
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale.
Në një intervistë për A2 CNN, Balla tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik.
“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli.
I jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do të dalë dhe do të thotë që nuk ka qenë Taulant Balla por ka qenë një deputet i Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.
Sherret brenda familjes socialiste kanë nisur të jenë të dukshme edhe për publikun, “bujqësia” ka qenë edhe arsyeja e fundit e pakënaqësive të deputetit të qarkut të Fierit, Erion Braçe.
Por postimin e tij “Koha për punë tjetër”, Balla nuk e ka lexuar si një kërcënim për lënie të mandatit nga ana e deputetit.
“Nuk e besoj një gjë të tillë, se Erioni është një deputet i shkëlqyer që i duhet grupit parlamentar socialist”, tha Balla.
Ndryshe nga 2019, kur PS shkoi e vetme në zgjedhje vendore pasi opozita vendosi të bojkotonte, për lokalet e 14 majit selia rozë do të pyesë qytetarët para se të zgjedhë kandidatët e saj.
“Në një pjesë të këtyre bashkive sondazhet kanë përfunduar, në një pjesë vazhdojnë, do të vazhdojnë, do të jetë e nevojshme të ribëjmë se nga konsultimet dalin propozime, për të cilët duhet bërë sondazh”.
Për disa socialistë, drejtimi i një bashkie është më joshës se një mandat deputetit.
“Unë nuk jam një mbështetës i idesë që deputetët duhet të jenë garues, natyrshëm që ka por kjo duhet të vlerësohet hap pas hapi”.
Shkodra, i vetmi bastion që socialistët nuk kanë arritur t’ia marrin demokratëve, do të ketë një vëmendje të veçantë nga ana e mazhorancës.
Balla tha se sipas sondazheve të selisë rozë, PS ka mbështetje më të lartë se në zgjedhjet e 2021, pavarësisht se skema për të zgjedhur kryebashkiakët mund t’i komplikojë llogaritë e socialistëve.
E moj kok sapllake/tepsi librazhdi...ke shume te drejete, lol
Ja dhe shoku Balla, ky Copa e katunarit / Me gojen e shtremnberuar nga "Vegla" e kryetarit / Simboli i Injorantit qe me kostum kane veshur / fiks si majmuni te ben per te qeshur /
Mediat diarre perforcojne teatrin e kukullave te ketij banditi qe u be ushtar bandash per vota. Nxirri emrin deputetit te PD po ta mbajti dhe mos derdellit si mashtrues ordiner.
Nuk jam unë, do të dalë një deputet i PD, vetem prisni pak sa te pefundojme fabrikimin e dokumentave.
Bora,shiu dhe ramiu Po ty robt kush ti ....iu.
O zoti Balla, Berisha fliqani ka kalur në delir dhe senil i llojit të vetë dhe gjithnjë ka qenë dhe mbeti shpifës e kriminel e përçarës i kombit. Kritikat veç sa po e forcojnë PS dhe juve personalisht sepse populli vonë e ka kuptuar kush është NON GRATA.
Taulant,mos u shqeteso me akuzat e plakut mere ,keshtu ka thene e pergojuar sh socialist dhe kunershtar te tij plaku mere.Sikur babalja te ishte i vertet, radha ishte ..BALLA, GJiknuri, Ametaj Dako e te tjer ,binte qeveria dhe pushtetin, plaku do e merte ne tavolin.Mos harroni vidio si babalja ka te tjera ne radhe .Ju socialistet shikoni punen dhe ecni perpara duke korigjuar sa me pare mangesit tuaja.......Fushata per vendoret duhet te jete e plot qe te ruani bashkit qe keni .