U tha se do të ishin 1838, Berisha braktiset nga delegatët në Kuvendin e Rithemelimit

30 Prill 2022, 11:39Politika TEMA

U tha se do të ishin 1838, Berisha braktiset nga delegatët në

1425 delegatë nga totali prej 1838 janë të pranishëm në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Kryetari i Komisionit të Drejtimeve të Punimeve të Kuvendit, Belind Këlliçi tha se për shkak se në sallë ndodhet më shumë se gjysma e delegatëve, Kuvendi ka aftësinë vendimmarrëse.

“Të nderuar delegatë dhe pjesëmarrjes pas raportimit nga sekretariati teknik si dhe verifikimeve të kryera me anë të teknologjisë rezulton se prezent në Sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se numri i përgjithshëm i delegatëve të Kuvendit Kombëtar në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur, anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, kuotat o organizatave partnere të LDGSH, forumit rinor dhe të shoqatës së studentëve të Dhjetorit ‘90  dhe prezent në sallë janë më shumë se gjysma, pra 50% + 1 delegat, konkretisht më shumë se 920 delegatë, për këtë arsye deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit kombëtar si dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. U bëj me dije se ky kuvend është thërritur nga Kuvendi i 11 Dhjetorit si dhe me vendim të Komisionit të Rithemelimit. Për këtë arsye konstatohet se Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt sipas dispozitave statutore të statutit të PD”, u shpreh Këlliçi.

 

 

4 Komente

  1. g
    gjergji

    Ma teper se gjysma ishin tropojan aty.Natyrisht zjarrvenesit e shkatrrimtaret e Shkodres L.LUKA E B.Spahija.Turma injorantesh qe luftojne me mullijt e eres e mendojne te fitojne???. Pika qe su bie ktyre injoranteve te damllosur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ps pd lsi, lumi komtar

      Kan shkuar lepirsat e sales se mbase nje dit ne te ardhmen e larget sala do behet kryeminister kur bari ti ket shkuar 2 metra ciper mjer injorantat qe shpresoin

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentator Politik????????

        Janë mësuar me humbje të PD-së, por Berisha që ka shijuar kolltukun e Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit apo të Okb-s, e din që jetohet më mirë se tani.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anna

          O Kelliç,na dole krriç.Çdeshe mer me Salen ti?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje