Përjashtimi i Berishës, Lulzim Basha: Jam zemërthyer, s'e kisha të lehtë! Nuk do doja që ai të shpallej non-grata

5 Prill 2024, 08:38Politika TEMA
Përjashtimi i Berishës, Lulzim Basha: Jam zemërthyer, s'e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se nuk ka dashur të mbante kurrë atë fjalim nga zyra e partisë në momentin që u shpall person non-grata ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke rikujtuar momentin, gjate nje interviste ne TVSH ai tha që jam ndjerë zemërthyer dhe nuk ka dashur që të shpallej person i padëshiruar nga SHBA-ja.

“Prioritetet tona ndryshuan kur Sali Berisha u shpall person non-grata.  Pa diskutim që jam zemërthyer, nuk po e fsheh këtë!  Nuk do të doja ë ta mbaja ata fjalim që Sali Berisha të ishte shpallur non- grata”, theksoi Basha.

Ndaj, vazhdon Basha “ndoshta është njerëzore por shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës zbuloi dhe dy fytyrësitë qe kishin njerëzit. Se mua më thonin; po vendimi i duhur, atë duhet ta kishe hequr më parë apo ai të kishte ikur vetë. 

Pastaj shkonin tek ai dhe i dorëzoheshin impulsit të momentit, një personit me një fuqi të jashtëzakonshme historike në kupolën e PD-së”.

Ne kishim të tjera prioritete, shton Basha por, papritur  u morëm me këtë çështje dhe ku vazhdojmë dhe sot të merremi.

Lini një Përgjigje