
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po lobojnë te vendet anëtare të Bashkimit Europian që të shtojnë mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre të integrimit, duke zhbllokuar negociatat.
Vetë sekretari i Shtetit, Antony Blinken është përfshirë në një seri telefonatash me diplomatët e vendeve kryesore të BE-së, ku veç luftës në Ukrainë temë e bisedimeve, sipas njoftimeve në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit ka qenë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Biseda e fundit e Blinken ka qenë me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
“Biseduan për të ofruar më shumë ndihmë për ushtrinë ukrainase teksa përballen e rezistojnë përballë agresioni të paprovokuar të Rusisë, si dhe për masat shtesë që Putin dhe regjimi i tij të japin llogari për këtë agresion.
Sekretari dhe ministri i Jashtëm folën gjithashtu edhe për të shtuar mbështetjen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt integrimit”, thuhet në deklaratën e DASH.
Caktimi në qershor i një date për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërcënohet edhe këtë herë nga vetoja bullgare ndaj Shkupit.
Ministrja e Jashtme bullgare përsëriti se kushti i vendosur për të përcaktuar në kushtetutë minoritetin bullgar qëndron në fuqi.
Ndërkohë, Shqipëria ka paralajmëruar nga ana tjetër se do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse as në qershor nuk ofrohet një datë për negociatat. Por, ndarja mbetet në dorë të vendeve të BE-së. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi deklaroi vitin e kaluar mbi mundësinë e ndarjes së dy vendeve.
Deklarata shkaktoi një furtunë reagimesh kundër, që nga Austria, Gjermania, Franca e deri edhe te vetë Maqedonia e Veriut. ton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut si mjet të përshtatshëm për të bllokuar procesin.
Me vjen mire qe amerika po na mbeshtet dhe kam besim qe endrra e te gjjtheve do realizohet e do jemi pjese e BE
Shqiperia eshte me kohe gati per BE po ka nbet peng e politikave te saj. Shpresojm qe europa te hapi syt dhe te antarsohemi sa me shpejt
kemi krijuar vertete standarte te mira dhe po afrohemi gjithnje e me teper drejt integrimit ne Be.Fati yne i mire eshte qe kemi ne krahe nje vend si ShBA e cila na ka suportuar dhe po na suporton per te nxjerr ne pah vlerat tona.
SHBA-ja si nje fuqi e madhe boterore mendoj se vendet e tjera do e marri per baze fjalen e saj qe Shqiperia te futet sa me shpejt ne BE
Me gjithe keto takime dhe gjithe keto ndrryshime per mire qe zoti kryeminister po ben per vendin ton e meritojme te futemi ne BE
Mendoj qe ka ardhur koha qe negociatat me Shqiperine te hapen sepse Edi Rama ka bere shume per ta zhvilluar vendin tone. E falenderojme SHBA qe ka qene gjithmone prane nesh
Shqiperia ka bere shume zhvillime keto kohe dhe ka pesuar shume ndryshime mendoj se hapja e negociatave me Shqiperin do te ishte gjeja e duhur per tu bere
Uroj shume qe cdo gje te zgjidhet dhe mundesite ti kemi te mëdha per tu futur ne BE
Me qeverisjen qe ka bere Rama sigurisht qe SHBA do na mbeshtese per tu futur ne BE.Kemi avancuar shume si vend dhe i kemi treguar vlerat tona qe jane mese te denja per te qene pjese e bashkimit europin.
Gjithsecili sot mendon per veten e vet por ne te vertete sot Amerika po rri krahe nesh duke na dhen nje dore te mire ndihme drejt integrimit ne BE.Permes politikes se ndjekur prej RaMES SHBA eshte ne krahun tone.Nje faleminderim duhet te shkoj per kryeministrin tone dhe gjithashtu qeverise se tij qe po tregon dita dites qe jane grup pune dhe jo grup pallavrash.
Pune te shkelqyera jane bere pune te cilat kane ndryshuar rrenjesisht figuren e te kaluares ???? Dhe me e rendesishmja fale kryeministrit tone ne kemi marredhenie shume te mira me SHBA-ne dhe jo vetem. te bashkuar dhe drejt integrimit ne BE✊????????????
Ne kemi perparuar shume dhe mendoj se duhet te jemi pjese e BE dhe kerkesa qe ne kemi per ndarjen nga maqedonia e veriut duhet mare parasysh dhe te vendoset nje date per kete vendim
Amerika na ka mbeshtetur gjithmon dhe ka qen gjithon krah nesh per hapjen e negociatave me Be gjithashtu dhe shqiperia ka bere hapa perpara drejt kesaj rruge
Nje gje nuk kuptoj une.Si ka mundesi qe SHBA-se nuk i shkon fare fjala ne Bullgari?!
Se e bukur kjo mo labi !!!!
shqiperia duhet te ishte ne be jo te lutemi qe te hapen negocjatat se kpt cfare presin me vendet e be qe nuk na antarsojn
Epo na erdhi dita dhe neve te futemi ne BE
Kur ti therr fëmijë Amerikës Berlini nazist, atëher do e kupton që duhet reaguar.