
Për herë të parë në vendin tonë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Europian shkruan në faqen zyrtare në "Twitter" se së bashku me liderët perëndimorë do të forcojnë partneritetin strategjikë dhe bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë.
“Nesër, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tiranë për Samitin. Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin tonë strategjik, do të forcojmë bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë, do të trajtojmë ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të mbështesim vlerat tona të përbashkëta” – shkruajnë në njoftim.
GREAT EVENT! Nuk ka rendesi kush eshte ne Qeveri, PS apo PD. Rendesi ka qe Samiti mbahet ne Shqiperine tone! URIME dhe fat Shqiptareve!