Akuzat për Ahmetajn, Rama: Raportimet e mediave i marr me shumë rezerva. Prononcohem vetëm nëse do ketë vendim pas përfundimit të hetimeve

13 Dhjetor 2022, 18:34Politika TEMA

Akuzat për Ahmetajn, Rama: Raportimet e mediave i marr me shumë

I pyetur mbi akuzat që janë bërë mbi ish zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetajn sa i takon inceneratorëve, kryeministri Edi Rama tha se do të kishte një prononcim për këtë çështje në momentin që do të përfundonin hetimet e SPAK.

Ai përsëriti deklaratën e tij të mëparshme, ku tha se nuk mbante përgjegjësi për veprime që mund të bëhen pas shpinës së tij.

"Respekti im për median në raport me të vërtetën është i mirënjohur. Media është e dyndur nga gjysmë të vërteta. Në rastin konkret bëhet fjalë për diçka, një denoncim që një individ i caktuar ka bërë në SPAK. 

Ne as për njerëz që janë kundër PS, as për ish- kryeministrja etj etj, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha që thuhen në media i marr me shumë rezervë. Të vërtetat individuale të gjithësecilit, janë individuale. 

Janë tre vepra, në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë për të cilat 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do thoja se duhej të ishin bërë. Ajo e Elbasanit, është pronë e komunitetit tanimë, ajo e Fierit është e destinuar të jetë pronë e komunitetit. Ajo e Tiranës e ka shpëtuar kryeqytetin nga plehrat. 

Nëse ne nisemi në betejë dhe rrugës dikush këput edhe dardha e mollë për t’i futur në trasta pas shpinës time, kjo është një çështje që ka të bëjë me drejtësinë. Nuk mund të bëhen spekulime dhe komente mbi copa të dhënash të cilat janë të gjitha për t’u hetuar. 

Kur të hetohen dhe nëse do ketë një vendim mbi to, atëherë unë do flas përsëri siç kam folur gjithmonë”- u shpreh Rama.

2 Komente

  1. S
    Sahale-Shpellari

    Mire e ke than or burr, por besoj se si Kryeministri i vendit, ti je i intersuar qe t'u shkohet deri ne fund te kesaj meseleje, ku miliona Euro jane anashkaluar ne xhepat e disa kompanive fiktive, apo jo...!!??? Prandaj besoj qe hetimeve do t'u shkohet deri ne fund per te hequr c'do hamendje e per te zhdukur dyshimet dhe akuzat qe ngrihen ndaj atyre qe jane e punojn si ministra, drejtor apo punonjes neper dikasteret shtetrore qe jua paskan futur kaq leht nder hund... S'mund te justifikohesh gjithenje qe kjo pune eshte ne duart e drejtesise dhe kurr nuk del fajtori, kurr kur nuk kthehet as nje qindark ne arkat e shtetit, kurr kur nuk denohet njeri per shkelje qoft dhe ndeshkim administrativ...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rregulli nr 1

      Sipas rregullit, ne se jane hapur hetime sic pohon km, ai birbua duhet te dorehiqet nga funksionet shteterore, per t hapur rrugen hetimeve te pavarura. Eshte rregulli numer 1… ne shkerdhatokraci…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje