Integrimi i Shqipërisë në BE, Von der Leyen: Së shpejti, komision i dedikuar për zgjerimin e Europës

2 Shtator 2024, 16:21Politika TEMA
Integrimi i Shqipërisë në BE, Von der Leyen: Së shpejti,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se së shpejti do të emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian, pasi zgjerimi duhet të jetë  një punë me kohë të plotë.

“Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor ka dhënë rezultatet e para. Ju duhet të jeni krenar, Tiranë është aeroporti me rritjen më të shpejt. Reformat ekonomike të Kosovës po sjellin përfitime. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit.

Tre prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave. Nuk është bërë asnjë vit qëkur është formuluar ky objektiv. Duhet të jeni kaq krenar. Më vonë gjatë këtij muaji, do të miratohen reformat e reja me efekt të thellë, në sistemin e drejtësisë, prokurimeve publike.

Këto lidhen me 6 miliardë euro investime. Ky plan rritje është i njëjti model si plani ynë i rimëkëmbjes. Kur këto reforma të jenë kryer, të gjithë partnerët do marrin ndihmë. Bashkimi Europian është në proces të rikrijimit të vetes dhe duam që partnerët tanë të jenë krah nesh. Dua që puna jonë të përshpejtohet në komisionin tjetër, zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur.

Do emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin. Vullneti ynë për tu zgjeruar, BE është një bashkësi demokracisë. Integrimi do bëhet nga marrja e vendimeve të vështira, por kjo është koha ku jetojmë. Të ecësh përpara të forcosh të ardhmen, të qenurit zot të fateve tona, ky është thelbi i Europës. Rroftë Europa”, -tha Von der Leyen.

 

 

3 Komente

  1. T
    Tom

    Pra Tirana krenar per nje aeroport ku njerezit vijne verdalle si mizat pa asnje kujdes e ku I nxjerrin ne diell 30 minuta para ...be piste...te tjeret per investimet Europiane. Me sa kuptoj qenkemi ne fund fare per sa I takon integrimit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evropi per kristianet!

      Edhe njehere tjeter i "gjati(me gunga) per Albanistan.... gezuar ramazonin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biku

        Ursula duket e stresuar se floket nuk I rrine mire sot.kjo doli me plehre se Merkeli.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje