB i ç'farosi pasi i shtrydhur i limoni ,ndesa nga Salihu pret akoma rezultate.Tani edhe UDB është në telashe kujt ti besoi më shumë Edi Ramës apo Salihut.Megjithatë është përcaktuar aktualisht për Ramën se ky ia ka nxën kulmin me anti Kosovë.
"Dielli". I ke pirë ilaçet për sot apo akoma?
Ke te drejte or ti "DIELL" rrocka se te dy subjektet kane nje lidhje: - Saleh Shi QIre Brrisha (LEZHENDA), i ka cuar nafte Serbise - Haklajt, kane tregtuar arme per UCK. Te dyja palet kane perfituar, por jo nga te njejtat burime.
Te nderuara zonja! Si puna juaj ka me mijra shqiptare qe e duan te pjekuer kere kerme qe ju poftise shqiptarve . Mos kerko nga Drejtesija te denoje kete kriminel kalibri . As nga Rama qe po behet Mbreti i Shqiperise me perkrahjen e Sali Berishes . Rruga e vetme eshte ,qe keto ,ti percillnin ne Gjykaten e Streazburgut .Nese dhe ajo nuk perfillet nga Drejtesija Shqiptare ,beni ate qe dine te bejne malsoret .
Cfare leshe GROPE,HAKLAJT mundohen kote per ne SPAK,sepse nga DUMANI deri te me I fundit prokuror dhjesin GJAK para BERISHES dhe kjo duket ka tre vjete per Partizanin nuk po flasim per 21 JANARIN apo GERDECIN qe SPAKU ka fshehur koken por e nxjere kur shikon BRREKEEE....
SPAKu ja ka lënë KANUNIT
Shpejt do fillojn protesta popullore kunder Spakut dhe muterve te BE qe bashk me Ramen japin nderin dhe jeten per ket organizate kriminale qe vec Strasburgu mundet me e eliminue i here e mir.
Saliu vertet do te denohet, po pas vdekjes dhe jo nga Ddumi i SPAK-ut !
saliu ne burk. spak te ruaj koken e vet. se populli. i kupton. te gjitha. se si po vepron. sapaku ne. mbrojn kermen kriminelin sali halene