Sulmi i 11 shtatorit, Begaj: Nderojmë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste! Kim: Amerika nuk do e harrojë kurrë besnikërinë e shqiptarëve

11 Shtator 2022, 12:30Politika TEMA

Sulmi i 11 shtatorit, Begaj: Nderojmë ata që humbën e dhanë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmet e 11 shtatorit duke thënë se nderojnë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste.

Teksa i referohet sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, thotë se na kujtojnë se siguria kombëtare është përparësi.

“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.

Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Begaj.


Postimin e Begajt e ka rishpërndarë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj. Amerika nuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohë ndihme. Ne do të jemi më të fortë së bashku”, shkroi Kim.

8 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Te "besueshme" keto logjia te dala nga goja e nje.....bajromi!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Bajrom, lshoje dorn se e tmerrove, se nje Kimete kemi....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrespekt z.President

        shtrengoja ashtu si duhet baromo sepse ashtu na don shpirti me ja shktrengú fort zojes se nderume Kim sepse i takon me ja bo fort ate rrespekt

        Përgjigjjuni
      2. L
        Latif Dreqi

        E siguroi jeten Bamka!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sonja

          Uroj qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me se per kedo jane te tmerrshme,u prehshin ne paqe!

          Përgjigjjuni
          1. f
            fiku

            bajromi thote: nderojme ata qe dhane jeten ne sulmet terroriste, pra nderon terroristet qe dhan jeten haaaaaaaaaaa, ky esht nje gjysmak me teper i zgjedhur nga psikopati i surrelit

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flm te dyve jeni cifti javes

              shtrengoje z.Begaj ashtu si duhet me qit lezetin muhabetit miqesisse mire e me i tregu thell rrspektin e shqptarit ,vetem me te tilla shtrengime arrihet ai vleresim i ndersjellte . rrespekt te dyve keshtu ju pafshim gjithmone shtrenguar pas njeri tjetrit me dashuri e rrespekt .

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qim

                Edhe ky e paska koken te shesht nga mprapa. Vari trapin pun bajromesh

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje