Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, Rama: Do të ketë një pistë 5.3 km, fituesi shpallet në janar

5 Dhjetor 2022, 13:13Politika TEMA

Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar,

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është hapur gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Elbasan.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama thekson se 5 nga studio më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 kanë shprehur interesim për investimin shqiptar.


Rama thotë se ky projekt parashikon të investojë në një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare.

“Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar, që do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve.

Sot ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

8 Komente

  1. u
    una rosa blu

    NQS do te jete piste per Formula 1 atehere kjo gare eshte e kote, i vetmi qe mund ta fitoje eshte Hermann Tilke. Mes 4 studiove qe njihen nga FIA, vetem Tilke ka marre te drejten per pistat F1 me USA x2, Vietnam, dhe gjithe garat e Arabise Saudite. NQS zgjidhet nje studio tjeter nga ajo e Tilke atehere pista eshte 99.999% e sigurt qe do te marre vetem certifikimin FIA Grade 2, qe nuk mjafton per F1 (kerkon FIA Grade 1). Edhe kjo do te ishte shume e mire sepse Grade 2 kane shume pista te serive Endurance, Formula E, etj.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bora, shiu dhe Ramiu

      A i ka plotesuar kushtet e nje diktatori, ky manjak.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Emigranti

      Populli s'ka buk te haj ,ky kodosh politikan qe eshte ber po aq i urryer sa dhe Saliu dhe Iliiri, kerkon te harxhoj milioni nga leket e popullit per vepra te talla pa vlere. Po te doj ta bdertoj me pare qe ka vjedhur ne keta dhjet vjete

      Përgjigjjuni
      1. a
        asd

        Nese do tia sekuestronin parate e vjedhura, Rama do te ishte KM me vizionin me largpames ne bote.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alex

          Or kryeministër! Vlora e cila cilësohet si flamurmbajtesja e turizmit të vëndit, qëndrën spitalore e ka në ato kushte sikur të jetë bombarduar nga Rusët.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fadil

            Njerezit shqiptojne buke dhe kurva e shtepise sone flet per kaviar...lol

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Bucja ne krye te Shqiperise po krihet me endera Jett-i kur njerezia nuk ngrohet e nuk ushqehet sa duhet.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Landi

                Ky monster pone kethen Shqiperine ne pak pronare hotelesh dhe te tjeret kamariere(Banana Republic).rrofte Zahua mbreti i ardheshem i shqiptareve se per ate po punon ky vend.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje