
Drejtoresha e komunikimit pranë Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo lexoi një listë të gjatë me 421 emra kandidatësh për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar, votime që do të zhvillohen gjatë Kuvendit të Berishës. Mes emrave garues ishte dhe Pëllumb Berisha, nënkryetari i PD Durrës.
Në një komunikim për mediat Berisha deklaroi se kishte kontaktuar me deputetin Edi Paloka për të hequr emrin e tij nga lista, sepse ai është aktualisht prej mëse një viti pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së zyrtare.
“Përgjatë gjithë kësaj kohe, unë nuk jam bërë pjesë e asnjë procesi zgjedhjeje që Komisioni i Rithemelimit ka bërë në Durrës kohët e fundit. Prandaj kërkova heqjen e emrit nga lista, për më tepër që vazhdoj të jem pjesë e Këshillit Kombëtar zyrtar”,- tha Berisha.
Shëndet ti thuash, plaq I duket. Ka njerëz më të aftë që duhet të jenë në listë.