“Shqipëria me hapa të shpejtë”, Frrok Çupi: Anëtarësimi në BE, fitorja më e madhe

14 Prill 2025, 14:38Politika TEMA
“Shqipëria me hapa të shpejtë”, Frrok Çupi:

Këtë të hënë Shqipëria ka çelur një tjetër grupkapitull të negociatave të anëtarësimit në BE. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel i cili kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News analisti Frrok Çupi u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë dhe se rezultatet e arritura siç tha ai e tregojnë më së miri këtë.

Gjithashtu shtoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të jetë fitorja më e madhe.

“Momentet tona drejt ecjes në rrugëtimin e BE, padyshim janë rezultat i arritjeve. Është thënë se Shqipëria ka bërë hapa shumë të shpejtë dhe kjo është e vërtetë. Jemi të bindur që po shkojmë në BE, pas 3-4 vitesh dhe kjo është një pikë kulmore ku varen të gjitha zgjidhjet tona.

Për mua kjo është fitorja më e madhe se anëtarësimi në BE është pika kulmore ku ndërvaren të gjitha arritjet e tjera. Edhe pse jemi në një moment ku fushata e zgjedhjeve po zhvillohet me “kalin e betejës” që quhet Bashkimi Europian”.

Tani jemi mes dy fronteve, një front i dobët që bën thirrje të mos na pranojë dhe fronti tjetër që ecën drejt BE-së”, tha mes të tjerash Çupi.

3 Komente

  1. T
    Teodor

    Zeri I Popullit.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrataxhiu revolucionar

      Zeri i kenetes ne fakt eshte me melodioz... e ca... skipetaris nuk meritojne me shume se keneta.

      Përgjigjjuni
    2. c
      ce

      Sot vampiri i vicodolit ne konference per shtyp harroi dhe daten e zgjedhjeve dhe tha 14 ne vend te 11 dhe muajin nuk e mbante mend fare, bile harroi se cfare takimi kishte organizuar para 2 oresh ne shqup. Njelloj si Xho Biden ne ditet e fundit te fushates derisa e shmangen fare nga fushata dhe e zev. me Kamala harris.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje