Partia Socialdemokrate e Tom Doshit prezantohet në këto zgjedhje parlamentare me një program politik, por ekspertët vlerësojnë se forca e saj elektorale nuk qëndron tek programi, por te fuqia financiare dhe ndikimi që kryetari ka mbi elektoratin.
Nga Blerina Gjoka
Me tre deputetë në parlament që mbështetën me votë qeverisjen e Partisë Socialiste, PSD futet në këtë fushatë me një program elektoral që fokusohet tek premtime sociale për një jetë me dinjitet, duke nisur nga fëmijët, pensionistët dhe familjet në nevojë, ndërsa përmban edhe nota kritike për qeverinë e udhëhequr nga Partia Socialiste.
Programi i publikuar në faqen e partisë nis me premtime për dyfishim të shpenzimeve publike për sistemin shëndetësor, rritjen deri në 5% të buxhetit për arsimin, rritje të pagës minimale, vendosje të minimumit jetik dhe rritje pensionesh. Kapitujt e tjerë i kushtohen prodhimit vendas me në fokus fermerët, ku nuk kursehen kritikat për korrupsionin me fondet të programit të BE-së IPARD nga qeverisja socialiste.
“Kjo politikë, ku bujqësisë shqiptare dhe fermerëve nuk u ofrohet mbrojtje nga shteti, nuk u ofrohet ndihmë për t’u zhvilluar dhe modernizuar, duhet të marrë fund”, shkruhet në programin e PSD-së.
Tezat sociale të programit po artikulohen edhe nga kryetari i kësaj partie, Tom Doshi, referuar pak videove të takimeve të tij me elektoratin të publikuara në rrjetet sociale.
“Nuk hyhet në Europë as me pension 100 euro, as me ndihmë sociale 60 euro për 4 persona…është një turp i madh i të gjitha qeverive”, u tha Doshi simpatizantëve gjatë një takimi gjatë muajit mars.
Edhe pse PSD ka kandidatë në gjithë vendin, fushatën e ka fokusuar kryesisht në qarkun Shkodër (përveç Tiranës), me ambicjen e shprehur për të marrë 3 mandate deputeti në parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 11 janarit.
Në këtë zonë, Tom Doshin e konsiderojnë si një ‘bamirës’ që i hap telefonin çdo njeriu, financon ndërtimin e kishave apo shtrimin e rrugëve të fshatrave, një model fushate që për analistët e politikës cilësohet si ‘klientelist’ dhe që lidhet me dështimin e institucioneve për të ofruar shërbime sociale.
Erzen Koperaj, gazetar me bazë në Shkodër dhe pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” i tha BIRN-it se “rritja e elektoratit të PSD-së në këto katër vite dëshmon në një mënyrë dështimin e institucioneve, pasi problemet e infrastrukturës dhe shërbimeve me të cilat ndeshen qytetarët në jetën e tyre të përditshme, marrin zgjidhje nga vullneti i një individi dhe jo nga ato që i ngarkon ligji”.
Ndërsa për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, PSD nuk ofron për votuesin as program dhe as ideologji, por është e lidhur ngushtësisht me emrin dhe fuqinë e kryetarit të saj si individ.
“Është një parti e bazuar mbi individin, mbi forcën financiare dhe personale të individit, me ndikimin e tij në zona të caktuara dhe është bazuar mbi lidhje të atilla që në Shqipëri konsiderohen si lidhje klienteliste, dhe do të ketë sukses për aq kohë sa lideri i kësaj partie do të ketë sukses dhe ndikim publik,” tha Krasniqi.
Nuk votohet programi, por kryetari
Biznesmeni nga Shkodra u zgjodh si deputet i PS-së në vitin 2009 dhe 2013, por u përjashtua nga kjo parti në vitin 2015, pasi akuzoi publikisht ish-presidentin Ilir Meta për një komplot vrasjeje ndaj tij.
Ai arriti të rizgjidhet deputet në vitin 2017 në qarkun e Shkodrës nën siglën e PSD, dhe dy vite më vonë mori drejtimin e kësaj partie pas tërheqjes së themeluesit e kryetarit, Skënder Gjinushi, ish-ministër i qeverisë së fundit të regjimit komunist, aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencave.
Prej vitit 2018, Doshi është shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si person i padëshirueshëm për shkak të “angazhimit të tij në korrupsion domethënës”.
Ai nuk është politikani tipik që e gjen në debatet televizive të darkës apo në artikulime ideologjike në video të kuruara teknikisht në rrjetet sociale të partisë, ndërsa programi i saj elektoral mbetet pothuaj i panjohur për publikun.
Për Krasniqin, nuk janë idetë dhe propozimet socialdemokrate që e identifikojnë këtë parti, por është një parti tipike që identifikohet me kryetarin.
“Nuk funksionon si një parti me struktura me vendimmarje dhe me ideologji”, thotë ai, duke marrë si shembull për këtë qëndrimin e 3 deputetëve të saj gjatë legjislaturës aktuale.
“Në asnjë rast të vetëm ata nuk kanë pasur propozime që lidhen me çështje social-demokrate, politika sociale apo nisma të tjera ligjore, por përkundrazi kanë votuar gati në mënyrë të heshtur çdo akt të qeverisë, pavarësisht se sot shprehen të pakënaqur me situatën në Shqipëri” shton Krasniqi.
Në këtë kontekst, ai beson se PSD nuk mund të gjykohet në bazë të një programi apo të një kontrate sociale të cilën e respekton, pasi është një parti e bazuar mbi individin dhe një ‘projekt personal’ i Doshit.
“Ditën që ai do t’i japë fund projektit personal politik edhe për partinë nuk ka të ardhme politike”, theksoi Krasniqi.
“Pra nuk mund ta quajmë PSD-në si parti politike në spektrin politik që konkuron me ide, konkuron me alternativa dhe ka një qasje të caktuar për problematikat që ka vendi dhe ka një program në lidhje me sfidat, nevojat, reformat dhe të ardhmen e tij”, përfundon ai.
Edhe Koperaj ndan një qëndrim të përafërt.
“Pavarësisht se cili është emri dhe historia e PSD-së, që prej 2017 dhe në vijim, ajo lidhet vetëm me një emër, atë të kryetarit të saj”, thotë ai, duke shtuar se “rëndom, në Shkodër dhe zonat përreth saj quhet partia e Tom Doshit”.
Sipas tij, edhe pse në këto zgjedhje për herë të parë PSD futet me një program elektoral kryesisht social, votuesit e saj nuk ndikohen nga premtimet për bujqësinë apo përkrahjen e biznesit të vogël që ka ky program.
Ai thekson se vota që jepet në emër të kësaj partie është votë për Doshin dhe ka të bëjë me lidhjen e tij të drejpërdrejtë me elektoratin.
“Pavarësisht kësaj, edhe në këtë prag fushate, pika e fortë që artikulohet në çdo takim të kandidatëve të PSD-së është profili i z. Doshi si garanci, si ‘njeriu që dëgjon njerëzit për hallet e tyre, marrëdhënie që nuk nis vetëm gjatë fushatës elektorale, por në çdo kohë dhe si njeriu që u ka hapur telefonin njerëzve kur shteti nuk e ka hapur,” thekson ai.
PSD e ka përqëndruar fushatën në qarkun Shkodër, ku në disa zgjedhje parlamentare dhe lokale ka treguar se është një faktor politik real, kryesisht si aleate e Partisë Socialiste, për të fituar mandate deputetësh apo për të marrë drejtimin e Bashkisë Shkodër.
Por në këto zgjedhje, PSD shihet si faktor vendimtar që rrezikon elektoratin tradicional të dy partive të mëdha.
“Megjithëse hapësirën e debatit politik në këtë prag fushate duket se e kanë zënë dy partitë kryesore PS dhe PD, PSD shihet si forca që do t’i rivalizojë, madje të jetë vendimtare në garën për atë që quhet mandati i njëmbëdhjetë në qark”, konstaton gazetari nga Shkodra.
Referuar zgjedhjeve të katër viteve më parë, sipas Koperajt, gjeografia e elektoratit socialdemokrat shtrihet kryesisht në zonat e Laçit të Vaut të Dejës, Bushatit, Pukës, Dajçit, Velipojës, Anës së Malit, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit tregoi se ka elektorat edhe në katër bashkitë e këtij qarku.
Po çfar e dini Tomen yve? Po derr maloku eshte. Psikologji shpellaresh qe mbeshteten tek "Njeshi", tek "Bisha", tek "Lexhenda". Zona veriore e Shqiperise, akoma jeton me mentalitetin e viteve para 1850-es.
O Titi. A e njeh veten Ti? Çfarë e di veten Ti, Titi, sepse me sa kuptohet nga fjalët e Tua, Ti Titi nuk je derr maloku? Psikologjia Jote, me sa duket nga fjalët e tua, nuk mbështetet te "njësha", te "bisha" e te "LeXhenda", si për shembull te: Tito Joz Zefi jugoSllavi e Tit VashYll albanezi. Mentaliteti Yt i mbas vitit 1850, me sa duket nga fjalët e tua, nuk është PsikoShpellar. Tit. Puno sa Toma e bëj për të tjerët sa Doshi, që të kuptosh se je më i rëndësishëm sesa vetëm për vete. Që kam dyshim se nuk je i zoti as për vete. Kritiko me logjikë e me arsyetim, por mos shaj e mos ofendo të tjerët kot së koti, duke u mëshyer mbas PseudOnimit. Të përshëndes dhe të uroj shëndet e jetë të gjatë e të lumtur. Përdore gjuhën shqipe për të thënë fjalë të mira. Faleminderit. Dhe puno. Mos u merr me gërr-vërr Netëve në interNet.
Ejvallah per kshillat! Ky osh ni portal qy e perdorin "Nishat", "Gjigand" - et "Lexhend" - at, "Bisha" - t e qert qy i kan tham arsys hik pirdhu se jemi na, t fortet, Ene i her, ejvallah per kshillat! Sa per Tomn, shtahaj qy ka vjedh djersen e popllit kur ishte dhjerokrat, jep nima per "fukarajt" ne duket burr i mir, po ni BAMIRS i fertet, ban bamirsi jo kur ka zgjedhje, por kur ka nevoj fukaraja, nrysh quhet MALOKERI, SHPELLERI. (Ne sun jom "Titi", jom PETRIT - i)
O Kar me kordele, meso te shkruash shqip, pastaj bej komente... se nuk ka google ttanslate me te perkthyer.
analistet klientelist gjykojne hallet e bujqesise dhe fermereve a ka me turp spak te hetoje te gjithe kete lukuni qe rend pas fuqise financiare te forumeve nate e dite si qener te pangopur
Sikur te ndihmonin popullin te gjithe biznesmenet sic ben njeriu i mire, Tom Doshi!
Ky kishte krijuar rrjetin e tij te mafias ne Australi thonin lajmet zyrtare australiane... cfare ben ky kriminel akoma ne gjendje te lire?!
shume e cuditshme i kerkuar ne australi e vjen te fshihet ne arnautistan jo ne Dubai vetem mos tregoni klientet kur tu kontaktoje spak se u mallkojne tere jetes sa koqe po tregoheni o analiste mercenar klubesh e qoftesh
Tom Doshi mos u merzit... bota eshte portokall... vjen edhe per ty momenti! Si "politikanet" e tjere edhe ti.... me rradhe!
Tom Doshi nuk e ka filluar jeten politike sot,por ka shume vite qe ka qene personalitet i PS ne Shkoder,qe nga vitet 2000 ndoshta me heret.Ai filloi te forcoje PS e tulatur nga shantazhet e njerezve te PD,qe me Tomen nuk ecnin,dhe ka harxhuar miljona per komunitetet kudo qe ka qene,jo vetem nevoja te njerezve por edhe te zonave ku perfaqesohej.Pastaj mori PSD dhe sigurisht qe do bashkëpunojë me PS.Ka edhe te tjere te pasur qe blejnë vota por Toma ka përdorur haptas bamiresine me pasurinë e tij
Pirth o Noc, pirth. Toma kur ka "ble" Profarmen , o kon salixhi i terbum, masanej, kur horrat e Salihit e krefen n dajak, u bo "socjalist" i vertet ne bamirsin e perdor me kopili.
U shofte e gjithe PS dhe ata qe e mbeshtesin.... nese kane ngelur per mbeshtetjen e nje gjobvenesi. Ju kujtoj grupimin ne 2014 me personazhet: Tom Doshi, Mark Frroku, A. Prenga, Pjerin Ndreu qe festonin tek "Il Gusto" dtl e Frrokut dhe pastaj do te festonin edhe te AP dhe shume ditelindje te tjera, vetem per te mos votuar projektligjet qe kishte nxjerre qevria e PS. Ju kujtohet edhe kur ne sallen e kuvendit nga karrigja e kryetarit te Sheverise dhe si Kryetar i PS Rama ju drejtua me gisht P. NDREUT, "PJERIN... pra me urdher shko voto tek kutia.
Ky eshte versioni i funidt- Ilir Meta 2.0
Ne Amerike populli votoi Trump dhe jo programin, sepse nuk kishte program. Demokracia po shkon drejt falimentit total. Tom Doshi di te beje fushaten e duhur. Bravo Tom, ec perpara, dhe futu ne Kuvent ti vete, sepse nongratat tash jane dekorata.
pse kush parti tjeter ka program ?? hahahahah hahahaha
Ky popull e meriton Tomen. Kjo eshte shija e tij. Me mire nje injorant se sa nje intelektual, me mire nje kriminel se sa nje qytetar paqesor, me mire nje hajdut se sa nje njeri i ndershem. Ky popull meriton ilacet e skaduara te Tomes. Suksese Tom Doshi!
Pas definicionit te Z. Nexhat Maho Hamzarai , rakia mbyllet , te shtrohet buka , thoshte kryemiku dikur ne Laberi . S'ka c;thuhet me , Zotnia I ka thene te gjitha ne menyre kirurgjikale . Nje gje mos e harroni kurre : Gjetje te tilla , T. Dosher e me zi se T. D. , merita dhe dekorata me e larte I takon plakut S. Berisha . Pastaj me rradhe F. Nano , I. Meta dhe E. Rama . Pra , ne kete kontribut me vlere kombetate dhe mderkombetare , duhet te tregohemi te drejte , duke I dhene secilit meriten qe I takon . Pushteti fitohet dhe mbrohet me dhune , me force ( dhunen dhe forcen e Kane te fortet si Toma , Jo ngordhaqet si D. Sula. KY eshte Kodi dhe formula magjike qe te sjell dhe te mban ne pushtet . Dhe kete e zbatojne vetem komunistet e vertete , komunistet shqiptare me sh. Sali ne krye . E di , e prisha , se dhe rakia ka kohe qe eshte mbyllur .
Nje shtese: KENI HARRUAR KËNO GJINUSHIN, i cili i shiti partine PSD badjava fare.
Ate non graten shkojani tregojani amrikaneve qe perdredhin bythen pa asnje karar. Saliu e solli nje gerdalle koti nga amerika por edhe Doshi mund ta marre kete lloj bicimi. Rama nuk eshte me i mire se Doshivetem si piktor mund te jete por edhe ndonje liber me shume e ka lexuar por per te marre vendime,Rama e ka shume problem. Mos i qani hallin Doshit.
u shitkan kollaj fare edhe keta te BIRN-it e analistet e shelit
Jepini te shkruaje nja tre fjali Toma ,te shohim a ja del !