Nuk është vetëm Ilir Meta dhe Partia e Lirisë që kanë halle penale dhe juridike me çështjen e lobimit në SHBA. Një tjetër emër në skenë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Bëhet fjalë përsëri për një faturë të paguar për foton me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për të cilën ai deklaroi “zero lekë”, por që tashmë është në verifikim dhe hetim nga SPAK, së bashku me çështjen e shkollës dhe pasurisë së partneres.
Ish-deputeti Halit Valteri ishte ai që dha lajmin në studion e ‘Repolitix’ në debatin e zhvilluar se ka një provë që flet për pagesë dhe faturë dhe që së shpejti do dërgohet si kallëzim në SPAK.
“Edhe ai që pretendonte se e bëri foto me ‘zero lekë’ me Donald Trump, e që doli foto te dera e halesë, Belind Këlliçi, ylli i ri në ngjitje, ka një të dhënë, një faturë.
Nuk e di pse hidheni kur përmendet Belindi... (është bërë një kallëzim, ndërhyn avokati Edmond Petraj).
Ka të tjera për të, mos u mërzisni. Do bëhet në vijim“, shprehet Valteri.
I gjurmon qeveria me veglat e veta neper bote dhe ja jep Halit Gomarit te bej rolin e kallxuesit..Nuk e kupton hajvani se mund te shkoj per lesh ndonje dite..
Hahahahaha Paska dokumenta Valteri i dhjeri . Hajde strade hajde ! Ca insitucioni halabak esht SPAK qe mer si te verteta thashethemet e funderinave te Shqiperise