Yuri Kim: Kreu i SPAK nuk duhet të zgjidhet nga ata që manipulojnë hetimet! Drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit

14 Dhjetor 2022, 09:20Politika TEMA

Yuri Kim: Kreu i SPAK nuk duhet të zgjidhet nga ata që

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dy ditë para se KLP të vendosë së kush do të zëvendësojë Arben Krajën, ambasadorja amerikane ka reaguar mëngjesin e sotëm me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se do ta ndjekin nga afër procesin.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, i cili pa frikë e favor do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. 

Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. 

Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë.

Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, shkruan Kim.

18 Komente

  1. E
    Emigranti U S A

    Bravo zonja ambasadore , populli shqiptar vetem tek ti i ka shpresat ishalla do ta ndihmosh kete popull per drejtesi se deri tani i kane lojtur fene sidomos keta palacot qe therrasim me shume se po erdhem ne do ta permbysim kete e do bejme te re sipas konceptit te tyre gjitnje

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Reforma ne Drejtesi nuk behet duke bere roje ambasadoret, sado te fuqishem te jene ata, se kush nga nepunesit rrogetare do te zgjidhet ne krye te SPAK-ut, por me korigjimin e nderhyrjeve ne Kushtetuten e Republikes, qe u bene me 21 prill te vitit 2008 me paktin diktatorial Berisha-Rama. Zonja ambasadore deshtoi me nderhyrjet e saj tek kreu i PD-se Lulzim Basha per te perjashtuar nga Kuvendi i Shqiperise Perbindeshin e Vicidolit, kreune agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Berisha, sepse nuk vuri ne levizje mekanizmin ligjor te Kuvendit te Shqiperise. Po keshtu do te deshtoje duke mos korigjuar Kushtwetuten e Shqiperise qe te garantoje nje sistem gjyqesor te pavarur, ne krye te te cilit te qendroje nje jurist me integritet profesional dhe moral, i zgjedhur me votim te drejtperdrejte te popullit si President i Shqiperise. Me kete Kushtetute, Shqiperia eshte republike Kryeministrore dhe do te behet si t'i doje qejfi kryeminsitrit Edi Rama.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        Une shikoj nje gje shume te rendesishme ne deklaraten e saj: Amerika e konsideron zgjedhjen e Kryeprokurorit te SPAK celesin e suksesit te Drejtesise. Dhe ne fakt ashtu eshte. Ky qe ishte, beri te njejten gje qe beri Prokurori Llalla, ne mos me keq, zvarriti dosjet e Familjes Berishes dhe Ilir metes.

        Përgjigjjuni
      2. a
        amerika hoqi lulin,vuri saliun

        iku tik llalla,erdhi arben llalla,dhe pas 2 llallave do vij nje me trap e mashtrus,nuk presim ndryshim

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Fiks fare! Llalla 3 sot dhe Llalla 4 mot. Më tutje vjen pensioni dhe të gjithë themi: Ku ishe? Asgjëkundi! Ç'farë bëre? Hiç, asgjë!

          Përgjigjjuni
        2. M
          Ministria e KomshiKulturës

          Eh moj shoqja Qimete Zhuri, partia e ka dorën e ngrohtë edhe kur të gjuan. Të këshilloj të rritësh dozën e testosteronit se na lodhe me parrulla m-l. Edhe bronzi i statujës "Drejtësia e Vin Llapës", që e bëre me aq kujdes, do përfundojë i shitur për skrap. Të fala Tomës, Qifes dhe Rrahjës

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sula

            Mua nuk me shqeteson ai qe del i pari me mbeshtetjen amerikane. Shqetesim i madh mbetet ai qe del i dyti dhe i treti ne preferencat amerikane pasi, ata aty do te mbeten, nuk do te largohen madje, me detyra e kompetenca mjaft te rendesishme. Ne se amerikanet, si investues kryesore te reformes, indirekt dali kunder dy pre tre kandidaturave, duhet te hyje ne diskutim në se ata duhet te vijojne te qendrojne ne SPAK.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FCB

              Limon i shtrydhur.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rroftë AMERIKA E MADHE, motra e Shqiptarve.

                E rrespektuar, e nderuar dhe e dashur si moter, abasadorja e SHBA-së në Shqiperi, znj. Yuri Kim ! Lajmin që dhatë, që do rrini si ambasadore e SHBA-së edhe pak më gjatë se mandati zyrtar, jam i sigurtë, që si per popullin Shqiptar, ashtu edhe per mua dhe familjen time, ishte dhurata më e madhe e festava të ketij fund viti. Shqiperia ka shumë baxhella dhe meshkuj, por nuk ka as burrnesha as burra, për ti ulur në postin e kryetarit të SPAK-ut. Postin e Krytarit të SPAK-ut në Shqiperi, e meriton një vajzë apo djalë Shqiperie, që së paku duhet të jetë një patriot, një atdhe-dashurues fanatik, një rrespektues i ligjit dhe i popullit Shqiptar, një perdon që rrjedh nga një familje historikisht e njohur per patriote dhe atdhedashuri, që nuk friksohet nga armiqt e shoqerisë Shqiptare. Deri sot, nuk është gjetur dhe nuk gjindet askush, që ka punuar apo punon sot në administraten e drejtesisë. Sot në këtë administratë, punojnë njerëz shumë të degjeneruar dhe frkacakë, që çdo shkerdhatë, hajdut, trafikant apo kriminel, po t'jua zgjasi 2 duart ketyre magjistratëve, ku në njërën kanë paratë, dhe në tjetren kanë kercënimin, magjistratët ju kapin doren e parave. Znj. Yuri Kim, sot në Shqiperi, vetëm Ju, perpiqeni të punoni per vendosjen e drejtesisë aq shumë të nevojshme dhe vitale per popullin Shqiptar, sepse ju e dini znj. Ambasadore, që "Pa drejtesi, nuk ka Paqe". --Gezuar festat e fundit të vitit, dhe gezuar Vitin e Ri që po vjen.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  spata

                  Zonja . e nderuar Ambasadore . Ne shqiptaret e thjeshte, qe vuajm pasojat e politkes shqiptare ,jemi me ju per gjithcka qe po bene ne fushen e Drejtesise .Qendrimi juaj ,perseri ne krye te Ambasades amerikane ,na dha shprese se dicka do te ndryshoje, jo vetem ne organet e Drejtesise ,por do te uli vrullin e korriupsjonit nga pushtetaret . Nepermjet jush SH.B.A e kuptojne se cfare politkash ndjekin hajdutet dhe kriminelet 32 vjecare ne vendin tone .Kini toleruar jashte mase me keta qe drejtojne politken dhe shtetin shqiptare .Ndoshta nje dite do te kuptoni ,se cperfaqsojne keto mbetje te sistemit ish komunist, qe kane ozurpuar me skema mashtrimi pushtetin dhe politken .Duhet te kuptoni dhe dicka qe levize nen rrogozin e popullit shqiptare . Tashme jane krijuar klane krahinore qe jane bashke dhe s'lejelojne tu iki kontrolli i politkes dhe i shtetit shqiptare . Mos u besoni zenkave qe bejene ne sy te popullit dhe ne ekranet TV.Jane metodat e vjetra, qe kane gjetur zbatim, jo tani por dhe shume vite me pare . Hiqen per demokraci e ndryshim por ne konceptin filozofike jane me kanunet e kohes se qepes ku ne Shqiperi te gjithe jane komandues te pushtetit .Keshtu ka qeverisur Zogu keshtu po qeverisin dhe keta tani . Shajne diktaturen enverjane, per sy te botes, por jane me diktatorjal se Hoxha . Me shprese se ju ,qe tashme i njihni shume mire ,dote beni dicka per tu shkeputur nga keta kaubojsa te peshtire .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Mos u tallni me me kete Milet.Iku Llalla,nuk i hyni asnje Gjemb ne kembe,Ju e vendoset Z Kraja,te gjithe e dine qe ju e Vendoset ne Krye te SPAK - ut,dhe rezultati as Saliu as Likja nuk therriten asnje here per Vrasjet,Krimet,Vjedhjet qe kane bere per 30 vjet.Tani prape do shtyni per tu zgjedhur nje tjeter Kraja,qe Saliu dhe Likja te jetojne ne paqe.Lulzim Basha,dy here per nje muaj ne Amerike,U Rehabilitua,u bo i paster tani,ku shkuan Rublat e Rusit,kur ju ne Amerike bashepuntorin e tij e futet ne Burg.Sikur kane pake ere keto pune.Ameriken e duam por cfare ka bere per ne,Haptas cfare?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Km

                      Si i thone asaj kenges?"hajde moj Kimete ,c'e bone per vehte,e nise per SPAk,por doli ASPAK".

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        populli

                        Hallall,rrofte Amerika.

                        Përgjigjjuni
                        1. sapa

                          Zonje :keni degjuar per gjygjin e Nürnbergut ne Gjermani?vetem neqoftese vendosen gjygjtare te huaj denohen maskarenjte e ketij vendi perndryshe :mos genjeni njerezit e ndershem shqiptare duke i mbajtur me shprese se eshte turp!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TERMETI

                            KERKO TARE KERKO SE ATY KEMI VARROSUR QENIN E NGORDHUR . Rrotullohu rrotullohu po tek 6 mujorshit e Saliut do te shkosh s'ke nga ja mban zonja Kimete po nje M.t do te vendoshes ne krye te SPAK.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TERMETI

                              KERKO TARE KERKO SE ATY KEMI VARROSUR QENIN E NGORDHUR . Rrotullohu rrotullohu po tek 6 mujorshit e Saliut do te shkosh s'ke nga ja mban zonja Kimete po nje M.t do te vendoshes ne krye te SPAK.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                The truth

                                Kjo eshte sorry tamam. Njeher thote reforma eshte sukses, njeher nuk duhet te lejojme te korruptuarit te zgjidhen ne krye. Po nese ata jane zgjedhur kandidate presupozohet qe i plotesojne kriteret te zgjidhen ne krye. Ka te drejte Rama qe thote se kjo i kujton sekretaret e pare.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Erzeni

                                  Po thuaj i gjithe sistemi i drejtesise eshte Llalla drejtesi,iku nje llalle,do vij nje tjeter llalle,po ata jane pothuaj te gjithe llalle,kjo si do zgjedhjet,se populli po paguan lesht kokes per keta llalle.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje