Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për identitetin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17 Maj 2026, 15:52Politika TEMA
Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, të cilin e cilësoi si simbol besimi, dinjiteti dhe qëndrese, por edhe si një urë të rëndësishme kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha vlerësoi lidhjet historike dhe kulturore mes dy vendeve, duke theksuar se në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sipas tij, patriotët shqiptarë në Rumani artikuluan idealet e lirisë dhe pavarësisë, botuan libra e gazeta dhe mbajtën gjallë frymën kombëtare dhe identitetin evropian të shqiptarëve.

Ministri nënvizoi gjithashtu kontributin e familjeve të mëdha shqiptare që lanë gjurmë në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të të dy vendeve, duke vlerësuar rolin historik të diasporës shqiptare në Rumani në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kombëtar ndër breza.

“Kënaqësi të merrja pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Një moment i çmuar kujtese për lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve dhe popujve tanë. Pikërisht në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare. Atje patriotët shqiptarë artikuluan idealet e lirisë dhe të pavarësisë, botuan libra e gazeta, organizuan veprimtarinë kombëtare dhe mbajtën gjallë frymën e #Shqipërisë së lirë dhe identitetin tonë evropian.

Duke vlerësuar kontributin e veçantë të familjeve të mëdha shqiptare që lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të të dy vendeve tona, ne nderojmë njëkohësisht edhe rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në Rumani, ata që nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare, por përkundrazi, i ruajtën, i kultivuan dhe i përcollën me krenari brez pas brezi.

Edhe sot, roli, kontributi dhe përfshirja përmbajtësore e Diasporës sonë, “Atdheu jashtë”, siç e quajmë me të drejtë, një burim i çmuar energjie, dijesh, lidhjesh, mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe jetësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, shkruan Hoxha.

3 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    Nuk e kuptoj se përse diplomacia shqiptare ka nevojë për këtë lloj sharlatani që flet me duar dhe me këmbë?! Një jetë të tërë në diplomacinë shqiptare pa mësuar asgjë , duke arritur kulmin e mizerjes në krye të një grupi denlikuentësh dhe jashtëqitjesh politike që shet territore të republikës dhe më vonë ministër i një prej kryeministrave më idjotë që ka pasur ndonjëherë vendi,.ku një hajvan i bie gozhdës dhe hajvani tjetër patkoit

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABAZ ALIU TOMORR

      PO PO ,,NGA ORTHODHOKSET ,,OSE SI U THONIT ,,KAURRET ,,,DONI TE FUTENI NE EVROP ,,

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mali

        Akoma Rama nuk e pushoi nga puna kete hutaqin e Min. Jashtme!?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje