Iku Helidoni, po kë ka “vitrinë” politike Sali Berisha në Shkodër?

18 Shkurt 2025, 19:49Politika TEMA
Iku Helidoni, po kë ka “vitrinë” politike Sali Berisha

Nga Ylli Pata

Ka kohë që pikëpyetja që diskutohet në qytet është se kë do sjellë si seal- si vulë, si emër Sali Berisha në Shkodër.

Në mënyrë skandaloze ka komanduar Luçiano Boçin si shef të qarkut, kur këtë skandal Berisha nuk e ka bërë me Elbasanin, Vlorën, Fierin, Durrësin apo edhe Beratin. Prat ë emërojë si shef qarku një personazh tjetër nga një vend që s’ka lidhje.

Berisha emëroi Luçiano Boçin, vetëm sepse ky i fundit, edhe pse berishjan njihet si një personazh i qetë dhe paqtues. Por profesor Boçi, nuk ka mundësi të ngjisë një çarje në Shkodër që Sali Berisha e bëri në 2022, edhe pse e dinte se do të ishte fatale.

Sot, Helidon Bushati, një nga deputetët më të rëndsishëm të grupit të tij, dha dorëheqjen duke dhënë një mesazh paqtimi e afrimi mes demokratëve. Helidon Bushati nuk ka asnjë lidhje me demokratët e Shkodrës, po fare fare. Karriera e tij erdhi si pjesë e afërsisë me familjen Berisha.

PD e Berishës në bazë, sot ka pak zgjidhje të ashtuquajtura konsensuale, përkatësisht dinosaurët e vjetër si Lorenc Luka apo Maxhit Cungu, që në fakt janë personazhe që nuk marrin më vota. PD e Shkodrës sot është një lëvizje politike dinamike që ka gjasa të tregojë një itinerar politik të PD-së kombëtare. Kjo jo nga Sali Berisha sepse ai e di dhe po e pengon, por nga qarqet e kundërta.

Nga PS për shembull, baza e PD në zgjedhjet e 2023 votoi Benet Becin për të shkatërruar Berishën. Në 11 Maj Shkodra duket do ta përsërisë votën e 2023. Por pas 11 majit, në Shkodrë duket se do të lindë lideri i ri i opozitës që do ta varrosë politikisht Sali Berishën. Nuk se është një logjikë e thjeshtë, por investim i rëndësishëm gjermano-amerikan. Që duket se vjen nga një sërë trajnimesh dhe diskutimesh.

PD sot në Shkodër nuk ka një shtresë politike të krijuar, në realitet e ka më shumë krahu i Bashës, por më i rëndësishmi është i palineuari i cili pret. Që nuk se ka çudi që të votojë sërish për PS. Flasim në qytet, por e njëjta panoramë është edhe në Shkodrën “rurale” e cila është më shumë urbane se qyteti. Dukagjini, dikur një zonë krejt e izoluar sot është një faktor j vetm politik dhe ekonomik, Vau Dejës, Bushati, Velipoja.

Shkodra, do jetë surpriza e zgjedhjeve të 11 majit.

6 Komente

  1. A
    Alfonsi

    Berisha emëroi Luçiano Boçin, vetëm sepse ky i fundit, edhe pse berishjan njihet si një personazh i qetë dhe paqtues. E ke gabim Mero. Ai ne Elbasan perdori grushtet per te mposhtur Gjergj Lucen.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lot

      Këtë ia tha gruaja Patokut, ajo ka njohje ne Shkodër.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        sali krimineli. kerma. haleja. shpellari. shpifsi ne shkoder. mer nje. mender. m m m. skodranet. jane te mencur. nuk. meren. me. nje kriminel si sali menderja

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labinot Mal

          Pse flet kot?’ Çfare lidhje ka kavajasi Gazmend Bardhi ne Myzeqe,Fier, Lushnjë, dhe Mallakaster . Çfare lidhje ka arumuni Enno Bozdo ne Berat?! Çfare lidhje ka Tomorr Alizoti ne Elbasan. Apo teme per te mbushur diten me artikullin e rradhes.

          Përgjigjjuni
          1. Dakord, po Majko cfare lidhje ka ne Kavaje, Shalsi cfare lidhje ka ne Kukes, Belinda cfare lidhje ka ne Fier, Spiropali cfare lidhje me Shkodren qe ishte deri tani

            Përgjigjjuni
          2. K
            Klodi

            Shkrim shume i dobet, qe nuk kupton asgje. Me pak fjale shkrim prej PATE.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje