VIDEO/ Integrimi në BE, Rama ironizon Bashën: Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi! E ngjalla! Tani i bie fyellit në një vrimë, do orientuar

24 Mars 2025, 14:11Politika TEMA
VIDEO/ Integrimi në BE, Rama ironizon Bashën: Mund ta bënte Luli,

Kryeministri Edi Rama po prezanton kandidatët e PS për Gjirokastër, ku është shprehur se vetëm PS mund ta integrojë vendin në Bashkimin Europian.

Ai ironizoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën teksa u shpreh se “Kush do të bëjë negociatat, bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli ma krijon problem se e zë gjumi”.

Rama thumboi ish-kryedemokratin duke u shprehur se e “ngjalli”, por sipas tij, Basha vijon i bie fyellit në një vrimë dhe duhet orientuar.

"Askush tjetër nuk mund ta bëjë dot, ne jemi forca e duhur në kohën e duhur. Tani atje kanë rënë dakord të gjithë që të Shqipërinë do ta marrim në BE.

Tani kush do të flasë me ata përgjatë këtyre 2 vite gjysmë, kush do të bëjë negociatat, bufi i kënetës do ta bëjë këtë punë? Mund ta bënte Luli, por Luli ma krijon problem se e zë gjumi.

E ngjalla, tani i bie fyellit në një vrimë dhe duhet orientuar, shkurt muhabeti këtë gjë, përtej shakave mund ta bëjmë vetëm ne dhe demokratët duhet ti bien lapsit e ta bëjnë për interesin e tyre, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që 'nuk e duan PS'”, tha Rama. 

6 Komente

  1. A
    Alfred

    Gogoli i mos-integrimit, na qenka moto e fushates helmatisese-elektorale te Edvinit! Jo dajre, jo timon, jo tepsi, jo Tit Vullkani, jo Noizy!... Ne Europe futesh me bilanc, mor derdimen! Me bilanc pozitiv, jo me barcaleta! Aty ku ka bilanc pozitiv qeverisje, ka pak korrupsion! Edvini ka alergji nga llogaridhenia dhe transparenca. Edhe sikur te detyrohet nga halli te ulet e te shkruaje bilanc qeverisje, do i fanitet "Tigri" Ahmetaj, pastaj lali Eri e keshtu me radhe, deri te "kampioni" Sajo Qorri! Kercen Edvini nga belaja!...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      gjakdhjeri gjasme piktori mos i genje njerzit kot se ne ate derxhe qe eshte politika shqiptare nuk te fut njeri ne EU ....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Ti cke bere? Ke 12 vjet. Luli liberalizoi vizat te pakten.. nenshkroi dhe msa.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Ky ja njeh si të drejtë vetëm për vehtes ti bjerë fyellit me një frymë, na ka mërzitur veshët Luli, Luli, gjumë, gjumë, gjumë.... Tani dëgjoje kur të thotë nuk delë një fabrikë duhani e cila punon non stop që të prodhojë paketa për t'ua cuar njerëzve të tu në burg. Ç'mbjell do korrësh, thotë populli.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            E nxori koken shkerdhata. E nxori se si e kane perdorur gjumashin per te eleminuar opoziten,por pa sukses.Eshte qejf mbetur se gjumashi nuk mundi ti jetoje rolit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mano

              12 vjet vete llogje ke bere...per integrimin dhe pak e re arrin Ukraina...Mali zi te ka lene targen.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje