"PS zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008", Valteri: Rama do t’i gllabërojë, do marrë mbi 90 mandate

5 Prill 2024, 09:16Politika TEMA
"PS zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e

Amnistia penale kaloi në parlament pasi Rithemelimi bashkoi votat me PS.

Ish deputeti Halit Valteri në Frontline në Report Tv tha se mazhoranca zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008, ndërsa shtoi se PS do të marrë mbi 90 mandate në zgjedhje.

“Mbahet 2008 gjallë, marrëveshja e 2008 me marrëveshjen e bërë mes Bardhit e PS.

Do kenë 20-25 mandate. Do ti gllabërojë Rama do marrë mbi 90 mandate”, tha ai.

Valteri u shpreh se përveç përfitimit social amnistia penale sjell dhe përfitime ekonomike.

"Amnistia prek direkt qytetarët, përveç përfitimit social edhe ai ekonomik. Nuk dua ta shoh në konotacion politik. Është marrëveshje ku preken direkt qytetarë. Te marrëveshja politike.

Amnistia është diçka e mirë qëi vjen vendit, përveç përfitimit social kemi dhe atë ekonomik. Janë disa para që dalin drejtpërdrejt nga taksat tona.

Shyqyr që u kthyen në normalitet, ishte kthyer parlamenti në arenë cirku. Rruga e dialogut fillon me amnistinë që është në të mirë të qytetarëve", tha Valteri.

2 Komente

  1. s
    spata

    Nuk na the ndonje lajmte ri .Dyshja Berisha -Rama ,nga 2008 ,kontrollojne politkat per te sunduar , sipas kanuneve te malsise . Te gjithe te tjeret po lodhen kot edhe pse po vuajne trysnine e politkave korruptive e antidemokratike ,qe ndiqen .

    Përgjigjjuni
    1. p
      paemerr

      vdiq per cok deputetllek ky "deputeti" rastesor.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje