“Insistimi për ta marrë me çdo kusht tregon që fshihen gjëra të mëdha", avokati 'zbërthen' telefonin që i është sekuestruar Monika Kryemadhit

5 Prill 2024, 13:40Politika TEMA
“Insistimi për ta marrë me çdo kusht tregon që

Avokati Idajet Beqiri komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë për mos i kthyer Monika Kryemadhit telefonin e sekuestruar.

Ai tha se insistimi i Kryemadhit për ta marrë këtë telefon, tregon se aty fshihen prova të mëdha për veprimtarinë e saj kriminale.

“Insistimi i zonjës Kryemadhi për ta marrë me çdo kusht atë telefon, tregon që aty fshihen gjëra të mëdha. Çfarë nuk ka brenda atij telefoni. Këtu nuk është problemi për të bërë aludime të forta.

Por shqiptarët janë të vetëdijshëm, e kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre atë 10% që u kërkonte Monika Kryemadhi sa herë Meta vinte në pushtet. Çdo vend pune, çdo sektor, do e çoje drejtor dogane, 10% të pagës së punonjësve e merrte Monika. Ishte bërë taksa-mbledhëse e SHPK-së me emrin LSI.

Brenda atij telefoni ka mesazh, “pse solle pak, pse nuk i solle fare, a do vish më ti aty, a do e gëzosh atë vend pune”. Pra ka të tilla gjëra brenda. Monika Kryemadhit i ikën truri.

Ka ditë që nuk fle dhe është e sëmurë sepse e di çfarë kë brenda atij telefoni dhe çfarë mund të zbulohet. Ajo po lufton me apele, me rekurse e me zhurmë të madhe për ta marrë.

Por ai telefon nuk i jepet më asaj. Ajo është provë krimi dhe pasi t’i merren të gjitha farë ka brenda do prishet. Insistimi tregon që ajo është fajtore jo sepse e presupozoj unë, por është provë”, – tha Beqiri  në emisionin “Breaking” ditën e sotme.

 

 

5 Komente

  1. b
    ben

    Monika Kryemadhi eshte komplet idjote, qe ka perdorur telefonin e saj per te komunikuar me te tjere per pune te pista. Nuk e mesoi se cfare hoqi Meta me vidjon e famshme te Dritan Priftit. Nuk besoj se telefoni Metes ka te njejtat prova, vetem ne se atij i ka ikur truri.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe falas

      Monika dihet kush është por "avokat' plepash ose i kohës së Enverit si Beqiri maks te Nokia 3310 ndalet jo më të shpjegojë çfarë zbuloj SPAK -u

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doganiero-tatimori

        Monika i mblidhte leket e doganave dhe te tatimeve me makine nga drejtoret perkates. Dhe u thoshte : " Paret per sa u kam thene se u q..va robt".Mbushte makinen dhe ikte.Prandaj ajo ka thene ne nje Tv dikur : " Une nuk kam firmosur gjikundi ndaj nuk me kap ligji ". Po ja je e kapi Spaku me ane te telefonit, si gjelin me koqe misri te lidhur me spango.????????????

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nakuçi

          Avokat Idajet Beqiri eshte nje mashtrues ordiner, nje perdhunues qe ka perdhosur nje gazetare, nje i denuar me burgim, e non-grata dhe njeri i paskurpullt! Nuk e di si mund te pranohet neper studio te jape mend e moral ky sharlatan?!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtësia e re

            Mjafton të thuash ndonjë thashethem pa lidhje dhe portahalet kto gjera publikojne Psh skandali i mishit të ngrirë para ca ditësh e lexove gje tek Tema?? Jo Nejse se nuk postojnë asnjë koment kritik janë bërë më keq se con peka

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje