Erion Veliaj ka komentuar në Report TV deklaratat e Ilir Metës se do të kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023.
Sipas Veliajt, Metës nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë, mezi pret që të ketë një përballje me të.
“Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur. Mezi e pres”, tha Veliaj.
Ai foli dhe për kritikat e Ramës ndaj SPAK.
Veliaj tha se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.
I ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Veliaj thotë se kritikat e Edi Ramës për SPAK nuk janë presion, por kryeministri po kërkon më shumë drejtësi dhe kjo sipas tij tregohet qartazi nga qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos mbrojtur askënd nga radhët e saj.
“Ne duhet të kemi reformë 360 gradë, që i prek të gjithë hapat e shoqërisë që shikon jo vetëm ngjarjet tashme por edhe të kaluarat. Ky është interesi i të gjithëve. Mos më kërko vetëm mua me rigorozitet. Padrejtësia duket sheshi nuk ka nevojë të kesh kaluar vettingun të kuptosh që po ndodhin çudira.
Qëndrimi i PS për të mos i ofruar mbrojtje askujt është prova më e madhe që interesi është për më shumë drejtësi, çelësi i asaj që thotë kryeministri është si ta çojmë nga marshi i dytë në marsh të pestë për të kapur padrejtësi që duhet të bëjnë hatanë në këtë vend”, tha Veliaj në Report Tv.
Provat për të nisur hetimet sipas Veliajt janë sheshit, nga vrasjet e Gërdecit të Berishës, deri tek përgjimet e Ilir Metës me Dritan Priftin ku ndajnë 27 mijë euro. Kryebashkiaku thotë se Meta e Berisha i kanë vjedhur shqiptarëve 20 vite, prandaj ka ardhur koha që të mos votojmë më një ‘non grata’
“Nuk jam këtu të këshilloj opozitën, për mua qofshin gjithmonë në opozitë. Po dogje ti, po theve xhamat, po shkule emrat e rrugëve do marrësh të njëjtin rezultat. Kur Iliri e Saliu e shkatërrojnë qytetin detyra ime është ta kthej siç ishte dhe qyteti mos ta ndjejë një sulm barbarësh që shkatërroi politikën
Berisha e Meta i kanë i marrë shumë kohë këtij vendi dhe nuk e di a ka një dënim kur tjetri, ka kur hedh 26 njerëz në gërdec, ka dënim kur tjetri merr 27 mijë euro me Dritan Priftin. Meta me Berishën i kanë vjedh 20 vite shqiptarëve. Vjedhësit e kohës i dënoni kush? Dënimi vetëm është bota. Nuk mund të votojmë non grata”, tha Veliaj.
Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Veliaj thekson se PS nuk ka në interes të ketë një president socialist, prandaj i ka përjashtuar të gjithë deputetet e saj nga gara. Ndalur në kriteret e kreut të ri të shtetit, Veliaj thotë se mjafton të jetë një profesionit, figurë akademike, ose një figurë që nuk është përfshirë në PS pesë vitet e fundit
“Procesi ka qenë i hapur për të përcaktuar disa kritere. PS edhe pse i ka votat, socialistët ndihen që ka ardhur koha për një socialist, megjithatë nuk është qëllimi këtu që të kemi çdo institucion. S’do jetë deputet i PS, ose politika aktiv i PS, por nëse dikush vjen me bindje të ndryshme, akademia, FA, si profesionit kjo do i bënte mirë bashkisë.
Do doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës. Një president që nuk merret në çfarë anë rrjedh Lana, që nuk merret me këndet e lojërave. Bashkinë nuk e lidh me presidencën, përveç disa punëve formale, kemi pasur disa presidentë që merreshin me punët e qytetit", tha ai.
mafiozi ka lufte me mafiozet jo bashkin uahahahahaasaa sa kom qiesh
Edi Rama po mundohet ta paraqet Serbinë para botës si një shtet, që po ecën përkrah Perëndimit duke e kundërshtuar pushtimin e Ukrainës. Rama, qartazi po e luan rolin e zëdhënësit të Vuçiqit dhe Serbisë, një rast i paprecedent, që një shtet me armiqësi të gjatë me Serbinë për shkak të krimeve që ka kryer ndaj shqiptarëve, pushtimeve të territoreve shqiptare, vrasjeve masive, dëbimit masiv, disa gjenocideve të kryera, dhe që veçse anashkalon qëllimisht këto histori, gënjen për një shtet dhe një sistem edhe aktualisht autokrat. Politika e tij pro serbe është e papranueshme. Në ndërkohë, pakënaqësia ndaj Edi Ramës ka filluar të rritet. Kriza e filluar ekonomike, ende pa u rimëkëmbur nga pandemia, tashmë po bëhet problem i madh. Duke parë tufanin, Rama ka filluar të kalojë në ‘kundërsulm’, duke takuar biznese nga më të ndryshme, dhe duke folur pa ndalur para tyre, si papagall, pasi nuk i lejon të tjerët thuajse fare të flasin, po mundohet t’i rikuperojë humbjet e pësuara në imazhin publik. Për këtë qëllim, duke pasur një mori mediash përkrah vetes, ai po përpiqet ta sfidojë kohën, rrjedha e pamëshirshme e së cilës, duket se do ta shkatërrojë fuqishëm. Zakonisht njerëzit e tillë në politikë nuk shkatërrohen nga vetë demokracitë, por nga fati, zhvillimet e papritura në jetë. Vërshimet e shqiptarëve në protesta, madje si po konsiderohen, pa një mbështetje partiake, shkaktojnë frikë dhe huti tek Rama. Duke e ditur Rama, se kjo është vetëm vala e parë goditëse e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ndërsa priten goditjet e reja, veçanërisht për shkak të vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe efekteve të tjera të vetë luftës, ai ndodhet në panik. Por, e keqja e këtij paniku është se sa më shumë që Rama ndodhet në krizë, ai do të përpiqet të mbahet për Serbinë, dhe publikisht siç bënë për presidentin e saj Vuçiqin. Derisa në luhatjen e madhe të tregut, me fillimin e pushtimit të Ukrainës, dhe vendosjes së sanksioneve, çmimi i naftës ‘fluturoi’ sa kaq, në mbi 2.2 euro për litër, dhe ndërsa nuk arriti ta mbajë, edhe pse reagoi me vonesë nën 2 euro, përkatësisht nën 1.8 euro (203 lekë). Ndërkohë që çmimi i naftës ra në bursa, thuaja në çmimet e para luftës në Ukrainë, ai nuk u tregua i zoti, që t’i bënte tregtarët e naftës ta ulnin çmimin, sipas lëvizjes së çmimit në bursë, pavarësisht se kur e shtrenjtuan, e rritën më shumë se sa vetë tregtimi virtual në bursa. Kështu sërish ai ka lëshuar pe, dhe çmimi i naftës u rrit në 221 lekë, pra për 18 lekë, apo për 15 cent, ndërsa çmimi i benzinës u rrit vetëm për 6 lekë, nga 206 në 211 (nga nesër fillon tregtimit me këto çmime në Shqipëri, deri në vendimin tjetër). Kjo ndodhi sapo çmimi u rrit për një javë nga rënia në rreth 92 dollarë për fuqi, në rreth 110 dollarë për fuqi, sot. Pra, çmimet po rriten pa ia dalur që Qeveria të ushtrojë ndonjë kontrollë, duke mos ia dalur ta shmang spekulimin e tregut. Po ashtu produktet ushqimore, do ta shtrenjtojnë jetën tonë, pasi vetë lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Rusi, do të krijojnë presione të reja në tregun ushqimor, përkatësisht të drithërave, dhe më tej në gjithë zinxhirin e prodhimeve ushqimore. Po ashtu çmimet e naftës dhe të energjisë do të vazhdojnë të rriten, sikurse edhe të metaleve, siç tërheqin vërejtjen ekspertët e ekonomisë, ndërsa shtetet e dobëta, nuk do të jenë të gatshme ose do ta kenë të pamundur kontrollin e tyre. Përdorimi i armëve hipersonike nga Rusia, nëse ato nuk do t’i rrëzohen nga armatimi perëndimor i ofruar për Ukrainën, do të jenë shpresa ku do të lundrojë ‘deliri’ i Putinit. Për aq kohë sa lufta bëhet më e ashpër, rreziku nga sprovimi i çmendurisë së Putinit do të rritet, bashkë me rrezikun për një sulm bërthamor. Derisa për këtë të fundit, Shqipëria e ka shpresën tek bunkerët, po mungesa e ushqimeve dhe kushtet e papërshtatshme për ruajtjen e tyre, nuk japin shumë shpresë, në skenarin më të keq. Por, Rama, do të mbahet dhe duhet të mbahet përgjegjës për dështimet e deritanishme, dhe drejtimin e ‘varkës, për limanin e gabuar, ‘portin e Beogradit’! Do të jetë tepër e vështirë të shërohen plagët e shkaktuara deri më tash nga qeverisja Rama. Por, shpresat janë se Shqipëria, dhe fati i shqiptarëve po merr kthesë dramatike për të mirën e shqiptarëve. Lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë, ia bëri të qartë Perëndimit, se çka nuk funksionon në kulturën ruse, pra nisur nga sistemi politike dhe më tej. Lufta e Ukrainës është tashmë lufta për ta ndryshuar Rusinë, dhe me këtë për t’i dhënë botës vërtetë një hap të ri, më saktë një ripërtëritje të vetë kulturës perëndimore, për ta ndryshuar zhvillimin e botës. Edhe në Serbi aleaten e Rusisë, pasi të mundet Rusia suksesshëm, do të kryhen proceset e denazifikimit, dhe spastrimit nga e njëjta mitologji e sëmurë, dhe mitet duhet t’u kthehen të vërtetave, jetës së natyrshme njerëzore. Në ndërkohë, Rama ka marrë edhe një goditje, ai ka mbetur pa aleatë në terren. Me një Lulzim Basha të dobët, ai dukej se performonte shkëlqyeshëm. Lulzim Basha, tashmë dha dorëheqje pas një dështimi të madh politik, duke i zhgënjyer edhe miqtë amerikan. Një PD e bashkuar, që nënkupton edhe një opozitë të bashkuar, do të nisin proceset për rrëzimin e Beogradit në Tiranë. Tashmë PD-ja e ripërtërirë, duhet ta udhëheqë barrën për t’ia dështuar Ramës projektet për ta fuqizuar Serbinë në Ballkan, dhe kundrejt shqiptarëve. “Ballkani i hapur”, duhet të përmbyset me një Shqipëri të hapur, ndaj Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, nga të cilat tri qeveritë udhëhiqen nga shqiptarët, dhe duhet të bëhet edhe qeveria e katërt shqiptare. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

Zhduku nga kjo gazete,mor zagar e zuzar i Sali kriminelit,po gjithmone te njejtin koment,nuk e kupton qe je bere i bezdiseshem?...
Pse jo. Ky ishte presidenti me i mire i te gjitha koherave, sipas Rames.
Dhe në Çepan për KRYEPLAK fshati nuk fiton dot Likja , e jo më në Tirane .
SiÇ duket fiqte peshojne me shume se floriri.